Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/single.php on line 2

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/header.php on line 2

Luftëtari mbyll zyrtarisht merkaton, sot përballë Lushnjës

Luftëtari mbyll zyrtarisht merkaton, sot përballë Lushnjës

Luftetari-Nga Thoma Qirjazi

Bifsha: Na vlen kjo ndeshje miqësore, sepse do të shohim dhe më mirë gjendjen e skuadrës, së cilës i kemi dhënë ngarkesën e duhur, teksa lojtarët kanë punuar me nga dy seanca stërvitore në ditë”

Drejtuesit e klubit bluzi kanë qenë aktiv në tregun e lëvizjeve të dimrit, teksa kanë afruar Elhan Galicën, Abaz Karakaçi dhe Gentian Xhafajn, pa harruar dhe të tjerë. Dhe me të gjithë këta lojtarë tashmë e cilëson të mbyllur merkaton e dimrit, ndërsa gjithashtu është mbyllur dhe çështja e mesfushorit Ergys Mersini, i cili edhe duke qenë nën kontratë me Dinamon, nuk ka mundur dot të lëvizë nga blutë e Mehmetit.

Dhe dje stërvitja e gjirokastritëve është bërë nën reshjet e dendura të shiut, ndërsa për rrjedhojë Luftëtari është detyruar që të mbyllet në Pallatin e Sportitn në Gjirokastër, jo vetëm paradite, por dhe pasdite. Në të dy këto seanca stërvitore, trajneri i bluzinjve, Petraq Bifsha, është kujdesur më tepër për anën fizike të skuadrës, ndërsa lojtarët kanë bërë vrapime rreth fushës së basketbollit.

Në përfundim të seancë stërvitore, trajneri i Luftëtarit, Petraq Bifsha, për Gazeta e Sportit do të deklaronte: “U bënë gati 20 ditë që kemi nisur përgatitjet për fazën e dytë të kampionatit dhe jam i kënaqur nga grupi që po stërvit. Kemi afruar pranë Luftëtarit futbollist cilësor si Galica, Karakaçin, Xhafajn dhe të tjerë, të cilët do t’i japin më shumë bukuri skuadrës në fazën e dytë të kampionatit.

Dje kemi kontaktuar me drejtuesit e Lushnjës për të bërë një ndeshje miqësore me ta në Sarandë. Është miqësorja e parë që zhvillojmë në këtë periudhë përgatitore të këtij sezoni. Dhe për të matur më mirë forcat e skuadrës sime zgjodha një ekip të Superiores si Lushnja. Kjo ndeshje do të luhet në Sarandë, sot në ora 13:30. Dhe shpresoj që ta nxjerrim me sukses këtë miqësore të parë, e cila, siç dhe e theksova më parë, do të na shërbejë për të parë gjendjen e futbollistëve tanë.

Që do të thotë se do të shohim se deri ku kemi arritur në këtë periudhë përgatitore. Unë kam besim se të gjithë futbollistët e kanë marrë ngarkesën e duhur dhe jam i bindur për këtë, sepse, deri më tani, kemi punuar dhe me dy seanca stërvitore. Nuk do të jetë një miqësore e lehtë, ndërsa deri më 8 shkurt, kohë në të cilën do të nisim dhe fazën e dytë të kampionatit, teksa presim në fushën tonë, Kamzën, atëherë do të kemi dhe ndeshje të tjera përgatitore”.  

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/comments.php on line 2

Komento

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/sidebar.php on line 2

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/footer.php on line 2