Pepe: Ançeloti shumë ndryshe nga Murinjo


ancelotiQendërmbrojtësi i Realit të Madridit, Pepe mendon se trajneri aktual i skuadrës, Karlo Ançeloti është shumë ndryshe nga ish-trajneri Murinjo. Ky i fundit u largua sezonin e kaluar, por arriti t’i shpallte madrilenët kampionë të Spanjës. “Kam pasur fatin të punoj me të dy dhe mund të pranoj se ata janë shumë të ndryshëm.

Murinjo ishte shumë strikt për sa i përket pozicionit në fushë, ndërsa Ançeloti është më ndryshe. Italiani të jep më shumë hapësira në fushë dhe pëlqen më tepër të sulmojë, ndërsa Murinjo është ndryshe. Portugezi i kushtonte më shumë rëndësi mbrojtjes dhe nuk lejonte që të lëvizje nga pozicioni që ai të caktonte në fushë para ndeshjes”, ka thënë Pepe.

Komento