Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/single.php on line 2

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/header.php on line 2

Elbasani plotëson grupin vjen dhe qendërmbrojtësi Pisha

ElbasaniNga Gjergj Vyshka

Elbasani i Ilirjan Files ka plotësuar grupin, teksa pas Kotorrit, dje në stërvitje ka dalë dhe veterani i mbrojtjes verdheblu, Arjan Pisha. Në fakt, edhe pse skuadra kishte më shumë se dy javë që kishte nisur periudhën e saj përgatitore, as Pisha e as Kotorri nuk janë dukur në ekip. Madje për Kotorrin është folur shumë që edhe mund të largohej, teksa ishte një opsion për të shkuar te Kastrioti, por në fund drejtuesit verdheblu e kanë bindur se duhet të qëndrojë.

Jo vetëm kaq, por Kotorri ka luajtur titullar dhe në miqësoren e së mërkurës ndaj Tiranës, e cila ka qenë për bamirësi për studenten e gazetarisë Oltiana Saliasi. Përtej kësaj, Pisha ka dalë në stërvitje dhe tashmë edhe File, pas kthimit të këtyre futbollistëve, ndihet më i qetë. Pa harruar që kanë ardhur Basriu nga Bylisi dhe Rezi nga Teuta, ashtu sikurse pritet dhe Goranoviç dhe Perja nga Besa, të dy të huazuar.

Ende nuk ka një të dhënë të saktë për ndonjë ndeshje miqësore në këtë fundjavë, ndërkohë që Elbasani, deri më tani, ka luajtur tre ndeshje miqësore. Kështu ka fituar 2-0 ndaj Sopotit të Kategorisë së Dytë, ka fituar 2-1 ndaj Gramshit po të Kategorisë së Dytë, por është mundur 0-2 nga Tirana. Tashmë pritet që të zyrtarizohet sot miqësorja e radhës për Elbasanin, që është kryesuese e Kategorisë së Parë dhe pretendon që të jetë në Kategorinë Superiore për sezonin 2014-2015.

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/comments.php on line 2

Komento

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/sidebar.php on line 2

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/footer.php on line 2