Sporti Shqiptar Online

Muzaka fare pranë rikthimit të Skënderbeu
Nga Tonin Frroku

Futbollisti Gjergj Muzaka pas një viti rikthehet tek skuadra ku ka fituar dy tituj kampion.Ky është  lajmi I fundit që ka dalë pothuajse zyrtarisht  nga kampi korçarë.Lajm të cilin pothuajse e ka konfirmuar edhe vet trajneri Mirel Josa kur tha shkurt se,për lojtar të mirë ka vend në çdo kohë.Burimet e siguruara nga gazeta thanë se ka qenë kerkesa e trajnerin Josa për ta pasur edhe një herë tjetër lojtarin padyshim nga më të mirët në qarkullim.

Madje,Josa gjithnjë sipas të njëjtit burim I ka dorëzuar presidentit Takaj listën e të gjithë lojtarëve që I duhen ekipit për sezonin e ri.Ku emir I Muzakës është në krye të kesaj liste.E verteta është se në të gjitha bisedat që kam pasur me Takaj mundohet të korigjoj Josa kemi folur edhe për lojtarë që I duhen skuadres,por nuk mund të them se I kam dorëzuar listë.

Mund të them vetëm se tek Skënderbeu e kanë deren e hapur vetëm ata lojtarë që bëjnë diferencen në një ekip kampion.Josa gjithashtu ka bërë të ditur se në të gjitha bisedat që ka pasur me Takaj I ka kerkuar lojtarë për të gjitha repartet.Përfshi dhe një sulmues,aty ku Skënderbeu edhe për shkak demtimesh ka vuajtur jo pak në fazën e dytë.

Një2 nga emrat më të lakuar është Ribaj,por trajneri Mirel Josa nuk ka pranuar të thotë asgjë për këtë lojtar,nderkohë që nga dita e premte kanë rënë në maksimum kreditet e Morinës për atë se lojtari ka kontratë me Tiranen.Kontratë të cilën korçarët nuk janë të interesuar për ta prishur në menyrë të njëanshme.Madje,një burim fort I sigurt afer Takaj tha se edhe nëse lojtari mund ta prish vetëm këtë kontatë interesimi për ta pasur tek Skënderbeu ka rënë në maksimum.

Krejt ndryshe paraqitet situate me rikthimin e Muzakës në ekipin ku ka luajtur për dy sezone,lojtar I cili për të gjithë është I mirëpritur tek Skënderbeu.Me Liken,Muzaken,Shkëmbin,Lilaj e Orelesi mesfusha korçare është krejt ndryshe nga kjo e ketij sezoni.Me gjithë keta lojtarë të “rëndë” plumb edhe Josa do të jetë I detyruar të luaj me një menyre tjetër nga kjo e ketij sezoni.Sepse,të gjithë keta futbollistë janë lojtarë të minutës së parë.

Me ardhjen e Muzakës janë ulur disi mundësitë e rikthimit pas dy kampionatesh te Sefas,megjithëse mesohet se Josa e kerkon ta ketë në ekip edhe tiranasi që e njeh mjaft mirë “pasi e fundit”.Më pak fjalë,Muzaka,Lika e Sefa janë tre lojtarët më të kerkuar të momentit.Që bëhen pesë me Osmanin e Ribaj emrat e të cilëve janë vendosur në tavolinën e Takajt nga trajneri Mirel Josa.Me tre prej të cilëve edhe një herë tjetër “bosi” I kampionave ka bërë të ditur se pothuajse I ka mbyllur letra.

20 Maj data e fundit

Vetëm pak ditë më parë Presidenti I Skënderbeut Ardian Takaj ka bërë të ditur se deri më daten 20 të ketij muaji mbyll të gjitha letrat me lojtarët më të cilët luan më parë në Campions dhe më vonë dhe në kampionat.Këtë datë mesohet se Takaj me tepër se me lojtarët që ka mbyllur sezonin e ka caktuar për gjithë ata futbollistë që priten të jenë pjesë e kampionëve.Një ditë më parë Takaj tha se me tre prej tyre pothuajse I ka përfunduar bisedimet ashtu siç tha se dhe me disa të tjerë po shkohet drejt mbylljes së letrave.

Josa ka një datë tjetër

Trajneri Mirel Josa zyrtarisht ka caktuar një datë tjetër për mbylljen e grupit.E thënë ndryshe Josa I ka bërë të ditur Takajt se me daten 10 qershorë kur nisa dhe stervitjen e parë të fazës përgaditore I kerkon në stervitje të gjithë lojtarët.Megjithate,edhe për trajnerin Josa e mira e punës është që grupi të jetë I mbyllur para datës kur është lënë fillimi I fazës përgaditore.Kjo ka qenë kerkesa kryesore e trajneri pasi ka leshuar mbi tavolinën e  Takajt listën e lojtarëve që mbetën tek Skënderbeu dhe atyre që vijnë.

Pirlo largon Realin: Qëndroj tek Juventus
Mesfushori është i lumtur që ka luajtur me tre ekipet më të mëdha në Itali dhe premton që do të respektojë kontratën me “Zonjën”

Andrea Pirlo nuk ka menduar asnjëherë largimin nga Juventusi dhe premton se do të qëndrojë tek bardhezinjtë deri në momentin që t’i përfundojë kontrata. Madje ai nuk ka fshehur dëshirën për të zgjatur kontratën, megjithëse ka thënë se do të vlerësojë gjendjen nga viti në vit. Ai është lideri i heshtur i ekipit të Kontes që flet vetëm në fushën e lojës.

Rrallë bën intervista, dhe atëherë e ka shumë të vështirë të flasë. Numri 21 i kombëtares italiane është i lumtur që ka luajtur me tre ekipet e mëdha në Itali, edhe pse do të donte që karriera tek Interi të ishte më ndryshe.

Andrea, ti je një ndër lojtarët që ke pasur fatin të luash me tre ekipet më të mëdha në Itali, si Milan, Inter, dhe Juventus. Në një farë mënyre ti je lojtari për të cilin tifozët të kanë ndjerë keqardhje për largimin tënd. Ti për kë ke ndjerë keqardhje?

Patjetër që jam shumë i nderuar që kam luajtur në këto tre shoqëri të mëdha, por tek Interi nuk kam pasur shansin dhe mundësinë të luaja aq sa dëshiroja. Nuk arrita të tregoja asnjëherë vlerat e mia, por isha i ri dhe nuk gjeta shumë hapësira. Nuk më vjen keq, por do të dëshiroja të kisha një karrierë më të mirë tek Interi.

Trajner në atë kohë ishte Tardeli. Çfarë ndodhi me të, që nuk e kuptoi asnjëherë talentin tënd?

Jo jo, nuk është aspak e vërtetë. Me Tardelin kam fituar një evropian tek shpresat, pastaj tek Interi kishte shumë kampionë. Ai preferoi që t’u jepte më shumë hapësirë atyre dhe këto janë gjëra që ndodhin në futboll. Megjithatë jam shumë i lumtur për atë që kam bërë.

Në librin tuaj, nuk fshihni asgjë. Flisni gjithashtu edhe për bisedimet dhe ofertat e ekipeve si Real Madrid, apo agjentëve nga Katari. Pse nuk i pranove ato thasë me para?

Ishte akoma shumë shpejt. Unë doja dhe dua të luaj akoma, dua të marrë dhe dhuroj emocione të tjerëve. Nuk isha akoma gati për të bërë atë jetën ku quhesh ish-futbollist.

Është e vërtetë që Reali ju kërkon sërish?

Nuk e di, janë zëra që qarkullojnë por për mua nuk ka asgjë të vërtetë. Unë do të respektoj kontratën me Juventusin sepse jam shumë i lumtur këtu. Po fitojmë, dhe do të vazhdojmë të fitojmë.

“Zonja” interesohet për Tevez

Juventus ka filluar forcimin e ekipit dhe një prej emrave që ka dalë në skenë ditët e fundit është ai i argjentinasit Karlo Tevez. Sipas “Sky” drejtuesit bardhezi kanë takuar agjentin e lojtarit, por ende nuk është bërë asgjë zyrtare. Sulmuesit i përfundon kontrata dhe pëlqehet prej kohësh nga ekipi bardhezi. Problemi më i madh është paga e lartë e futbollistit që me siguri nuk do të jetë e tillë nëse do të pranojë të luajë tek Juventus.

Pepe në stol, tifozët kundër trajnerit
Edhe në ndeshjen e djeshme, trajneri Murinjo, preferoi që të mos aktivizonte mbrojtësin Pepe. Një fakt i tillë nuk i ka pëlqyer aspak tifozëve të Realit, të cilët hapur kanë fishkëllyer trajnerin portugez në momentin që ai zbriti në fushë. Pepe, nuk aktivizohet me fanellën e Realit, që prej fillimit të këtij muaji. Murinjo shprehet se kjo gjë ka ardhur si rrjedhojë e zgjedhjeve të tij, për atë që sheh në stërvitje, por janë të paktë ata që e besojnë këtë deklaratë. Sipas tifozëve Pepe nuk aktivizohet, sepse ka dalë në krah të portierit, Iker Kasijas.

Simeone: Nuk mund të kërkoj më shumë
“Ishte një ndeshje fantastike”. Kështu shprehet trajneri Diego Simeone pasi ka parë skuadrën e tij të triumfojë në derbin përballë Realit të Madridit. “E pranoj se kishim fatin që duhet për të fituar në të tilla ndeshje. Ajo çfarë po bëjnë lojtarët e mi në këto 18 muaj nuk ka fjalë që të përshkruhet.

Nëse duam që të ruajmë këto nivele, është mirë që të fillojmë të mendojmë shpejt për ndeshjen tjetër. Kjo është mënyra e vetme që unë njoh për të qenë në nivelet që jemi sot, apo edhe më mirë”.

Falkao: T’i gëzohemi kësa kupe
Fitorja e Kupës së Mbretit në “Santiago Bernabeu” është një lajm fantastik për Radamel Falkaon. Protagonist në fushën e lojës, kolumbiani është shumë i emocionuar pas fitores së trofeut në fjalë. “Kjo është një ndjenjë fantastike e papërshkrueshme. Jemi shumë të kënaqur për atë që bëmë në fushën e lojës. Tashmë kemi mundësi që të festojmë, pikërisht ashtu si njerëzit ëndërronin, para fillimit të ndeshjes. Le të gëzohemi që të gjithë, kjo është një fitore e merituar”.

Atletiko merr “Mbretin”
Pas 25 ndeshjesh skuadra e Simeones fitoi derbin e Madridit, në momentin e duhur. Reali e mbyll ndeshjen i “skuqur”, Murinjo dhe Ronaldo përfundojnë në tribunë

Që të gjithë në “Plaza de Canovas di Nettuno”. Që të gjithë gati të festojnë duke u hedhur në shatërvan. Kjo do të ishte mënyra më e mirë për të gjithë tifozët e Atletikos për të festuar Kupën e Mbretit, të fituar përballë rivalëve historikë të Realit të Madridit.

Idealja do të ishte të laheshin të gjithë, por është praktikisht e pamundur, janë shumë… Në shatërvanin e “Nettunos”, zoti i detërave vendosi që të ndryshonte fatet e derbit të Madridit. Prej 25 ndeshjesh Atletiko nuk arrinte të fitonte përballë Realit të Madridit.

Arriti që ta thyente këtë tabu në natën më të rëndësishme të këtij sezoni, pikërisht në ndeshjen finale të Kupës së Mbretit, e cila zhvillohej në territorin “armik”, “Santiago Bernabeu”. Trajneri Simeone ka të drejtë që të festojë e së bashku me të edhe Falkao, i kërkuar nga të gjithë, shumë pranë kalimit te Monako, dha kontributin e tij në këtë sukses.

Murinjo, i kuq nga inati – Tifozët e Realit, pas një sezoni të dështuar kanë të drejtë të zhyten thellë në dëshpërim dhe të pyesin veten, për përsetë e një dështimi, që ndoshta për ndeshjen e djeshme ishte i paralajmëruar. Para syve të tyre, panë se si trajneri Murinjo, më pas Kristiano Ronaldo u ndëshkuan me karton të kuq, ndërkohë që as sherri në fushën e lojës nuk mundi të ndihmonte skuadrën e tyre që të kthente tendencën e ndeshjes.

I dyti në kampionat, i eliminuar në në gjysmëfinalet e Champions dhe vetëm finalist në Kupën e Mbretit. Për ndonjë tjetër skuadër kjo do të ishte goxha arritje, për Realin quhet dështim, madje nga ata që fillojnë me “D” të madhe.  Ky është një ndër ato filma të serisë, do të doja, por nuk mundem. Edhe fati, këtë herë ishte vendimtar që të besuarit e Simeones të qëndronin në këmbë. Tri herë Reali u ndal nga shtyllat.

Kthesa e Atletikos – Megjithatë, duhet pranuar se pas golit të të zakonshmit Kristiano Ronaldo, reagimi i Atletikos, ishte ai i skuadrës që donte të fitonte trofeun. Portugezi shënoi golin e 55 në po kaq ndeshje të zhvilluara në këtë sezon. Jo keq, por në minutën e 35’ u zgjua Falkao. Me një driblim “piu” dy herë Albiol, top fantastik për Diego Kostën dhe barazim.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, por jo me këtë emocion. Ozil në fund të saj goditi shtyllën e parë të mbrëmjes për Realin. Në pjesën e dytë, protagonist kryesor ishte nervozizmi mes skuadrave, kartonat e verdhë nuk munguan, ndërkohë që për Murinjon ngjyra e kartonit ishte e kuqe.

Mes të gjithave këtyre ishte dhe shtylla e Benzema me portë bosh dhe më pas edhe ajo e Kristiano Ronaldos me goditje dënimi. Nuk ishte nata e Realit dhe për të vërtetuar këtë gjë erdhi goli i Mirandës me kokë, pas një goditje këndore. Përmbysje. Në këtë moment, Reali pati dhe një rast me Higuain e një super rast me Ozil, por Kurto ishte i pakalueshëm.

Sherr te Reali – Presioni mbi skuadrën e Murinjos është i madh dhe ky fakt u vu re edhe në momentin kur Ronaldo u ndëshkua me karton të kuq, për një ndërhyrje të shëmtuar në fushën e lojës. Lojtarët e skuadrave nuk hezituan të shtyheshin. Më pas vetëm një futboll pa sens, topa të gjatë, faulla, protesta për një penallti të paqenë dhe festë për Atletikon. Murinjo-Real as fundi nuk ishte i lumtur…

Stramaçoni: Vetëm unë nuk u dëmtova
Tekniku i Interit është dorëzuar përballë faktit të dëmtimeve dhe ka thënë se ky sezon ishte për t’u harruar. Ai është ironizuar nga emisioni “Striscia La Notizia”, por e ka marrë me humor këtë situatë duke thënë se këtë sezon shpëtoi pa u dëmtuar vetëm ai dhe Morati. “Do të qëndroj tek Interi për të heshtur kritikat sepse ky sezon ishte i mallkuar nga dëmtimet”, tha Strama.

Inter bën pazar tek Roma
Zikaltrit kanë hedhur vështrimin nga Roma për të forcuar ekipin e së ardhmes. Në planet e Interit janë lojtarët verdhekuq, si Pjaniç dhe Florenci. Ky i fundit është stërvitur nga Stramaçoni dhe i pëlqen shumë teknikut zikaltër. Mesfushori Florenci është një lojtar që punon shumë në krahë dhe i duhet shumë Interit që në këtë sezon nuk vraponte por ecte në fushë.

Ai është i ri premtues dhe do të ishte ideal për zikaltrit. Problemi qëndron se edhe Roma kërkon të arrijë nivelet e larta dhe nuk do të largojë lojtarë, por vetëm të afrojë. Pjaniç është lojtari tjetër që kërkohet me këmbëngulje nga 18 herë kampionët e Italisë. Ai së bashku me Kovaçiç do të bënin një mesfushë shumë interesante që do të ishte e frikshme për kundërshtarët.

Por përveç blerjeve, Interi rrezikon të shesë edhe lojtarë shumë të rëndësishëm të këtij sezoni. Kështu, Handanoviç dhe Guarin mund të sakrifikohen për të blerë lojtarë pa emër por që punojnë shumë në fushën e lojës. Flitet që mund të ndodhë shkëmbimi mes kolumbianit Guarin dhe Inlerit të Napolit. Asgjë nuk është e sigurt, por kuptohet qartë që Interi ka filluar të lëvizë për të ndërtuar të ardhmen.

Baloteli: Më pëlqejnë femrat dhe makinat
Mario Baloteli është shumë i lumtur që është larguar nga Anglia sepse atje nuk ishin korrektë me të. Sulmuesi i Milanit gjatë një interviste për “CNN” ka treguar se në Itali është shumë i lumtur sepse ka gjetur ngrohtësinë e të gjithëve. Në ditët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për koret raciste, por kjo nuk e pengon atë të jetë ketë një jetë normale.

“Në Itali jam si në shtëpinë time. Jam shumë i lumtur që u riktheva në kampionatin ku e kam nisur karrierën”, tha Mario. Nëse futbollistët e tjerë kanë ëndërr të fitojnë ndonjë ditë Kupën e Botës, Baloteli është krejt i kundërt nga ta, dhe mendon që një ditë të jetë i vetëm, ku askush të mos e shqetësojë. Kjo është ëndrra e tij.

Numri 45 i kuqezinjve ka thënë se në Angli e kanë nxitur drejt sjelljeve të pahijshme. Sulmuesi italian ka bërë një bilanc të jetës së tij private dhe ka thënë se nuk ka asgjë për t’u çuditur. “Më pëlqejnë femrat dhe është normale. Pastaj më pëlqejnë edhe makinat. Jam një djalë normal si gjithë të tjerët”, tregon Baloteli.

Berluskoni “shet” Alegrin tek Roma
Presidenti kuqezi ka lëshuar një batutë gjatë takimit në pallatin e kongreseve. Ende nuk dihet është shaka apo e vërtetë

Lajmet e merkatos fillojnë të marrin jetë kur ato i pohojnë vetë presidentët apo trajnerët e ekipeve. Këtë herë ka qenë bosi milanist që ka thënë se trajneri i tij Alegri do të transferohet tek Roma gjatë kësaj vere. U duk se mes dy palëve u vendos paqe, por në të vërtetë “lufta” ka ekzistuar gjithmonë. Gjatë një takimi elektoral në Romë, Berluskoni ka thënë duke qeshur se zyrtarizimi i kalimit të Alegrit tek Roma do të bëhet pas ndeshjes me Sienën.

Fraza

Ende pa mbaruar mirë pyetjen gazetari, Berluskoni buzëqeshi dhe tha: “Alegri? Do të shkojë në Romë. Do ta mësoni zyrtarisht pas ndeshjes me Sienën”. Toni i zërit e çonte frazën drejt shakasë, por një shaka është gjysma e së vërtetës. Çfarë ka në mendje kavalieri atë nuk e di askush. Madje asnjëri nuk e di të vërtetën për të ardhmen e Alegrit. Kjo frazë ka prishur ekuilibrat në shtëpinë kuqezi dy ditë përpara sfidës jetë-vdejke, ndaj Sienës.

Dyshimet e trajnerit

Sigurisht që gjendja e “luftës” në media me presidentin nuk i pëlqen aspak Masimiliano Alegrit i cili kërkon më shumë mirëbesim dhe marrëdhënie korrekte me drejtuesit e tij. Ky raport nuk mungon me Galianin i cili është gjithonë pozitiv me të dhe pranon gjithmonë që është trajneri i tij i preferuar. Fakti që në merkato nuk ka lëvizje të shumta, në një farë mënyre e bën skeptik Alegrin i cili kërkon të forcojë ekipin dhe të nisë një epokë të re në Serinë A. Nëse tek Milani nuk ia ofrojnë kushtet atëherë edhe ai vetë dëshiron të largohet.

Strategji

Në fund të fundit, të gjithë mendojnë ndryshe. Ka edhe nga ata që mendojnë se fraza e presidentit ishte thjesht një strategji për të hequr presionin që bie mbi ekipin për ndeshjen e fundit dhe të merren personalisht me atë. Berluskoni në versionin Murinjo, do të ishte shumë interesant, por mbetet për t’u parë të dielën nëse do të funksionojë apo jo.