Altin Rica, “Mirënjohje e Qytetit” të Kavajës


Scanned at 10-18-2013 18-21 PMNga FATMIR EFICA

Një nismë vërtetë speciale. I aksidentuar 13 vite më parë, ish-futbollisti i Besës, Partizanit, Tiranës, Luftëtarit e Kombëtares së Shqipërisë nderohet nga Bashkia e qytetit të vendlindjes. Të premten një festë e bukur që del edhe… përtej Kavajës

Ka qenë vërtetë tragjike mesdita e 22 korrikut 2000 për futbollistin kavajas Altin Rrica. Pjesë e skuadrës së Luftëtarit ai ndodhej për fazën përgatitore në Strugë të Maqedonisë. Hoteli ku ka qenë e akomoduar ekipi ka qenë ngjitur me liqenin.  Në një moment pushimi, nga një bordurë pranë Rrica ka kryer një hedhje, e cila ka rezultuar fatale. Trupi në gjendje thuajse tërësisht të paralizuar ka qëndruar mbi ujë. Një nga shokët e ekipit, portieri Dritan Kristidhi ka “dhënë kujën”.

E ka nxjerrë fillimisht shokun nga uji dhe dërguar në spitalin kirurgjik në Shkup, ku i është nënshtruar një ndërhyrje të menjëhershme kirurgjikale.Më pas Rrica ka qëndruar për të kryer një fizioterapi intensive në Ohër të Maqedonisë për 6 muaj. Kthehet në Shqipëri dhe mjekët kanë rekomanduar nisjen në kryeqytetin kinez Pekin për të kryer një cikël “agipunture” për një vit e gjysmë. Ka shpëtuar sigurisht nga vdekja, por pasojat që ka lënë ky aksident i 13 viteve më parë e kanë lënë Altinin, përkundër gjithë dëshirës mbi çka ndodhi, në kushtet i invaliditeti të klasit të parë dhe që nga viti 2000, Rrica është pjesë e grupit të njerëzve që e mundon një vuajtje shumë madhe si tetraplegjik.

Përkujdesi familjar e shoqëror ka qenë në nivelet më të larta për shpëtimin e jetës së këtij ish-furtbollisti. Pikërisht për këtë sakrifica të jashtëzakonshme Bashkia e qytetit të Kavajës, Këshilli Bashkiak mori vendimin që më datën 25 tetor që korespondon dhe me 88-vjetorin e themelimit të KF.Besa, Altin Rrivcës ti jepet titulli “Mirënjohje e Qytetit”, nëpërmjet një veprimtarie që do të organizohet nga Bashkitë e Kavajës e Gjirokastrës në bashkëpunim me FSHF-në. Do të marrë pjesë dhe ministri i Punës e Çështjeve Sociale z.Erjon Veliaj.

Ndërsa stadiumi “Besa” pritet të ketë një atmosferë shumë festive të premten nga ora 11-13. Populli futbolldashës i Kavajës do të nderojë e respektojë njeriun e mirë, të sakrifikuarin Altin Rica, që për 13 vite qëndron në karrocën e invalidit, por pa u dorëzuar. Pikërisht për t’i dhënë atij adrenalinën e fuqishme të besimit e shpresës, për të ndezur ëndrrën e madhe të integrimit me familjen e madhe të qytetarëve të Kavajës e më gjerë do të jetë dhe kjo veprimtari e madhe me titullin “Altin Rrica, – Mirënjohje e Qytetit të Kavajës”…

Komento