Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/single.php on line 2

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/header.php on line 2

Braho optimist: Luftëtari do të mbijetojë në të Parën

Luftetari-ApoloniaNga Thoma Qirjazi

Te Luftëtari nuk ka për asnjë çast pushim, ndërsa bluzinjtë kanë qenë në stërvitje dhe ditën e diel. Dhe kjo ka ndodhur, sepse i pari i bankinës së Luftëtarit, Petraq Bifsha, ka vënë re se skuadra ka ende nevojë për punë. Ndaj në stërvitjen e djeshme, e cila është drejtuar nga sekretari i klubit, Arlind Nora, që është njëkohësisht dhe sulmuesi kryesor i Luftëtarit, por dhe trajneri i portierëve, Ruzhdi Lamaj, gjithçka ka qenë me intensitet.

Madje Nora ka preferuar të bëjë dhe disa ushtrime me pengesa dhe më pas i provoi futbollistët në disa pozicione, duke përdorur disa skema taktike, të cilat do të mund të aplikohen dhe gjatë ndeshjeve zyrtare. Pritet që gjatë kësaj jave, Luftëtari të ketë dhe dy ndeshje miqësore, të cilat do t’i luajë në Sarandë, një nga Lushnjës dhe tjetrën ndaj Butrintit. Ndërkohë pritet që sot t’i bashkohet Luftëtarit dhe Ergys Mersini, i cili në fazën e dytë të kampionatit do të jetë pjesë e bluzinjve. Për Gazeta e Sportit, mesfushori Florian Braho është shprehur i sigurtë se ky Luftëtari do të mbijetojë në Kategorinë e Parë.

“U bënë gati 15 ditë që kemi nisur periudhën përgatitore dhe të gjithë i jemi kushtuar punës në seancat stërvitore. Jemi duke zhvilluar dy seanca stërvitore në ditë dhe me bindje themi që kemi marrë ngarkesën e duhur fizike. Duhet të jemi në një formë të mirë fizike në fazën e dytë, e cila do të jetë tepër e vështirë për shkak të konkurrencës së madhe në kampionat. Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet për t’u renditur në pozicionet më të larta në këtë kampionat.

Gjatë seancave stërvitore vihet re një seriozitet në punën e futbollistëve, por dhe të drejtuesve të ekipit, të cilët bëjnë gjithçka për të arritur atë që kërkohet prej tyre. Prurjet nga tregu i lëvizjeve të futbollistëve në dimër na kanë bërë optimist për të ardhmen e skuadrën, ndërsa shoh që drejtuesit, mbi të gjitha trajneri Petraq Bifsha, janë të gatshëm dhe për sjelljen e lojtarëve të tjerë në ekip. Nëse afrohet ndonjë sulmues, me garanci të plotë deklaroj se ky Luftëtari mbijeton dhe nuk bie nga kategoria”.

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/comments.php on line 2

Komento

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/sidebar.php on line 2

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/footer.php on line 2