Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/single.php on line 2

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/header.php on line 2

Kryekomunari Ujka vë kufirin: S’ka fonde për Adën, tani me moshat

adaNga Gjergj Kola

Kryetari i Komunës Velipojë, Pashko Ujka, i është përgjigjur presidentit të Adës, Alfred Pjetri, lidhur me akuzat e këtij të fundit se Komuna nuk po investon tek skuadra për mungesë të dëshirës dhe për shkak të ndarjeve politike. Kryekomunari, në një prononcim për Gazeta e Sportit, i ka hedhur poshtë të gjitha këto akuza, teksa tha se Komuna Velipojë e ka ndihmuar gjithnjë skuadrën, sidomos në sezonin 2012-2013.

Madje, sipas Ujkës, për skuadrën kampionatin e kaluar është dhënë një fond prej 10 milion lekë të reja. Kreu i Komunës Velipojë, Ujka, deklaroi se privatisht është i gatshëm të kontribuojë sërish për Adën, por institucioni që ai drejton nuk mund të investojë kësaj here. Ada e Velipojës është në një gjendje jo të mirë, teksa për shkak të problemeve financiare rrezikon dhe rënien në Kategorinë e Dytë.

“Akuzat e presidentit Pjetri më duken të nxituara. Së pari, nuk ka asgjë politike në këtë mes. Zgjedhjet kanë 2 vite e gjysëm që janë zhvilluar dhe unë gati i kam harruar ato se po vijnë të tjerat. Sa për atë se i kam thënë që të shkrijë ekipin, nuk është krejt kështu. I kam thënë se Komuna nuk ka fonde për ekipin. Nëse mund ta mbash, mbaje, nëse jo shkrije. Komuna Velipojë ka qenë investitori kryesor i këtij ekipi, gjatë periudhës që unë jam kryetar i saj, duke dhënë deri në 10 % të buxhetit të saj, në kundërshtim me të gjithë mundësitë”, ka thënë ai.

I pyetur nëse moralisht ndien përgjegjësi nëse Ada bie nga kategoria, kryekomunari Ujka ka thënë: “Nuk ka pse të ndiej përgjegjësi. Privatisht edhe mund të ndihmoj, por jo me anë të komunës për shkak të mungesës së fondeve. Ato pak fonde që do të kemi do t’i investojmë për disa ekipe moshash që janë krijuar në Velipojë, sepse ato i përkasin kësaj zone dhe jo këto ekipet e tjera që vetëm emri i lidh me Velipojën dhe asgjë tjetër”.

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/comments.php on line 2

Komento

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/sidebar.php on line 2

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/footer.php on line 2