Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/single.php on line 2

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/header.php on line 2

Rikthehet Bundesliga, Bajerni në transfertën e ferrit

robenNga Bujar Muçaku

Bavarezët do të kenë një ndeshje shumë të vështirë përballë Bosusias së Myshengladbahut, skuadra e cila u hapi shumë punë në ndeshjen e parë të kampionatit 

Faza e dytë e Bundesligës do të nisë sonte me ndeshjen mes Bajernit të Mynihut dhe Borusias së Myshengladbahut. Do të jenë pikërisht këto skuadra që hapën tiparin e kampionatit në gusht që do fillojnë edhe fazën e dytë. Në letër duket një ndeshje e lehtë për bavarezët, të cilët kryesojnë të vetëm në renditjen e kampionatit, por Gladbahu është një skuadër që nuk lëshon pe në fushën e vet.

Skuadra e drejtuar nga Lusien Favre ka spikatur me lojën e tij këtë sezon dhe jo më kot renditet në vendin e tretë të kampionatit. Bajerni arriti të fitonte me vështirësi në ndeshjen e parë ndaj Gladbahut, por këtë herë gjithçka pritet të jetë më e vështirë. Për më tepër Pep Guardiola nuk ka në dispozicion disa lojtarë të rëndësishëm. Edhe Gladbahu ka probleme me formacionin, pasi Lusien Favre pritet të jetë pa dy lojtarë të rëndësishëm.

Mungesat

Pep Guardiola ka konfirmuar në konferencën paraprake për shtyp se nuk do të ketë shumë ndryshime në formacionin që do të hedhë në fushë. Spanjolli ka premtuar se nuk do të rrezikojë me aktivizimin e Frenk Riberi, pasi ky i fundit ka ndier dhimbje ditët e fundit. Bastian Shvajnshtajger mbetet ende jashtë fushave të lojës dhe pritet të paktën të rikthehet për ndeshjet e Ligës së Kampionëve përballë Arsenalit. Po ashtu, Van Bujten dhe Badshtuber mbeten ende jashtë fushave, por nuk dihet me siguri nëse Guardila do të rezervojë disa minuta për Arjen Roben, i cili është pranë rikthimit nga dëmtimi.

Fakte interesante

Bajerni ka pasur një ecuri fantastike në kampionat duke fituar 24 nga 26 ndeshjet e fundit në kampionatin gjerman. Bavarezët kanë një bilanc të mirë kundër Gladbahut sa u përket ndeshjeve direkte. Të dyja skuadrat kanë një bilanc mjaft të mirë sa u përket shënimit të golave, ndaj sonte pritet të jetë një ndeshje e hapur në të dyja anët.  Nëse Bajerni fiton këtë ndeshe ndaj një rivali të vështirë, atëherë titulli i dytë radhazi do ishte edhe më pranë.

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/comments.php on line 2

Komento

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/sidebar.php on line 2

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/footer.php on line 2