Sporti Shqiptar Online

Shkëmbi e thotë hapur: Ne më të mirët e kampionatit

shkembi1Nga Tonin Frroku

“Flamurtari edhe pse nuk ka skuadrën e sezonit të kaluar, që ishte pretendente, me më shumë vlonjat në skuadër do të jetë më i vështirë, në kushtet kur do të ketë dhe më shumë tifozë në stadium. Megjithatë ne besojmë se do ta nxjerrim me sukses”

Ndeshja e javës së dytë, ajo në transfertë me Flamurtarin, edhe për kapitenin Bledi Shkëmbi do jetë ndeshje e vështirë. Megjithatë për kapitenin Shkëmbi kjo ndeshje nuk është krejtësisht e pakalueshme, edhe pse luhet në Vlorë, atje ku korçarët nuk kanë fituar asnjëherë në këto sezonet e fundit. Shkëmb pranon se vërtet Flamurtari nuk është ai i sezoneve të fundit, por, duke pasur kaq shumë vlonjatë në ekip, do të ketë më shumë tifozë në stadium.

Gjithnjë sipas kapitenit, të gjitha ekipet, që luajnë në fushën e tyre me Skënderbeun, kërkojnë të japin maksimumin. Flamurtari diçka më tepër, por Shkëmbi nuk e shikon të ndaluar Skënderbeu në këtë javë të dytë edhe kur ka pranuar se ndeshjet që vijnë pas asaj fitoreje të javës së parë ndaj Besës janë përsëri të vështira. Ja dhe intervista e tij për Gazeta e Sportit.

- Sa e vështirë është ndeshja e kësaj jave me Flamurtarin?

- Do të thoja shumë e vështirë. Si të gjitha ndeshjet e tjera të këtij kampionati. Por të gjitha takimet me vlonjatët janë të vështira, diçka më tepër ato që luhen në fushën e tyre.

- Të vështira edhe në kushte kur ky Flamurtar nuk është ai i një sezoni më parë?

- Është e vertetë që nuk kemi përballë ekipin e një kampionati më parë, por skuadra duhet ta pranojmë se ka lojtarë të cilët, në veçanti në fushën e tyre, ta bëjnë të vështirë ndeshjen.

- Si ta bëjnë të vështirë?

- Sepse, në fushën e tyre, janë nga ato ekipe që nuk kalohet lehtë. Shumë më tepër ndaj një ekip si Skënderbeu, skuadër të cilën kërkojnë ta mundin të gjithë. Një gjë e tillë në fushat e tyre ndodh edhe me skuadrat e tjera, aty ku japin maksimumin.

- Fakti që Skënderbeu jo vetëm ka ruajtur grupin e një kampionati më parë, por akoma më tej ka sjell në ekip lojtarë të nivelit të Muzakës e Ribaj, as kjo nuk mjafton për ta fituar këtë ndeshje?

- Të gjithë e pranojnë se Skënderbeu i këtij kampionati është më i mirë se të gjitha skuadrat e tjera përfshi edhe Flamurtarin. Por pranojnë se takimi i kësaj së diele nuk do të jetë i lehtë. Edhe nëse pranojmë se Skënderbeu është për nga grupi më i mirë se Flamurtari. Ashtu siç të gjithë e dinë se shkojmë vetëm për ta fituar këtë takim, edhe duke e ditur se nuk do të jetë aspak e lehtë për ta bërë këtë.

- Shkëmbi, a do të kishit deshirë të luanit në një javë tjetër me Flamurtarin?

- Në gjykimin tim, në çdo javë që të luhej ky takim do të ishte e njëjta situatë. Mendoj se sa më parë të luhet një ndeshje e tillë, aq më mirë është për të dy ekipet.

- Besa në javën e parë, në të dyten Flamurtari, më pas Kukësi e diku më vonë Tirana. Katër javë “zjarri” për Skënderbeun?

- Tri ndeshjet pas asaj të fituar me kavajasit janë vërtet të tilla.T akime që luhen njëra pas tjetrës. Ndeshja këto jo vetëm të vështira, por edhe përcaktuese.

- E mendoni të ndaluar Skënderbeun në javen e dytë?

- Në mënyrë kategorike jo. Që ky takim do të jetë i veshtir këtë po e pranoj. Nuk duhet të harroni se Skënderbeu ka grupin e duhur për të kaluar me sukses ndeshje të këtij niveli. Për këtë jam i sigurt dhe jo vetëm unë.

- Që në javen e parë Takaj ka bërë të ditur se titulli sigurohet nga ndeshjet në transfertë. Çfarë ka dashur të thotë me këtë?

- E thjesht kjo. Të fitosh me ekipet rivale në fushat e tyre vështirë të ketë pengesa për të shkuar tek titulli. Këtë mendoj se ka pasur parasysh kur është shprehur keshtu. Sepse një fitore me Flamurtarin, në shtëpinë e tyre, është me tepër se sa një sukses i një jave tjetër në këtë rrugë të gjatë për të dalë kampion për herë të katërt radhazi.

- Shkëmbi, pas historisë që Skënderbeu e Kukësi kanë dashur të bëjnë në futbollin evropian, a nuk iu duket se kampionati ynë nuk filluar akoma?

- (Qesh) Më bësoni, pas dy muajsh ndeshje evropiane edhe ne e kemi të vështirë të rikthehemi në realitetin e futbollit shqiptar. Por jam i bindur se nga takimi i kësaj jave në transfertë me vlonjatët do të shikojmë se kampionati ynë paska filluar. Sepse takimet me Flamurtarin janë të nivelit të takimeve evropiane që kemi luajtur, aty jam I bindur se atmosfera do jetë krejt ndryshe.

- Më lejo të të them se Flamurtari në tre sezonet e fundit ka pasur një ekip pretendent, por nuk ka pasur dhe aq tifozë. Ju mendoni se këtë kampionat, edhe duke mos pasur ekipin e tre kampionateve të fundit, do ketë tifozë?

- Them se po.

- Përse?

- Sepse këtë sezon, me këtë ekip, luajnë më shumë futbollistë vlonjat. Që do të thotë se tifozët e kësaj skuadre janë më besnikë më lojtarët e qytetit të tyre.

- Sipas kësaj logjike i bie që edhe Skënderbeu, për këtë kampionat, duhet të kishte më tepër lojtarë korçarë?

- (Qesh përseri) Skënderbeu në këto katër kampionate nuk ka pasur problem me tifozët, përkundrazi të gjithë e dinë mirë se ekipi ynë ka tifozerinë më të zjarrtë. Përjashtim ka bërë vetëm kjo javë e parë e këtij sezoni, por unë jam i bindur se tifozët tanë do të rikthehen pas ndeshjes së parë. Për këtë jam vërtet i bindur.

- Me kaq pak ekipe kampionati do jetë më i bukur?

- Sigurisht që po. Gjithnjë e kam thnë, sa më pak ekipe të ketë në një kampionat, aq më i bukur bëhet sezoni.

- Pas tre titujsh radhazi është e vështirë të fitohet edhe një i katërt?

- Shumë më e vështirë. Por Skënderbeu i ka të gjitha ato çfarë duhen për të fituar edhe një titull tjetër.

- Me këtë do të thoni se atë çfarë ka Skënderbeu nuk e kanë ekipet e tjera?

- Ekipe të mira ka plot, por në menyrë kategorike si Skënderbeu jo, gjë të cilën e pranojnë të gjithë.

3 Comments

  1. spartan

    12/09/2013 at 15:29

    -shkembi-!!!-cfare e veshtire-eshte-te mundesh nje vlore te rrezuar -sot-ne nivelet e kategorise inferiore-.aspak-vlora nuk mund te rezistoje me shume se 20-minuta-sa per tu dukur ne fushe- dhe skenderbeu mund te perketheje lojen sipas deshires se vet-madje mund tu ktheje atyre(v historine-madherwell–ku vlonjatet u shpartalluan –8-1-edhe pse ne organike kishin nje ekip me te forte se ky I sotmi -qe per skenderbeun duhet te -duket sikur nuk egziston-..–me nje gjykim korekt-skenderbeu fiton te djelen-thelle-dhe vlonjatve su mbetet gje tjeter vecse te hane vehten e dhembe-(e cmund e bejne tjeter–asgje dhe vetem asgje)-duke u ankuar si zakonisht -per gjykimin jo transparent(hkhkhkkkhkhkhk)–per federaten qe si ka me sy te mire -(hkhkhkhkhkhkh)–per nja 200-11-metersha te padhene ne favorin e tyre(hkhkhkhkh) dhe fundi mund te jete tragjik per fushen -pasi mund te kthehet serish si dikur- ne fushe-patatesh-(ndaj meshiroheni ndopak)..vlora kete vit mund ti beje te fala-kategorise inferiore –..fat te mbare dhe super-superfitore skenderbeut ne kete takim-…

  2. peco

    13/09/2013 at 03:10

    Kur lexova frazen apo fjaline se “…dhe skenderbeu mund te perketheje lojen sipas deshires se vet-”
    m’u kujtua nje fragment nga Don Kishoti. Don Kishoti, nje kalores I aratisur, donte te ndeshkonte te liqte , por gjithmone mundej dhe pesonte demtime ne trup aq sa duheshin dite per t’a mare veten. Njehere, pas je disfate, I thote Sancos; “Heren e kaluar bene me ty c’deshin, por kete here PO QENDROJME NE FUSHE TE HAPUR KU UNE MUND TA PERDOR SHPATEN SI TE ME DOJE QEJFI.”
    Une dua shume e me shume se cilido tofoz qe Skenderbeu te fitoje ne Vlore, per shume arsye. Por ne fushen e Vlores, me ate tifozeri, ndeshja do te jete shume e veshire per Skenderbeun dhe mundesija, te pakten per nje fitore minimale, eshte disi e dyshimte. Prandaj bera dhe krahasimin me Don Kishotin dhe deshires te komentuesit te mirenjohur “Spartan” per ate se Skenderbeu mund ta perktheje( t’a ktheje)lojen si te doje vete.
    Gjithsesi urime Skenderbeut per nje rezultat me marje pikesh, qofte dhe nje te tille, ne Vlore!

  3. spartan

    14/09/2013 at 06:03

    -peco–kur nuk ke besim ne nje fitore te skenderbeut ne nje vlore qe vertet sot nuk egziston–mos i urro ketil ekipi-(skenderbeut)- marrje pikesh ..-faleminderit per disfatizmim e treguar ne shkrimin tend-ta them meqe mund te jesh edhe tifoz I skenderbeut-perdrisa e uron megjithse me ndroje dhe mosbesim- ….

Komentoni

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>