Cana rrezikon, mund të qëndrojë në stol


canaKapiteni i përfaqësueses shqiptare mund të ngrohë stolin tek Lacio për pjesën e mbetur të sezonit. Me ardhjen e Rejas, që në ndeshjen e parë ndaj Interit Cana qëndroi në stol, por me sa duket tani situata u vështirësua akoma më shumë sepse pritet të vijë një tjetër lojtar. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Napolit, Kanavaro i cili nuk po gjen dot hapësira në skuadrën e Benitezit dhe shumë shpejt do të ndryshojë ambient. Ai mund të transferohet tek Lacio dhe diçka e tillë i kufizon hapësirat e kapitenit të cilin duket se e presin ditë të vështira. Edhe pse u tha se një javë më parë ishte i dëmtuar, duket se Reja nuk e preferon lojtarin shqiptar.

Berisha- Situatë shumë e ndryshme për lojtarin tjetër që aktivizohet tek Lacio. Etrit Berisha pas performancës së tij ndaj Interit ka marrë vlerësimet maksimale dhe tani ëndërron të luajë sërish titullar. Sigurisht që nuk është aspak e lehtë sepse ka rival një portier shumë të mirë si Etrit Berisha.

Komento