Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/single.php on line 2

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/header.php on line 2

Luftëtari nuk di të ndalet në merkato, vjen edhe Karakaçi

Luftetari-Nga Thoma Qirjazi

Edhe pse ka qenë një mot me shi dhe i ftohtë, skuadra gjirokastrite, nën drejtimin e trajnerin Petraq Bifsha, ka vijuar përsëri punën me dy seanca stërvitore, paradite dhe pasdite. Ajo që duhet theksuar në këto momente është fakti se gjirokastritët duken tepër aktiv në tregun e lëvizjeve të dimrit, ndërsa kërkojnë të përforcohen sa më shumë. Pas Gentian Xhafajt dhe Daniel Ninos, që kanë luajtur në Greqi, tashmë Luftëtari ka goditur përsëri, teksa ka ish-sulmuesin e Partizanin në Kategorinë e Dytë, por që në fazën e parë ka luajtur me Butrintin, shkodranin Abaz Karakaçi.

Tashmë shkodrani ka bërë divorc me sarandjotët dhe dje i është bashkuar skuadrës bluzi në stërvitje. Dhe stërvitja në Derviçian është zhvilluar nën reshjet e shiut. E me ardhjen e Karakaçit, si dhe pritjen e Galicës nga Tomori, sulmi i Luftëtarit duket se do të jetë “top” në fazën e dytë. Ndërkohë nga burime brenda skuadrës gjirokastrite është mësuar se skuadrës, sot në stërvitje, do t’i bashkohet Nertil Stoja, që duket se e ka kaluar dëmtimin e tij.

Të shtunën Luftëtari do të luajë një ndeshje miqësore me Lushnjën, e cila tashmë është akomoduar në Sarandë për periudhën  përgatitore. Dhe me një mundësi të madhe, kjo miqësore me verdhejeshilët do të luhet në qytetin bregdetat. I pyetur për lëvizjet që skuadra ka bërë deri më tani, trajneri i gjirokastritëve, Petraq Bifsha, do të deklaronte: “Skuadra nuk do të ndalet këtu, sepse do të ketë dhe dy ose tre afrime të tjera.

Për të parë gjendjen e futbollistëve tanë do të zhvillojmë dhe tre-katër ndeshje miqësore, por ajo që mund të them unë është se jemi të kënaqur me atë që kanë dhënë në stërvitje. Skuadra do ende punë për të dalë atje ku dua, pra që të jetë një Luftëtar i frikshëm në fazën e dytë të kampionatit. Kemi ende kohë për të folur për ekipin, por e deklaroj me forcë, jam këtu për ta shpëtuar Luftëtarin nga rënia në Kategorinë e Dytë. Do të ndërtojmë një skuadër serioze dhe do ta shihni se cili do të jetë Luftëtari i fazës së dytë”, ka përfunduar Bifsha.

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/comments.php on line 2

Komento

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/sidebar.php on line 2

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/footer.php on line 2