Sporti Shqiptar Online

Klasifikimi i FIFA-s, vazhdon marshimi i kombëtares kuqezi

kombetarja-Shqiperi-QiproNga Gentian Alinani

Djemtë e De Biazit arrijnë vendin e 37 në klasifim. Lënë prapa Serbinë dhe Japoninë.

Kombëtarja shqiptare po jeton një nga momentet më të bukura dhe historike të saj. Kjo jo për faktin se jemi në garë për “Botërorin 2014”, por edhe se është duke përparuar vende në renditjen e pargjitshme të FIFA-s. Kuqezinjtë kanë rikuperuar vetëm një vend, duke arritur në atë të 37, por lënë pas ekipe të rëndësishme si Serbia dhe Japonia.

Këta të fundit ishin pjesmarrës në Kupën e Konfederatave, por ekipi ynë kombëtar është më para tyre. Hapat e mëdha dhe fitoret e rëndësishme në muajt e mëparshëm kanë bërë që ekipi kombëtar të ruajë një formë të mirë dhe të ekuilibruar duke mos pasur luhatje si vitet më parë.

Renditja mund të ishte më e lartë nëse do të arrihej fitorja ndaj Norvegjisë, por nuk nodhi kështu. Barazimi i shtatë qershorit me Norvegjinë e ndihmon Kombëtaren Shqiptare të fitojë edhe një pozicion në klasifikimin e përgjithshëm të FIFA-s për muajin që sapo lamë pas. Ekipi i drejtuar nga trajneri Xhani De Biazi ngjitet kështu në vendin e 37-të të klasifikimit me 689 pikë në total, duke lënë pas edhe kombëtaren e Japonisë, kampione në fuqi e Azisë.

Në krahasim me muajin e shkuar, Shqipëria ka humbur vetëm një pikë, por duke pasur humbjen e terrenit nga shumë skuadra, kjo i ka ndihmuar kuqezinjtë të regjistrojnë një tjetër arritje historike. Për sa i përket kundërshtarëve direkt në grupin eliminator, Sllovenia ku do të zhvillojmë edhe transfertën e radhës në muajin shtator, mban vendin e 45-të me 634 pikë, ndërsa Islanda renditet në vendin e 73-të.

Nga ana tjetër, barazimi në “Qemal Stafa” e ka ndihmuar Norvegjinë të fitojë 4 pozicione pasi mban vendin e 25-të, ndërsa Zvicra zbret e 16-ta në klasifikim duke humbur dy pozicione. Këto janë shenjat që të gjithë duhet të besojmë tek ky ekip kompetitiv dhe ta shohin me sy pozitiv kombëtaren shqiptare. Kjo arritje është një hap pozitiv edhe për të trembur në një farë mënyrë kundërshtarët të cilët nisur nga renditja e klasifikimit duhet të ndihen inferiorë ndaj nesh.

Kjo renditje nuk ka sjellë shumë të reja për ekipet vetëm se Brazili ka arritur të bëjë një hap gjigant pasi fitoi “Kupën e Konfederatave”. Kryesimin e renditjes së përgjithshme vazhdon ta mbajë Spanja, pavarësisht disfatës 3-0 në finalen e Kupës së Konfederatave. Iberikët ndiqen nga Gjermania, Kolumbia, Holanda dhe Italia, ndërsa Brazili ka fituar plot 13 pozicione duke kapërcyer në vendin e 9-të.

Një koment

  1. kukes

    06/07/2013 at 13:05

    kjo eshte nje arritje e madhe me te vertete.kjo arritje i ben lojtaret te besojne se nuk ndihen te vegjel si dikuri.me kembe ne toke dhe me nje besim te madh per ndeshjet e tjera.

Komentoni

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>