Sporti Shqiptar Online

Sallahi refuzon Shqipërinë, i ati: Jemi austriakë

Ylli-Sallahi-TEASER-BM-Lifestyle-KARACHIDhe nëse kishte dyshime se cilën kombëtare do të zgjidhte Ylli Sallahi, mbrojtësi  19-vjeçar i Bayern, këto dyshime e morën përgjigjen sot. Në disa fjalë të thëna për mediat austriake, sigurisht mjaft kurioze për të ardhmen e 19-vjeçarit, Vehbi Sallahi, babai i Ylli Sallahit i ka dhënë përgjigje kësaj pyetjeje : “Na kanë kontaktuar deri tani katër shtete. Por ne jemi austriakë dhe Ylli do të luajë vetëm për Austrinë” – tha ai. Interesant është fakti që shteti i parë që ka ftuar Sallahin në radhët e veta është Shqipëria, teksa Federata Shqiptare e Futbollit i ka bërë ftesë lojtarit në verën e vitit 2011, kur ai luante akoma me u19 e Bayern.

Vetë Federata Austriake e Futbollit ka pasur kontakte me babain e Sallahit, por nuk ka bërë asnjë ftesë, edhe pse pritet që gjërat të ndryshojnë tani, pasi Sallahi u thërrit në fazën përgatitore të ekipit të parë të Bayern në Doha, Katar. Ëilli Ruttensteiner, drejtori sportiv i Federatës Austriake të Futbollit tha : “Sallahi është nën vëzhgim të vazhdueshëm, dhe me Bajern kemi kontakte të shkëlqyera. Sigurisht që ekziston rreziku që Ylli të luajë për një kombëtare tjetër, dhe ne nuk duam të humbasim asnjë që mund të jetë i vlefshëm për ne.

Por nuk ka pasur akoma bisedime për ta grumbulluar me kombëtaren”. Trajneri i ekipit u21 Ëerner Gregoritsch shtoi : “Jam i lumtur për zhvillimin e Sallahit, por ekipi u21 është për momentin shumë i suksesshëm dhe nuk ka arsye për të bërë ndryshime. Sallahi është një talent i madh dhe herët apo vonë do të jetë një temë për ne. Por asnjëri nuk ka asgjë të garantuar”. Një tjetër talent që refuzon Shqipërinë. Një tjetër talent që premton shumë thotë jo!

Komentoni

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>