Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/single.php on line 2

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/header.php on line 2

Çernomoretsi, “poker” ndaj Kukësit

Çernomoretsi, “poker” ndaj Kukësit

kukesi besaNga Gjergj Vyshka

Nënkampionët e Shqipërisë nuk kanë mundur dot të përballojnë skuadrën ukrainase, atje ku janë pjesë dhe shqiptarët Vangjeli e Bakaj, ndërsa ish-kundërshtari i Skënderbeut sapo ka nisur përgatitoren

Çernomorets Odesa – Kukësi 4-1

Çernomoretsi: Bezotosni, Berger, Fontanele, Santana, Zubieko, Bobko, K.Kovalzik, Gai De Matos, Iha Jeje, Antonov Trajner: R.Grigorshuk. U aktivizuan: Past (75’Martishuk), P.Martinenko, Kovalshuk, Kutas, Danshenko, Smirnov, Arzhanov Riera, Didenko, Kulishenko (65’Okriashvili)

Kukësi: Halilaj, Hallaçi (75’Thorja), Brahja (65’Susvan), Peter, Hoxha (65’Hysa), Musolli (65’Alikaj), Uçe (46’Shameti), Progni, Cikalleshi (70’Izuçuku) Gata Trajner: H.Shensoi

Gjyqtarë: V.Tashdemir, O.Ergun, M.Aktas (Turqi)

Shënues: Gai 7’, De Matos 19’, Riera 56’, Okriashvili 77’/Shameti 50;

Kartonë të verdhë: De Matos, P.Kovalshuk/Susvan, Musolli

Kukësi nuk ka arritur ta përballojë Çernomoretsin e Odesës, në ndeshjen e saj të tretë në periudhën përgatitore në Antalia, teksa është mundur thellësisht, 1-4. Çernomorets e Odesës, të paktën  dhe sipas komenteve të ukrainasve, e ka fituar pa probleme këtë ndeshje hapëse të përgatitores së dimrit në Antalia.

Për t’u evidentuar është fakti se as Vangjeli, që me shumë gjasa do të mund të largohet nga ukrainasit, por as Bakaj, dy lojtarët e kombëtares sonë, nuk kanë luajtur përballë Kukësit. Ukrainasit jo vetëm që i kanë provuar të gjithë lojtarët, duke aktivizuar dy formacione në fushën e lojës, por, mbi të gjitha, në njëmbëdhjetëshin e tyre të dytë kanë bërë dhe zëvëndësime.

Që në sulmin e parë, ukrainasit kanë arritur të depërtojnë dhe të gjejnë hapësirat e duhura për të goditur portën e Kukësit. Dhe në të 7’, Antonov ka fituar një goditje këndi, pas së cilës ka ardhur dhe goditja me kokë e Gait, të cilën Halilaj, megjithë përpjekjet, nuk ka mundur ta shmang pësimin e golit. Pas dymbëdhjetë minutash, më saktë në të 19’, Bobko ka ftuar Iha Jeje të godasë portën e Kukësit; Halilaj ka reaguar për një moment, por nuk ka mundur dot ta mbërthejë plotësisht topin, dhe nga afër De Matos ka shënuar golin e dytë.

Në të 32’, Jeje i ka pasur të gjitha mundësitë për të shënuar dhe golin e tretë, teksa ka qenë i pafat në goditjen me kokë, atje ku Halilaj ka pritur. Por në vazhdimin e aksionit, De Matos nuk e ka futur si duhet topin në lojë dhe Kukësi ka shpëtuar, ndërsa pjesa e parë ka përfunduar, 2-0 për Çernomoretsit. Të dyja skuadrat kanë bërë ndërrime dhe në të 50’, i sapofuturi në lojë për tanët, Shameti ka ngushtuar diferencën e golave në 2-1. Por vetëm kaq, sepse në të 56’.

Riera ka shënuar golin e tretë. Kurse në të 77’, Okriashvili ka vulosur suksesin e ukrainasve, 4-1. Nënkampionët e Shqipërisë nuk e kanë pranuar humbjen, ndërsa kanë pasur një mori rastesh për të ngushtuar diferencën, por portierët Past e Martishuk kanë pritur dhe përfundimisht dhe 4-1. Kjo ishte humbja më e rëndë për Kukësin në këtë periudhë përgatitore, teksa ka humbur dy ndeshje dhe ka barazuar një. Tashmë pritet që Kukësi të ketë javën e fundit të përgatitjes në Turqi për t’u kthyer në Tiranë dhe për të nisur përgatitjen për kampionatin, ndërsa më 1 shkurt do të jetë përballë Partizanit.

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/comments.php on line 2

Komento

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/sidebar.php on line 2

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/footer.php on line 2