Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/single.php on line 2

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/header.php on line 2

Guardiola: Kujdes kundërsulmet, Riberi s’luan

guardiolaPep Guardiola u ka bërë thirrje lojtarëve të tij që të tregohen shumë të vëmendshëm në ndeshjen përballë Gladbahut. Spanjolli i ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarët duke i konsideruar ata si shumë të rrezikshëm në kundërsulme. Po ashtu 43-vjeçari ka konfirmuar edhe mungesën e Frenk Riberisë për këtë ndeshje. “Do të jetë një ndeshje e komplikuar, pasi Gladbah luan mjaft mirë në fushën e vet. Ata arritën të mposhtin Dortmundin me një rezultat të pastër dhe ky është një tregues i rëndësishëm”, ka thënë Pep.

Më tej ai ka folur rreth gjendjes së skuadrës.  “Riberi ka pasur dhimbje ditët e fundit, ndaj nuk besoj se do të aktivizohet. Ne nuk duam që dëmtimi i tij të rëndohet më shumë, ndaj do të tregohemi të kujdesshëm më të.  Ai nuk do të përfshihet për ndeshjen ndaj Gladbahut. Roben është stërvitur mirë në ditët e fundit dhe është i gatshëm për të luajtur. Gjithsesi, një vendim përfundimtar për të do ta marr parë fillimit të ndeshjes”, ka thënë trajneri i Bajernit.

Më tej ai ka folur edhe në lidhje me ambientimin e tij tek bavarezët. “Mendoj se problemi i vetëm me të cilin jam ndeshur gjatë kësaj kohe ka qenë vetëm gjuha. Gjermanishtja më ka rezultuar më e vështirë nga sa e mendoja, ndaj kam pasur vështirësi në këtë drejtim. Përkushtimi im ka qenë maksimal dhe shpresoj ta riparoj këtë defekt sa më shpejt”, ka thënë Pep Guardiola për gazetarët.

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/comments.php on line 2

Komento

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/sidebar.php on line 2

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/footer.php on line 2