Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/single.php on line 2

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/header.php on line 2

Qetësohet Elbasani, kthehen Kotorri dhe mbrojtësi Pisha

GavaNga Gjergj Vyshka

Kryesuesit e Kategorisë së Parë, pretendent kryesor për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore, Elbasanit tashmë janë qetësuar. Sepse në prag të ndeshjes me Tiranën, e cila do të luhet sot për bamirësi në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta”, është kthyer portieri Elvis Kotorri, i cili në fakt i kishte futur në ankth drejtuesit verdheblu, teksa kishte tentuar të largohej prej skuadrës. Në versionin e parë ishte thënë që mund të luante në Kategorinë Superiore me Kastriotin, por për asnjë çast nuk ka pasur diskutim mes tij dhe drejtuesve krutan.

Dhe në këto kushte, kur kampionati i kategorisë së Parë nis më 8 shkurt, Kotorri është kthyer në Elbasan, ndërsa zëdhënësi për shtyp i verdhebluve, Elton Karaj, ka pohuar se edhe Pisha do të jetë pjesë e verdhebluve. Dhe të dy këta lojtar pritet që të jenë pjesë e Elbasanit në miqësoren me Tiranën, e cila për ta do të jetë e treta, ndërsa më parë kanë luajtur me Sopotin, kur kanë fituar 2-0, si dhe Gramshin, të cilin e kanë mundur 2-1. Kjo është situata te verdheblutë, të cilët vazhdojnë përgatitjet e tyre për fazën e dytë të kampionatit, ndërsa e nisin fazën e dytë me një transfertë të vështirë, si ajo në Pukë ndaj Tërbunit vendës.

Kështu që kthimi i Kotorrit dhe i Pishës, krahas dhe Basriut, që erdhi nga Bylisi, apo Rezi nga Teuta, i jep më tepër qetësi dhe siguri Elbasanit për të kaluar në Kategorinë Superiore. Parë dhe faktin e investimit në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” në një shumë prej 1.6 milion eurosh për ndeshjet e ekipit tonë kombëtar, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian “Francë 2016”, atëherë Elbasani e ka detyrim për t’u ngjitur mes më të mirëve të futbollit të shqiptar për sezonin 2014-2015.

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/comments.php on line 2

4 Komente

  1. taku lazarat says:

    LAZE mezi pret qe te dali ne superiore per te bere pazare ndeshjesh, E DI GJITH ELBASANI NDESHJET QE KA SHITUR LAZE

Komento

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/sidebar.php on line 2

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/footer.php on line 2