Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/single.php on line 2

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/header.php on line 2

Luftëtari, bëhen pesë të ardhurit nga merkato e dimrit

Luftëtari, bëhen pesë të ardhurit nga merkato e dimrit

LuftetariNga Thoma Qirjazi

Pas Karakaçit, Xhafajt, Llukës, Ninos, tashmë pjesë e bluzinjve të Petraq Bifshës, që nga dita e djeshme, është edhe shkodrani Elhan Galica. Premtimi i sulmuesit: Kam bërë 5 gola, kam dhe të tjerë për gjirokastritët

Bluzinjtë, edhe pse ka qenë një ditë e ftohtë dhe me reshje shiu, kanë vazhduar normalisht stërvitjen e tyre, ndërsa dje kanë punuar në kompleksin stërvitor “Lefter Millo” në Derviçian. Tashmë Luftëtari i ka bërë pesë lojtarë nga të ardhurit në tregun e lëvizjeve të dimrit, sepse pas Karakaçit, Xhafajt, Llukës e Ninos, pjesë e bluzinjve është bërë dhe sulmuesi i Tomorit, Elhan Galica.

Madje Galica dje ka dalë në stërvitje, ndërkohë që dy futbollistët në provë, Kosta Aliaj, i cili në fazën e parë ka qenë pjesë e Bilisht Sportit në Kategorinë e Dytë, apo dhe Luçiano Kallmi, që ka luajtur me Partizanin B po në Kategorinë e Dytë, nuk e kanë kaluar provën. Dhe duke i shpallu të pa nevojshëm për Luftëtarin, këta dy lojtarë nuk kanë dalë më në stërvitje, ndërsa janë në kërkim të një strehe të re. Sakaq Xhafaj, pasi ka marrë dokumentacionin nga Selaniku, tashmë është bashkuar me skuadrën dhe sot do të hedhë firmën mbi kontratë me bluzinjtë.

Me të gjithë të ardhurit, trajneri i Luftëtarit, Petraq Bifsha, ka bërë dhe disa skema taktike, duke i aplikuar ato në një ndeshje kontrolli. Dhe në përfundim të stërvitjes, i sapoardhuri te Luftëtari, Elhan Galica, për Gazeta e Sportit do të deklaronte: “Kisha ditë që kërkohesha nga Luftëtari. Por duke parë që tregu i futbollistëve në dimër ishte ende i hapur, atëherë mendova që të provohesha në Turqi. Por tek ekipi që unë vajta kishte dyndje lojtarësh shqiptar, ndaj, në fund, vendosa që t’i thoja Po ofertës së gjirokastritëve.

Sepse është një ekip shumë i njohur në kampionatin shqiptar. Dhe jo vetëm kaq, por është një skuadër shumë e njohur në futbollin tonë. Unë do të mundohem që me punën time të tregoj vlerat e mia si lojtar. Faza e dytë është një fazë që kërkohet shumë punë nga kjo skuadër dhe unë do të mundohem që ta nxjerr nga kriza, sepse Luftëtari duhet të mbijetojë. Deri më tani, me fanellën e Tomorit, kam shënuar 5 gola, ndërsa në fazën e dytë, edhe duke qenë një sulmues kryesor, do ta nderoj Luftëtarin me golat e realizuar.

Pash një ambient mikpritës që nga trajneri Bifsha, për të cilin kam një mirënjohje që në kohën që ka qenë pjesë e stafit të Flamurtarit, sepse unë jam provuar dhe te vlonjatët, dhe kurrsesi nuk do ta zhgënjej atë. Është një grup me futbollist cilësor të tillë si Nora, Stoja, Braho etj. Dhe kam mendimin që Luftëtari, me kaq shumë kualitete, nuk ka për t’u rrezikuar për të rënë nga Kategoria”. Ndërkohë Luftëtari vazhdon të këmbëngul për marrjen e mesfushorit Ergys Mersini, i cili e ka ende dokumentacionin e tij te Dinamo.

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/comments.php on line 2

Komento

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/sidebar.php on line 2

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/footer.php on line 2