Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/single.php on line 2

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/header.php on line 2

Fjala e serbit Stojkoviç: Luftëtari po merr formë

Fjala e serbit Stojkoviç: Luftëtari po merr formë

StojkovicNga Thoma Qirjazi

Luftëtari është duke vijuar normalisht seancat stërvitore, ndërsa kanë punuar me dy seanca në ditë, paradite dhe pasdite. Paradite gjirokastritët, nën drejtimin e trajnerit Petraq Bifsha, kanë bërë stërvitje në stadium, kurse pasdite në kompleksin stërvitor “Lefter Millo” në Derviçian. Në të dy seancat stërvitore kanë qenë të pranishëm të gjithë lojtarët, në një kohë që lajmi më i mirë është kthimi i Nertil Stojës nga dëmtimi, teksa ka qenë larg fushës së lojës për gati një muaj e gjysëm, duke qenë kështu një mungesë e konsiderueshme për trajnerin Bifsha.

Ndërkohë gjatë seancës së djeshme stërvitore të pasdites, Bifsha ka zhvilluar dhe një ndeshje miqësore brenda familjes, atje ku ka parë më mirë gjendjen e lojtarëve që ka në dispozicion. E pas përfundimit të këtyre seancave stërvitore për Gazeta e Sportit ka folur mbrojtësi Aleksandar Stojkoviç, sipas të cilit Luftëtari, edhe me ardhjet e fundit, është duke marrë formën e duhur si skuadër. “Kam pak ditë – thotë Stojkoviç – që kam nisur stërvitjen me Luftëtarin, sepse skuadra i kishte nisur përgatitjet që më 6 janar.

Por largësia ime familjare me Gjirokastrën më bëri që të vonohesha gati një javë. Dhe tani kam nisur stërvitjen normalisht, ndërsa jam i kënaqur që me grupin e futbollistëve po stërvitem me dy seanca stërvitore. Shikoj që në skuadër janë afruar lojtarë si Karakaçi, Xhafaj dhe Nino. Dhe në fakt vë re se te Luftëtari është duke u punuar seriozisht dhe kjo punë del në pah në ndeshjet zyrtare, ndërsa jemi të ndërgjegjshëm se gjatë fazës së parë kemi vuajtur shumë si ekip, kjo thuajse në të gjitha drejtimet.

Duke filluar që nga porta e deri te sulmi. Dhe mbi bazën e këtyre gabimeve, ndërsa jemi ndëshkuar dhe vetvetja, ndodhemi në ujëra të turbullta. Sepse po të kishim punuar më mirë në fazën e parë, Luftëtari nuk do të ishte e parafundit në renditje, por përkundrazi e pakta do të ishte në mes dhe më e shumta rivale për t’u ngjitur në Superiore. Ajo që duhet të bëjmë ne është të harrojmë fazën e parë dhe mos të jetë një ferr për ne, pavarësisht se kemi lënë shumë pikë. Unë jam i bindur që viti 2014 do të jetë për Luftëtarin vit i mbarë i një skuadre komode dhe sa më shumë rezultative.

Madje do të jetë një ekip solid në fazën e dytë, për më tepër që edhe emri i skuadrës duke ambicioz të paktën me atë që po ndërtohet në fazën e dytë të kampionatit. Do të mundohemi që në fazën e dytë të tregojmë Luftëtarin real, ndërsa kjo pjesë e dytë e kampionatit do të jetë shumë më e vështirë. Megjithëse e kemi kalendarin më të favorshëm, sepse e nisim me Kamzën në shtëpi, shkojmë në Elbasan, dhe pastaj presim Tërbunin dhe Dinamon në Gjirokastër. Që do të thotë se duhet të marrim nëntë pikë nga ndeshjet që kemi në Gjirokastër e nëse e bëjmë këtë atëherë Luftëtarin nuk e ndal asnjë kundërshtar.

Për men dimin tim është e mira që deri më 8 shkurt, kohë në të cilën nis faza e dytë e kampionatit të Kategorisë së Parë, duhet të bëjmë disa ndeshje miqësore për të parë gjendjen e skuadrës. Pasi këto teste konfirmojnë dhe punën e bërë deri më tani në periudhën përgatitore të dimrit. Sakaq me ardhjet e reja, por dhe me ato që priten të kryhen deri në përfundim të tregut të lëvizjeve dimërore, kam bindjen se Luftëtari i pjesës së dytë të kampionatit do të jetë krejtësisht ndryshe.

Unë do t’i qëndroj besnik Luftëtarit derisa të arrijmë ngjitjen në Kategorinë Superiore, që është një objektiv shumë i madh për skuadrën tonë, sepse është një qytet me tradita futbolldashëse, që nuk e meriton të qëndrojë në kategoritë inferiore të futbollit shqiptar. Nëse nuk realizohet ky objektiv, unë si i huaj do të mbaja përgjegjësi”, ka përfunduar Stojkoviç.

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/comments.php on line 2

Komento

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/sidebar.php on line 2

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/footer.php on line 2