Kosovarët e malazezët dominojnë turneun mbarëkombëtar të Karatesë


KarateNga Gjergj Vyshka

Federata Shqiptare e Karatesë ka organizuar në mënyrë spektakolare aktivitetin që, ashtu si dhe vitet e tjera, ka mbledhur të shqiptarët anembanë. Por dhe klubet vendëse janë përfaqësuar në mënyrë dinjitoze

Pas xhudos, një tjetër Federatë sportive e Shqipërisë ka organizuar turneun mbarëkombëtar, pa pasur në fakt nevojë për marrëveshje të ndërsjellta mes Komiteteve Olimpike, paçka se një e tillë është firmosur më 30 tetor, ndërsa më 7 dhjetor Federatat do të jenë në tryezë përsëri për një rritje të aktiviteteve sportive dhe shkëmbimit të eksperiencës.

Duke u kthyer te turneu mbarëkombëtar, atje ku ka qenë i pranishëm dhe presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, që edhe ka përshëndetur në të kanë marrë pjesë nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Shqipëria. Përgjithësisht aktiviteti është dominuar nga kosovarët e shqiptarët e Malit të Zi, që e kanë më të zhvilluar këtë sport.

Gjithsesi dhe tanët janë munduar, ndërsa ka pasur vende të para nga Akademi Shotokan Karate. Organizimi nga presidenti i Federatës Shqiptare të Karatesë, Petrit Baba, apo dhe sekretarja e përgjithshme Erikela Ismailgecaj, shto dhe punën e drejtorit teknik Ramiz Ismailgecaj ka qenë e jashtëzakonshme, ndërsa aktiviteti e ka përmbushur qëllimin e tij. Aq sa turnetë mbarëkombëtar, jo vetëm në karate, por dhe në sporte të tjera do të vazhdojnë të jenë të përvishëm.

Komento