Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/single.php on line 2

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/header.php on line 2

Elbasani merr hua nga Teuta edhe Ermir Rezin

ElbasaniNga Gjergj Vyshka

Anulohet miqësorja me Bylisin, e cila ka preferuar të luajë sot ndaj Pogradecit në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” të liqenorëve, dhe të mërkurën një ndeshje luksi në “Ruzhdi Bizhuta” ndaj Tiranës

Elbasani vazhdon të përforcohet në tregun e lëvizjeve të dimrit. Pas Erion Basriut, i cili tashmë ka zgjidhur kontratën me Bylisin, që nga dita e enjte ka dalë në stërvitje me verdheblutë e Files. Në fakt, ditë më parë është folur jo vetëm për një huazim të Simo Goranoviç nga Besa, por dhe për një ardhje të Vangjel Miles, që në fakt është bërë pjesë e Bylisit. Përtej këtyre lëvizjeve, ajo më e fundit është ardhja e nëntëmbëdhjetëvjeçarit Ermir Rezi, i cili deri në fund të sezonit do të luajë i huazuar te Elbasani nga Teuta.

Por nëse stërvitjet kanë vijuar normalisht te verdheblutë, ajo që do të mungojë në këtë fundjavë është ndeshja miqësore. Sepse nëse është luajtur më parë me Sopotin e Gramshin të Kategorisë së Dytë, dy ndeshje të cilat elbasanasit e Files i kanë fituar respektivisht 2-0 dhe 2-1, tashmë ajo e sotmja ndaj Bylisit të Kategorisë Superiore është anuluar.Në fakt, edhe sipas burimeve të sigurta që vijnë nga kampi verdheblu kanë qenë ballshiotët ata që e kanë prishur këtë ndeshje, ndërsa kanë preferuar më mirë që të luajnë me Pogradecin në stadiumin e liqenorëve, të quajtur “Gjorgji Kyçyku”.

Sakaq për verdheblutë ka ardhur një tjetër miqësore luksi, e cila do të jetë të mërkurën, ndërsa në “Ruzhdi Bizhuta” do të jetë vizitore Tirana. Nuk duhet harruar që më bardheblutë, sidomos në sezonet kur Elbasani dilte kampion, apo dhe nënkampion, apo dhe në Kupa të Shqipërisë dhe Superkupa, pa thënë aktivitete të tjera, gjithnjë verdheblutë kanë qenë rivalë.

Tashmë janë në kategori të ndryshme, por është e sigurtë se ndeshja e së mërkurës do të mbledhë shumë shikues në “Ruzhdi Bizhuta”. Ndërkohë që këtë javë, Elbasani do ta mbyllë me një ndeshje brenda familjes për të vijuar javën e ardhshme me një tjetër përgatitje serioze në këtë stërvitje dimërore. Elbasani është kryesues i Kategorisë së Parë dhe për rrjedhojë kërkon ngjitjen në Superiore.

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/comments.php on line 2

Komento

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/sidebar.php on line 2

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/footer.php on line 2