Shënon Gjasula, asist Vajushi


GJASULAKjo ka qenë një javë vërtet e mbarë për lojtarët shqiptarë që aktivizohen në Evropë. Pas dy golave të Mehës dhe Kapllanit në përballjen e tyre ka arritur të shënojë edhe mesfushori i Liteksit Jurgen Gjasula. Ai së bashku me Vajushin kanë qenë protagonistët e ndeshjes të fituar 2-4 në një fushë shumë të vështirë si ajo e Ludogoretsit. Sulmuesi shkodran, Vajushi ka dhënë asistin për golin e parë të takimit ndërsa Gjasula ka shënuar golin e tretë nga pika e bardhë e penalltisë. Ai më vonë është ndëshkuar me karton të verdhë. Ekipi i tyre vazhdon të kryesojë ligën bullgare me 28 pikë.

3 Komente

  1. gori says:

    Me habit fakti i Vajushit..lojtar sh interesant por De biazi nuk e aktivizon..luajti nje fragment pjese te dyte ne miqesore ..bile luajti mire por nuk e ka fut me ne loje..dhe Gjasula me duket interesant..nuk e njof mire ..Vajushin e kam pare me ekipin e 21 vjecareve ishte i madh…De Biazi duhet ti aktivizoje te dy per mua…..duhen hequr disa emra te vjeter ..me gjith falenderimet per cka kan bere per kombetaren dhe duhen aktivizuar lojtare te rinj..tipi Kace nje zbulim i madh….L.Sadiku duhet provuar…Abrashi simpatik ..dhe Lilaj i Korces ..Vangjeli gjithashtu…lojtare kemi problem perben armonizimi i lojes tyre dhe reparti sulmit..mungon nje lojtare i shpejte dhe i sakte para porte nje alla Rraklli psi Cani eshte luftarak dhe i forte por ekipi qe te veje ne pozite goli Canin duhet te sulmoje me sh lojtare gje e veshtire per kombetaret e vogla si jona…nga te gjithe me mire paraqitet B.Berisha ne australi ..por ai sdo te vije eshte larg….

Komento