Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/single.php on line 2

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/header.php on line 2

Apolonia “pa frena”, mund dhe Albpetrolin në miqësore

Apolonia “pa frena”, mund dhe Albpetrolin në miqësore

apoloniaNga Erion Gurguri

Apolonia – Albpetroli 3-0

Apolonia: Miço, A.Prifti, Dosti, Broshka, Naçi, Gega, Dauti, Al.Prifti, Rama, Sallaku, Sako Trajner: E.Demiraj U aktivizuan: Bualli, Mahilaj, Jakupi, Cako, Fili, Troka, Erkoçeviç

Albpetroli: Kaloshi, Zharkalliu, Çemeri, Asllani, Avdiaj, Kule, Hatia, Hidershaj, Bratja, Siqeca, Ferko Trajner: A.Kurti U aktivizuan: Kaja, Kapaj, Mëngra, Bako, Shpataraku, Taullai, Mici, Papingu, Jovani

Gjyqtarë: K.Cjapi, I.Llupi, Sh.Shehaj (Fier)

Shënues: Sallaku 27’, Mahilaj 61’, Fili 72’

Apolonia ka luajtur ndeshjen e dytë miqësore në periudhën përgatitore të dimrit, teksa ka pritur Albpetrolin, ndërsa takimi mes tyre është zhvilluar në një mot me shi. Megjithatë terreni i rrëshqitshëm i krijuar nga reshjet nuk ka ndikuar në nivelin e lojës dhe kjo është për meritë të Albpetrolit, që, pas një rreshtimi më të mirë taktik, ka qenë më kërkues.

Madje një lojë e thjesht dhe racionale e patosarakëve e ka befasuar Apoloninë, kurse me kundërsulme të rrezikshme, me anë të Bratjes, Kules, Siqecës dhe Ferkos, ata kanë rrezikuar portën e mbrojtur nga Miço. Apolonia dhe portieri Miço nuk e lejoi prekjen e rrjetës, ndërsa me kalimin e minutave, jo vetëm që e mori veten, por arriti të fitojë dhe terren ndaj kundërshtarit. Me anë të Andi Priftit, Sallakut, Ramës dhe Dautit kanë rrezikuar në portën mike. Dhe pas disa rasteve për shënim, në të 27’, Apolonia ka kaluar në avantazh me anë të Sallakut.

Patosarakët nuk pajtohen me rezultatin, por reagojnë dhe kërkojnë të barazojnë rezultatin. Pavarësisht rasteve për shënim, ata janë penguar nga portieri Miço, kurse pjesa e parë ka përfunduar 1-0 për Apoloninë. Në pjesën e dytë, lojtarët e rinj të aktivizuar në të dy skuadrat duket se i japin tjetër ritëm lojës. Albpetroli këmbëngul të barazojë, por Apolonia, edhe duke qenë më e freskët në lojën e saj, me anë të qarkullimit të topit dhe daljeve në krah e çorodit skuadrën mike. Dhe në të 61’, Mahilaj ka shënuar golin e dytë të fierakëve, që në të 72’ është pasuar me të tretin, i cili mban firmën e Filit.

Pas këtij goli, Apolonia ka pasur shansin për të shënuar dhe golin e katërt, por gjuajtja nga pika e bardhë e penalltisë e Andi Priftit ka përfunduar në traun e portës patosarake. Përfundimisht, 3-0 për Apoloninë, që vazhdon të imponohet dhe në ndeshjet miqësore. Apolonia ka pasur mungesa dje, teksa tre nigerianët Atanda, Adenkule dhe Thankgod, por dhe Papa, Nako e Hysenshahaj kanë qenë të dëmtuar, ndërsa tashmë e kanë kaluar lëndimin e tyre dhe do të jenë të gatshëm për trajnerin Demiraj.

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/comments.php on line 2

Komento

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/sidebar.php on line 2

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/footer.php on line 2