Sporti Shqiptar Online

“Shqipëria kualifikohet në Botërorin e 2014”

imagesMbrojtësi i kombëtares kuqezi, Debatik Curri nënvizon se dy ndeshjet e radhës do të vendosin fatin e skuadrës. “Nëse shqiptarët besojnë te kualifikimi, sigurisht që dhe ne besojmë”

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Debatik Curri, mendon se Shqipëria ka potencial që të kualifikohet për në Kupën e Botës “Brazili 2014”. Ish-mesfushori i Prishtinës, ishte pjesë e ndeshjes “spektakël” që u zhvillua fundjavën e kaluar mes Prishtinës dhe futbollistëve më të mirë të Kosovës, të cilët luajnë në kampionatet e ndryshme të Europës. Në fakt Curri ka qenë i pranishëm në stadium, por nuk ka mundur të aktivizohet për shkak të dëmtimit që pësoi pikërisht para ndeshjes së Tiranës, përballë Norvegjisë.

E ardhmja e mbrojtësit ende në pikëpyetje

Curri, i cili tashmë është ndarë nga klubi turk, Gencilbirlig, në një intervistë për KosovaPress, thotë se brenda dy javëve do të jetë i gatshëm t’i kthehet fushës së blertë. Ai e pranon se ka klube të interesuar për të, por Curri thekson se menaxheri i tij është duke u marrë më të ardhmen e tij.

Debatiku nuk e përjashton mundësinë e rikthimit në klubin ukrainas, Vorskla. “Para ndeshjes me Norvegjinë u lëndova, por besoj se brenda dy javë do të jemi i gatshëm. E ardhmja ime? Ende  nuk dihet asgjë, ose të paktën nuk ka ende siguri maksimale në lidhje me skuadrën time të re. Unë nuk dua të nxitohem duke bërë dekalrata të gabuara.

E rëndësishme është që unë të gjej edhe njëherë formën time më të mirë, pasi këto kohët e fundit nuk kam pasur shumë fat në këtë aspekt. Ai që po merret me të ardhmen është agjenti im. Siç e thashë ofertat nuk mungojnë. Disa prej tyre i kam marrë në dorë, i ka studier, por nuk mund t’i mbyll dyert ofertave të tjera që mund të vijnë në drejtimin tim”, shprehet Curri.

 

Curri: Nëse besojnë shqiptarët, besojmë edhe ne

Megjithëse nuk ka qenë protagonist me fanellën e Shqipërisë në ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2014, për shkak të dëmtimeve, mbrojtësi ka besim se skaudra do të arrijë më në fund të bëjë një hap të madh përpara, kuptohet se po flasim për një kualifikim të mundshëm në Kampionatin Botëror.

Sipas Currit, dy ndeshjet e radhës që do të luajë Shqipëria, larg fushës së saj, do të mund të thonë shumë për këtë ëndërr të gjithë kombit shqiptar. “Mundësitë që ne të kualifikikohemi janë aty, e ndoshta për herë të parë, ato janë në dorën tonë. Nëse besojnë shqiptarët, besojmë edhe ne.

Ne kemi potencial që të kualifikohemi. Shpresoj se pak do të marrim vendin e dytë dhe të luajmë pastaj një ndeshje tjetër, këtë herë “play off”, e cila do të mund të na garantojë biletën për në Brazil. Dy ndeshet e shtatorit do të jenë vendimtare për kualifikim. Duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm, pasi si Sllovenia edhe Islanda janë dy ekipe shumë të fortë. Tashmë, mund të themi që edhe sllovenët, pas fitores së fundit janë futur në lojë për kualifikimin.

Do të luajmë në shtator dhe e rëndësishme është që të jemi edhe në një formë të mirë, pasi shumica prej nesh do të vijnë pas pushimeve, e vetëm sapo do të kenë filluar punët me skuadrat përkatëse. Megjithatë, që të mos përsëritem më shumë se kaq, po them edhe njëherë se në rast se shqiptarët besojnë te ky kualifikim, atëherë këtë besim e kemi dhe ne”, përfundon Debatik Curri, i cili shpreson shumë që të jetë i gatshëm për trajnerin De Biazi, për sfidat e radhës.

8 Comments

  1. shqiponja

    19/06/2013 at 14:34

    BRAVO ! ENDRRAT LINDIN ATJE KU KA VARFERI KA THENE GANDHI !!

  2. edi buda las vegas

    20/06/2013 at 15:06

    juve jeni palla nrovegjia do marri 9 pike se ka 3 ndeshje mbrenda dhe nje jashte ne sllovenia po fitore pra 12 pike oki doki

  3. armir

    21/06/2013 at 02:38

    hajde do zoti

  4. teo

    22/06/2013 at 17:03

    nuk esht me e mire se ne as sllovenia as qipro e as islanda…

  5. MISHEL CERE

    25/06/2013 at 01:09

    gjerat nuk jan fare as mir as keq sepse hengrem golin ne minuten e 87 duhet te besojm per nje 3 piksh ose ne slloveni ose ne island duhet ta besojm dhe te perserisim shtatorin e kaluar ku fituam qipron3-1 ose te lozim si ndeshjet e fundit atehere mund tja dalim do e shikoni

  6. arti

    28/06/2013 at 10:49

    Nga grupi jone nuk kalon i dyti,nga nente grupet i dyti me i keq nuk kalon,FATKEQESISHT tete grupet e tjera kane te dytin me te mire keshtu qe e vetmja shprese eshte te kalojme Zvicren

  7. arti

    28/06/2013 at 10:56

    Nga grupi jone nuk kalon i dyti,nga nente grupet i dyti me i keq nuk kalon,FATKEQESISHT tete grupet e tjera kane te dytin me te mire keshtu qe e vetmja shprese eshte te kalojme Zvicren

  8. p.laç,,,,,

    28/06/2013 at 15:26

    Si gjithmon flasim thashe theme nga mete ndryshmet ashtu siq na ndodhi Me Norvegjin e pam morri x Kurse ne ja bejme vetes qjefin ashtu siqe jemi mesuar si gjithmon pra flasim u ne se diskutojm do shkojme ne Brazil se na presin me krah hapur Sa mendje te leht qe kemi e sdudiojme futbollin te gjithe me nje mendje eh sa ka ky i shkret futbolli shume ne jemi shume large asaj qe kerkon koha dhe futbolli i bukur Pra dhe me Qipron e kemi te veshtir dhe jo me Islanden apo me Sllovenine me sa e shofim ajo munde dhe te na e kaloje para nesh Dhe jo te tjerat Deri ktu jemi shume mire Koha ben te veten dhe euforizmat e teperta jane pa dobi Koha ajo e tregon sesa jemi te zot,,,

Komentoni

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>