Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/single.php on line 2

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/header.php on line 2

Partizani godet sërish, Behar Maliqi vishet i kuq

Partizani godet sërish, Behar Maliqi vishet i kuq

partizaniNga Edmond Sufaj

Ish-kapiteni i Prishtinës ka firmosur një kontratë dyvjeçare me kryeqytetasit, duke u bërë lojtari i pestë i afruar zyrtarisht në merkato

Ish-mesfushori me tipare mbrojtëse i Prishtinës, 27-vjeçari, Behar Maliqi është lojtar i skuadrës së Partizanit. Lojtari ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me drejtuesit e kuq, duke u bërë kështu lojtari i pestë i afruar zyrtarisht në ekip. Maliqi ka qenë kapiteni i skuadrës së Prishtinës, me të cilën ka luajtur që nga 2008-ta.

Mesfushori me tipare mbrojtëse ka qenë një nga lojtarët më stabël në formacionin bazë, duke kontribuar në fitimin e titullit në Kosovë. Pas Besnik Krasniqit dhe Labinot Brahimit, afrimi i Behar Maliqit e dërgon në tre numrin e lojtarëve të afruar nga ekipi i Prishtinës.

Binjakëzimi

Mesa duket, binjakëzimi midis skuadrave të Prishtinës dhe Partizanit ka sjellë rezultatet e para porsa i përket merkatos. Aktualisht, nga Prishtina janë afruar tri lojtarë, të cilët kanë nënshkruar kontrata serioze me skuadrën e Partizanit.

Lojtarët e afruar

Me goditjen e radhës, skuadra e Partizanit e ka dërguar në pesë numrin e lojtarëve të afruar në ekip. Pak ditë më parë, Partizani nënshkroi me tri lojtarë, duke firmosur me mbrojtësin e krahut të Shkëndijës së Tetovës, Mevlan Muratin, i cili është njëkohësisht dhe lojtari i shpresave të Shqipërisë.

Gjithashtu, të kuqtë firmosën zyrtarisht edhe me mesfushorin e Prishtinës, Besnik Krasniqi dhe me qendërmbrojtësin, Labinot Ibrahimi, me të cilin gjithashtu u nënshkrua një kontratë trevjeçare.

Pas afrimit të këtyre lojtarëve, skuadra e kuqe duket se ka bërë një hap të rëndësishëm në merkato, duke siguruar shërbimet e pesë lojtarëve. Me goditjet e ditëve të fundit, Partizani bëhet ekipi i vetëm që ka afruar më shumë lojtarë në merkaton sezonale.

Në këtë kuadër, skuadra është përforcuar ndjeshëm në fazën mbrojtëse, ku krahas dy mbrojtësve, në ekip është afruar edhe një portier.

Pas zyrtarizimit të katër futbollistëve, tashmë pritet edhe firma e Rrahmanit, i cili konsiderohet lojtar i të kuqve nga kryeqytetasit.

Merkato shqiptare e vakët

Nga pesë afrimet e fundit, katër lojtarë janë nga Kosova dhe Maqedonia. Besnik Krasniqi dhe Labinot Brahimi dhe Behar Maliqi janë nga futbolli kosovar, ku kanë qenë pjesë e Prishtinës.

Ndërsa Mevlan Murati është lojtar që ka luajtur me ekipin e Shkëndijës së Tetovës. Afrimi i mundshëm i Amir Rrahmanit do ta dërgonte në pesë numrin e lojtarëve të afruar jo nga futbolli shqiptar.

Kontratat

Me lojtarët e afruar së fundmi, skuadra ka nënshkruar kontrata realitivisht afatgjata, të cilat flasin shumë në lidhje me të ardhmen e skuadrës, ndryshe nga shumë ekipe në kampionatin shqiptar.

Largimet nuk kanë nisur ende

Nga skuadra e Partizanit është larguar vetëm një lojtar. Mbrojtësi Enri Tafaj kërkoi lejekalimin nga drejtuesit e klubit, e cila iu dha pa pengesë.

Pas afrimeve të fundit, stafi teknik i duhet të bëjë dhe largimet e domosdoshme nga ekipi, në mënyrë që Partizani të mos vijojë stërvitjen me organikë të fryrë.

Stërvitja

Partizani kishte planifikuar të zhvillonte seancën e parë stërvitore më 20 qershor, por stafi ka vendosur që kjo të shtyhet. Trajneri Lika ka deklaruar kohë më parë se ekipi do të vijojë seancat stërvitore edhe pse organika nuk do të jetë e plotësuar. Gjithashtu, Partizani ka planifikuar të zhvillojë fazën përgatitore, ku vendi i mundshëm është Greqia.

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/comments.php on line 2

Komento

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/sidebar.php on line 2

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/footer.php on line 2