Shënon sërish Gjasula, Basha rikthim i hidhur…


gjasulaNga Gentian Alinani

Mesfushori mban në krye ekipin e tij, ndërsa Basha ndëshkohet me karton të kuq ndaj Napolit

Jurgen Gjasula vazhdon të japë sinjale shumë të forta në drejtim të trajnerit të kombëtares shqiptare Xhani De Biazi se meriton të luajë më shumë minuta me fanellën e përfaqësueses. Ditën e djeshme, numri dhjetë i Litez Rovech ka arritur të shënojë golin e dytë të ndeshjes duke blinduar fitoren për ekipin e tij i cili vazhdon të qëndrojë në krye të klasifikimit në kampionatin Bullgar.

Mesfushori me origjinë nga Tirana arriti të shndërronte në gol një aksion shumë të bukur të ndërtuar nga shokët e tij në minutën e 90. Lojtari u tregua i saktë përpara portës dhe arriti të shënonte golin e sigurisë në një transfertë shumë të vështirë si ajo ndaj Neftoçimic. Ndeshja përfundoi me rezultatin e pastër 0-2 në favor të dy lojtarëve shqiptarë. Në ekipin bullgar aktivizohet edhe mesfushori shkodran i kombëtares Armando Vajushi i cili dje u zëvendësua disa minuta pas golit ndërsa Gjasula luajti në të gjithë takimin.

S’kuqet Basha

Dita e djeshme nuk ka qenë aspak pozitive për Migjen Bashën i cili u fut në pjesën e dytë të takimit mes Napolit dhe Torinos. Ai rikthehej në fushën e lojës pas shumë kohësh, por nuk mund ta festonte këtë fakt për arsyen se ekipi i tij humbi ndeshjen dhe ai doli me karton të kuq në minutën e 81 duke shkaktuar një faull i cili i mohoi golin e tretë ekipit të Napolit. Arbitri i tregoi menjëherë kartonin e kuq, ndërsa mesfushori shqiptar u largua në dhomat e zhveshjes pa protestuar shumë. Basha vazhdon të mos jetë në gjendjen e tij më të mirë sepse prej kohësh vuan një dëmtim në shputën e këmbës i cili nuk e lejon të vrapojë si duhet.

Basha ka bërë disa injeksione radhazi dhe ka thënë se kjo është mënyra më e mirë për të lënë pas këtë dëmtim. Mjekët e Torinos nuk i këshilluan atij operacionin sepse mund të krijonte më shumë probleme. Migjen Basha ishte një mungesë shumë e rëndësishme e kombëtares për dy ndeshjet e fundit që ekipi kuqezi në eliminatoret e botërorit. Duhet thënë se pa të në fushë ekipi i De Biazit humbet shumë cilësi dhe eksperiencë. Të gjithë shpresojnë që Basha të rikthehet më i fortë se kurrë.

4 Komente

  1. gori says:

    Gjasula dhe Vajushi duhet te aktivizohen me shume…duhet dhene mundesia si i eshte dhene te tjereve…..jam i sigurt qe vlejne me sh se stoli……De Biazi duhet te lere jashte listes lojtaret qe luajne prej kohesh pa dhene rendimentin e duhur….Hyka ka luajtur sh ndeshje ne kombetare me pare dhe tani u aktivizua nga De Biazi pa dhene asgje…gjithashtu dhe Salihi,Bulku,Dallku,Agolli,Teli etj duhen lene jashte formacionit te pare….duhet guxuar …me kujtohet Brigel ne ndeshjen e pare aktivizoj ne mbrojtjen me tre lojtare..Beqirin dhe Aliaj pa luajtur fare me pare dhe ata ishin nder me te miret…dhe Osmani eshte aktivizuar 18 vjec ne qender te mbrojtjes dhe eshte paraqitur mire….duhet te kerkojme lojtare te tjere neper Europe….si Kace nje suprize e kendshme per te gjithe…

  2. Fieraku 71 says:

    Nuk e kuptoj kete de biasin si nuk fut nje fantazist si gjasula.
    Nuk e kuptoj,kam frike nga klanet ne ekip

  3. gori says:

    Duhet te kembengulim me sh tek futbollistet “puro” shqiptar pasi sic shihet se fundmi FKF po i ben presion lijtareve kosovare ti bashkohen kombetares se Kosoves.Personalisht nuk harrij ta kuptoj kete kombetare a thua Kosova eshte komb me vete????
    Nuk e di kujt i sherben kjo politike,personalisht preferoj nje kombetare mbarekombetare Shqiptare ku te luajne gjithe shqiptaria nga kosova deri ne Cameri..
    Gjithsesi dikujt nga FKF i intereson ndryshe…imagjino ku te con kjo llogjike qe neser te ndeshet Shqiperi-Kosove per eleminatore..
    Gjith kohes bota na ka dash te ndare tani ne i plotesojme endrat “dyshmanit”..
    Shqiperia eshte nje dhe e pandare.dikur F.Vokrri na shenonte 2 gola ne emer te Serbit,tani don te shenoje te tretin…gjithsesi do kete gjithmone nje Sokol Kushta…

  4. gori says:

    Ne listen per ndeshjen me Bjellorusine mngonin te 2emrat e Gjasules dhe Vajushit..per ket te fundit duket qe ka nje qendrim te qellimshem nga trajneri se dhe here tjeter ka shprehur rezerva ne lidhje me Vajushin..
    Keshtu skemi gje ne vije,lojtaret e mire i kemi me pikatore dhe pse vazhdojme te zhgenjejme me loje dhe rezultate perseri De Biazi nuk ndryshon ….
    Medja duhet te jete me kritike duhet te trysnoj me shkrime vazhdimisht kur behet fjale per lojtare qe meritojne te luajne me shume se ata qe therret italiani….
    Sigurisht e drejta e perzgjedhjes i takon ekskluzivisht trajnerit dhe stafit te tij por njekohesisht dhe pergjegjesia per disfaten sic ndodhi ne edicionin e fundit.
    Nuk kemi lluksin te “denojme” lojtaret per ndonje pakenaqsi te shprehur diku ,pergjigjen ta jape fusha e blerte mjafton qe trajneri te alokoje mundesi te njejta per te gjithe e jo te perzgjedhe me 2 standarte..
    Z.De Biazi Vajushi meriton kombetaren shqiptare dhe vendin ne ekip te pare bile,ju duhet te na jepni te drejte apo pergenjeshtroni vec ne tapetin jeshil.
    GRAZZIE!!!

Komento