Rikthehen Mavraj e Meha, De Biazi harron Kapllanin


de biazi2Nga Gentian Alinani

Dy emra të rinj për ndeshjet e ardhshme. Rikthehet edhe Jahmir Hyka, por jo Kapllani

Në vorbullën e bisedimeve për rinovimin apo jo të kontratës së tij me kombëtaren shqiptar, trajneri italian, Xhani De Biazi ka bërë zyrtare listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet eliminatore, ndaj Zvicrës dhe Qipros. Numri një i bankinës shqiptare ka përzgjedhur 28 lojtarët në bazë të formës së tyre dhe të mundësive për të luajtur dhe për t’i fituar këto ndeshje të cilat nuk shërbejnë për asgjë, përveç se rinovimit të kontratës së tij. Ndryshe nga listat e tjera këtë herë ka disa lojtarë të rikthyer por edhe të tjerë të cilët janë lënë jashtë për arsye se nuk po kalojnë momente të mira. Nga porta dhe deri në sulm, italiani ka bërë llogaritë dhe ka zgjedhur ndoshta më të mirët.

Risia

Ka shumë pak emra të rinj në këtë listë. I vetmi që nuk është grumbulluar asnjëherë nga kombëtarja shqiptare më parë ka shansin tani të tregojë vlerat e tij është Loret Sadiku i cili pranoi të luante për përfaqësuesen tonë.

Rikthimet

Reparti i portës vazhdon të jetë i paprekur dhe në listë figurojnë të tre portierët, Berisha, Ujkani dhe Shehi. Isli Hidi shpresonte që të merrte një ftesë për këto ndeshje, por De Biazi nuk e ka marrë aspak në konsideratë dëshirën e tij. Në repartin e mbrojtjes është rikthyer Renato Arapi i Skënderbeut i cili nuk figuroi në listën për dy ndeshjet e kaluara, ndërsa emrat e tjerë janë të njëjtët. Bie në sy rikthimi i gjigantit të mbrojtjes Mërgim Mavraj i cili nuk luajti në ndeshjen ndaj Sllovenisë dhe Islandës për arsye dëmtimi. Tani ai është rikuperuar plotësisht dhe është i gatshëm për trajnerin De Biazi.

Në mesfushë ka vetëm një emër të ri në listë sepse ai është i vjetër për kombëtaren dhe për tifozët kuqezi. Jahmir Hyka ka marrë ftesë dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Zvicës. Pas formës së shkëlqyer që ai po kalon me ekipin e tij e ka bindur më në fund trajnerin që ta grumbullojë për dy sfidat e radhës. Në repartin e sulmit ka vetëm një emër të ri i cili është Bekim Balaj, ndërsa emrat e tjerë janë të njëjtit me listat paraardhëse. Në ndeshjen e parë të kuqezinjve do të mungojnë disa lojtarë, ndërsa të cilët do të rikthehen për ndeshjen ndaj Qirpos. Në këtë listë është Alban Meha, Sabien Lilaj, Tefik Osmani dhe Emiljano Vila.

Të harruarit

Emrat që nuk bëjnë pjesë në listën e trajnerit De Biazi janë të shumtë. Vazhdon të mbetet enigmë fati i Kristi Vangjelit i cili nuk konsiderohet më pjesë e kombëtares. Po ashtu edhe shoku i tij tek Çernomorets Elis Bakaj që ka luajtur disa ndeshje gjatë këtij sezoni nuk ka marrë ftesë. Vullnet Basha nuk figuron këtë herë në listë, ndërsa vendin e tij e ka zënë Hyka. Në repartin e sulmit ka shumë emra të cilët mund të ishin, por nuk janë. Edgar Çani nuk po kalon momente aspak të mira dhe tekniku italian ka vendosur ta “penalizojë” atë duke e lënë jashtë ekipit për dy ndeshjet e fundit.

Erjon Bogdani mund të quhet një kapitull i mbyllur për kombëtaren për aq kohë sa nuk ka një ekip, por edhe kjo e fundit nuk mund të ndodhë. Armando Sadiku që ishte autori i golit të parë në këto eliminatore nuk është pjesë e kësaj liste, ndërsa vazhdon të mbetet enigmë fati i Edmond Kapllanit. Sulmuesi i Frankfurtit vazhdon të luajë rregullisht, por nuk grumbullohet. Armando Vajushi që shpresonte gjithashtu të merrte një ftesë, duhet t’i shikojë ndeshje nga televizori. Kombëtarja shqiptare do të luajë të premten në “Qemal Stafa” ndaj Zvicrës dhe të martën në transfertën qipriote.

5 Komente

  1. Beni says:

    edhe Dallkun jashte edhe super lista, vetem nese ka ndonje lojtar me te mire le ti zevendesoje…Kapllanit i ka skadu afati.

  2. blerim says:

    o zoti debiasi kushtoja adanan januzajet e le keto praqkat e vjetera shko ne londer fole me ket talent te rralle o zoteri leri fjalet kush po vjen kjo puna kambaru edhe messi me ardhe me lujet ma nuk naduhet kemi dale nga turinir tash duhet mendohet kampion everopian

Komento