Fabregas: Ndihem i rëndësishëm tek Barcelona


fabregasCesk Fabregas ka deklaruar se ai ndihem shumë i rëndësishëm tek katalanasit. Mesfushori u transferua dy sezone më parë nga Arsenali dhe nuk e pati të lehtë përshtatjen në “Kamp Nou”, por tashmë duket se e ka kapur ritmin e lartë të Barçës. Fabregas ka qenë titullar në ndeshjet e fundit të katalanasve për shkak të mungesës së Injiestës dhe e ka justifikuar më së miri vendin në formacion, sidomos në ndeshjen e fundit ndaj Levantes.

“Gjithmonë e kam thënë se Barcelona ka qenë gjithmonë ëndrra ime. Jam munduar të jap gjithmonë maksimumin në fushë dhe për këtë kam marrë përgëzimet e trajnerit. Nuk ka asgjë të vërtetë rreth spekulimeve në lidhje me largimin tim. Ndihem shumë i lumtur këtu dhe për më tepër kam vlerësimin maksimale të shokëve të skuadrës”, ka thënë Ces Fabregas.

Komento