Song mohon largimin


alex-songAleks Song nuk ka pasur minutazhin e e duhur këtë sezon tek Barcelona dhe shumë media kanë aluduar për një largim të tij. Interesimet për mesfushorin kamerunas kanë qenë të shumta si Nga Mançester Junajtid ashtu edhe nga Interi. Gjithsesi, Song ka deklaruar se nuk ka ndërmend të largohet nga “Camp Nou”, të paktën këtë sezon.

Ish-mesfushori i Arsenalit ka vuajtur shumë konkurrencën në mesfushën e katalanasve, por është i vendosur të luftojë për ta fituar me meritë vendin në formacionin e parë. “Kur Martino mori drejtimin e skuadrës pata një bisedë me të dhe e pyeta nëse unë isha pjesë e planeve të tij. Përgjigja e tij ishte pozitive, ndaj nuk kam asnjë arsye për të kërkuar largimin. Barcelona ka qenë gjithmonë një ëndërr për mua, ndaj shpresoj që të qëndroj sa më gjatë këtu”, ka thënë Aleks Song.

Komento