Sporti Shqiptar Online

Gjimnastrada dhe Kupa “Rinia” për një rini të shëndetshme

GjimnastradaNga Gjergj Vyshka

Shoqata Shqiptare e Gjimnastikës Aerobike Artistike, me drejtuese Mimoza Mevlanin, në bashkëpunim me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, Federatën Shqiptare të Gjimnastikës, Drejtorinë Arsimore Rajonale dhe Bashkinë e Tiranës, të premten në Pallatin e sportit “Asllan Rusi” organizojnë Gjimnastradën dhe Kupa Rinia. Madje është një aktivitet që bëhet me financimin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, mbi bazën e vendimeve të mbledhjes së fundit të Komitetit Drejtues, si dhe nën sponsorizimin e “Raiffeisen Bank”.

Ky aktivitet, të paktën dhe sipas organizatores së veprimtarisë, Mimoza Mevlani, do të përmbledhë grupet më të mira nga Shqipëria, Kosova, Ulqini i Malit të Zi etj. Dhe motoja e kësaj veprimtarie është: Mënyra e të jetuarit shëndetshëm si qenie njerëzore humane është stil, është domosdoshmëri, gëzim, harmoni&miqësi. “Shoqata Shqiptare e Gjimnastikës Aerobike Artistike për shumë vite ka organizuar dhe vazhdon të kontribuojë në organizime aktivitetesh masive në të gjithë vendin e më gjerë.

Pra lëvizja është e rëndësishme kudo në botë dhe është bërë qëllimi kryesor i mënyrës së jetesës dhe mesazheve të drejtëpërdrejta që i jep brezit të ri dhe komuniteteve të ndryshe“, ka thënë Mevlani, e cila ka përcaktuar dhe prioritetet e kësaj veprimtarie, të cilat janë: promovimi i një jete të shëndetshme, edukimi i gjeneratës së re që të ketë një jetë të shëndetshme fizikisht dhe mendërisht, inkurajimi i fëmijëve dhe pjesëmarrja në aktivitetet jashtë shkollore, edukimi dhe sensibilizimi i publikut për të mirat e aktivitetit fizik dhe veçanërisht një promovim në të gjitha nivelet e sportit dhe artit të përfshira këto në evenimente sportive-artistiko,  aktiviteti fizik ka një gamë të gjerë të mirash, duke i përfshirë fëmijët në një rritje të shëndetshme duke u marrë me sport

.Dhe ky aktivitet është lidhur dhe me ditën e rinisë më 8 dhjetor, që është dita e marshimit të lirisë drejt evropës dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në këtë aktivitet, ku konkurrimi do të jetë për grupmoshat 6-22 vjeç, do të konkurrohet në Dancin Aerobik, Dancin Modern, Folklor Danc, Dancin Klasik dhe Hip Hop. Dhe ceremonia e hapjes do të jetë të premten në ora 11:00 gjithnjë në Pallatin e sportit “Asllan Rusi“.

Komentoni

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>