“XUXI”, golat që frenuan Ajaksin dhe Standartin


xuxi foto kryesoreNga Bedri ALIMEHMETI

70-të vjetori i një futbollisti, që me lojën e golat e tij ka mbetur i paharruar

Në shtator1966 “17 Nëntori” përgatitej të luante takimin e parë në turin eliminator të Kupës së Kampioneve, ku shorti e kishte vënë përballë një ekipi modest si “Oslo-04″, ç’ka kishte rritur shpresat e bardhebluve për kalimin në turin e dxytë të atij kompeticioni. Por, arrestimi pas një akuze absurde i qendërmbrojtësit legjendar Skënder Halili u bë shkak që pushtetarët komunistë të mos lejonin pjesmarrjen e “17 Nëntorit” në Kupën e Kampioneve.

Gjithsesi në sezonin tjetër 1966-1967 performanca e bardhebluve është e jashtzakonshme dhe teksa titulli qe thuajse i siguruar tri javë para përfundimit, incidentet e pasndeshjes me “Partizanin”, ku “17 Nëntori” pati dalë fitues 2-1, u bënë shkak që FSHF t’i  përjashtonte (!) nga kampionati…

Pak kush e njihte me emrin e tij të vërtetë. Josif Kazanxhi, nga të afërmit shokët e miqt por dhe nga futbolldashësit edhe sot nëpër ambjentet sportivë të kryeqytetit përmendet me emrin, Xuxi. Nofkë përkëdhelëse, mbetur nga fëmijëria e hershme, kur me bashkëmoshatarët e rrugës së “Kavajës”, në fillim të viteve 50-të të shekullit të kaluar, bridhte pas topit prej lecke, pa i shkuar aspak nëpër mend se një ditë do të bëhej pjestar i Tiranës, “!7 Nëntorit” të “artë”, ekipit ëndërr të viteve 60-të, që bëri epokë në futbollin tonë dhe që ka mbetur ende nostalgjik, në kujtesën e atyre që patën fatin ta ndjekin në fushën e blertë.

Josif Kazanxhi-Xuxi, mesfushori shtatlartë, potent me tipare sulmuese, që spikaste sidomos në lojën e ajrit, teknik dhe veçanërisht taktikisht i disiplinuar, dallohej njëherësh për sedrën solide dhe shpirtin e sakrificës. Ai u lind në Tiranë më 13 qershor 1943 në një familje qytetare tiranase. Po të jetonte sot sigurisht do t’i festonim 70-të vjetorin e lindjes. Por, për fat të keq, pak kohë më parë, më 9 nëntor 2012, Xuxi u nda nga jeta.

Nuk ka rrugicë nga ato që derdhen në rrugën e “Kavajës”, të mos ketë pasur djem futbollistë, që janë aktivizuar nëpër ekipet e klubeve kryeqytetas. Nëpër kalldrëmet e tyre, në kopshtet e familjeve të nderuara tiranase: Xhafa, Rada, Shaba, Kika, Fuga, Kepi etj, dhe më pas në oborret e shkollave: “Kristoforidhi”, “Luigj Gurakuqi”, “Konferenca e Pezës” e “Naim Frashëri”.

Apo tek fusha ku ndodhet sot ministria e punës (në vitet 50-të aty ka qenë një poligon qitje i SHNUM-it), spikatën së pari talentet e vëllezërve Mema: Haxhi, Osman, Ali e më pas të Sulejmanit e Ardianit, të vëllezërve Bukoviku (Baçi): Teofil, Pavllo(Ben) e më pas Millani, vëllezërve Papadhopulli: Aristidh e Miço, nga familja Beliu: Masari, Esadi, Ganiu e Paridi, Alfred e Mario Ruço, Gani, Xhevdet e Erion Xhafa, Jani e Romeo Rama, Lorenc Vorfi, Luigj Bytyçi etj, e midis tyre edhe Josif Kazanxhi-Xuxi, i cili për fatin e tij të mirë e kishte shtëpinë fare pranë fushës “Puna” (kopshti i familjes Rada, ish-ekspozita “Shqipëria sot”), ambjenti ku në vitet 50-të stërviteshin ekipet e futbollit të klubit “17 Nëntori”.

Si të gjithë bashkëmoshatarët e atyre viteve edhe ai pjesën më të madhe të kohës e kalonte me topin e futbollit, derisa një ditë shoku i tij Ali Mema e ftoj të shkonte me të tek ekipi i të rinjve të Tiranës, që stërvitej nga Xhavit Demneri.

- Kemi parë atë natë një shfaqje të estradës së Tiranës, – kujton “Mjeshtri i Madh” Ali Mema – dhe të nesërmen kemi shkuar në stërvitje. Gjatë gjithë kohës profesor Xhaviti e ka vëzhguar me kujdes dhe në fund, kur po largoheshim na tha: “{una, nesër mos harroni, po në të njejtën orë ju dua këtu”.

Kështu nisi rruga sportive e Xuxit, në pranverën e largët të vitit 1959. Bashkë me shtatin dita ditës i rritej e i përsosej edhe shkalla e mjeshtrisë sportive. Nga të rinjt, më 1961 luan me “Rezervave” e Tiranës.

Ishte koha kur talentet e shquar të bardhebluve Halili, Pano, Frashëri, Bukoviku, Bytyçi, O. Mema etj., që paralajmëronin pragun e një epoke të re në futbollin shqiptar ishin “gllabëruar” për të kryer shërbimin ushtarak në radhët e “Partizanit” e “Dinamos”, ndaj nga ky ekip kaluan pranë ekipit të parë: Ali Mema, Gëzim Kasmi, Petraq Ikonomi, Gëzim Saraçi, Bahri Ishka, Niko Xhaçka, Tomor Gjoka etj.

Mes tyre edhe shtatlarti Josif Kazanxhiu-Xuxi, që debutimin e parë me fanellën bardheblu arrin ta bëj në vitin 1962 në një ndeshje e vlefshme për Kupën e 50-të vjetorit të Pavarsisë. Në dhjetor të atij viti thirret për të kryer shërbimin ushtarak.

Por, edhe pse gjatë tri viteve të shërbimit ishte pjestar i ekipit “Partizani”, çuditërisht një talent si ai, nuk arriti të aktivizohej asnjëherë (!) në asnjë ndeshje në radhët e skuadrës së kuqe. Megjithate Xuxi nuk u dekujarua kurrë. Ndërkohë stërvitej rregullisht çdo ditë me ngulm e përkushtim nën moton “Do të vij dita ime”.

Dhe vërtet dita e shumëpritur nuk vonon. Në dhjetor 1965, Kazanxhi kthehet në gjirin e skuadrës së tij, që atë vit kishte fituar të parin titull kampion të pasluftës. Shumë shpejt bëhet pjestar i formacionit të djemve të Myslym Allës. Përkrah emrave të mëdhenj: Halili, A. Mema, Frashëri, Kasmi, Bukoviku, O. Mema, Xhaçka, Ishka,Tafajt etj, kontribuon edhe Xuxi në fitimin e titullit të dytë kampion, që në karrierën e tij qe i pari.

Në shtator1966 “17 Nëntori” përgatitej të luante takimin e parë në turin eliminator të Kupës së Kampioneve, ku shorti e kishte vënë përballë një ekipi modest si “Oslo-04″, ç’ka kishte rritur shpresat e bardhebluve për kalimin në turin e dxytë të atij kompeticioni. Por, arrestimi pas një akuze absurde i qendërmbrojtësit legjendar Skënder Halili u bë shkak që pushtetarët komunistë të mos lejonin pjesmarrjen e “17 Nëntorit” në Kupën e Kampioneve.

Gjithsesi në sezonin tjetër 1966-1967 performanca e bardhebluve është e jashtzakonshme dhe teksa titulli qe thuajse i siguruar tri javë para përfundimit, incidentet e pasndeshjes me “Partizanin”, ku “17 Nëntori” pati dalë fitues 2-1, u bënë shkak që FSHF t’i  përjashtonte (!) nga kampionati.

Gjithsesi ai vit qe me fat për Xuxin, për vlerat që mbarte si futbollist u bë ndër futbollistët e preferuar të mjeshtrit Loro Boriçi, i cili jo vetëm e ofron në ekipin Kombëtar, por edhe e aktivizon në tri ndeshje për eliminatoret e Kupës së Kombeve të Europës. Më 08.04.1967 në Dortmund, ndaj RFGJ (0-6), më 14.05.1967 në Tiranë ndaj Jugosllavisë (0-2) dhe më 17.12.1967 në “Qemal Stafa” në barazimin historik (0-0) ndaj RFGJ  (nënkampione e Botës) së teknikut Shën, që për shkak të këtij rezultati mbeti jasht finaleve të europianit.

Pas kësaj “17 Nëntori” e dominon kampionatin dhe fiton dy tituj radhazi më 1968 dhe në sezonin 1969-1970. Dhe në të dyja pjesmarrjet në edicionet e Kupës së Kampioneve, së pari më 28.09.1969 ndaj belgëve të “Standart” të Liezhit në “Qemal Stafa”, pak minuta para përfundimit ishte Kazanxhi, që me golin e tij pas një goditje brënda zone barazon shifrat në 1-1.Dhe së dyti një vit më pas më 16.09.1970 mbërrin takimi historik me “Ajaksin” e Amsterdamit. Por, këtë takim më së shumë se rezultati surprizë e bën të tillë një histori e patreguar, që ka të bëj me Kazanxhiun.

Në nxemjene zakonshme “17 Nëntori” del në fushë me këtë përbërje, siç është fiksuar në foto: Konomi, Frashëri, Dhales, Kasmi, Çela, Ali Mema, Kazanxhi, Gani Xhafa, Hyka, Xhaçka, Medin Zhega. Por, kur nis takimi në radhët e bardhebluve në vend të Kazanxhiut zbret në fushë Iliaz {eço, i cili bashkë me Xhafën edhe Zhegën ishin marrë përforcim nga Dinamo.

Po ç’kishte ndodhur? Përse ishte kryer ky zëvendsim? E vërteta qëndron kështu. Pak minuta para orës 16:00 ekipet dalin në koridor për të zbritur në fushë, por gjyqtarët tek kryejnë kontrollin e zakonshëm konstatojnë se, këpucët e Kazanxhiut kishin taka prej alumini, gjë që përbënte rrezik dhe nuk e lejuan të aktivizohet dhe  ç’ka e detyroi trajnerin Myslym Alla, ta zevendësoj me Çeçon.

Ndërkohë që në fushë nis takimi, këpucari i bardhebluve Met Hyka nis punën për t’i veshur takat e këpucëve të Xuxit me meshinë, duke ua mbuluar kështu krejt pjesën metalike. Ndërkohë Kazanxhi e ndiqte ndeshjen gjithë emocion nga dritarja e dhomës së zhveshjes.

Pjesa e parë mbyllet 1-0 për hollandezët e Rinius Mishels, që me fillimin e pjesës së dytë dyfishojnë sërish me anë mbrojtësit Surbie. Por, në këto minuta në vend të Xhafës, tekniku Alla ka aktivizuar Xuxin, që ka kaluar me sukses kontrollin e gjyqtarave dhe në ato momente tejet të vështirë bëhet promotor e nxitës i të gjithë shokve të ekipit për të mos u dorëzuar.

Dhe vetëm pak minuta më vonë saktësisht në të 58′ Kazanxhi ndjek me guxim një top të harkuar nga Çela në brëndësi të zonës së “Ajaksit”, shmang ndërhyrjen e kapitenit holandez, jugosllavit Vasoviç, fiton duelin ndaj Berri Hulshofit dhe me kokë e përcjell topin në rrjetën e “Ajaksit”.

1-2. Loja rihapet. Johan Krujfi, që për shkak të një operacioni (apendicit) kryer disa javë më parë e ndoqi ndeshjen nga pankinë shtanget nga habia. Por, nuk mbaron këtu. Bardheblutë tashmë janë dominbues në të gjithë drejtimet.

Sulmet e tyre nuk reshtin dhe nga çasti në çasti pritet goli i barazimit. Dhe kështu ndodh. Në 88′ falë një kombinacioni perfekt midis Çeços e Zhegës ky i fundit me një goditje të saktë, tund për të dytën herë rrjetën e amsterdamasve, 2-2. Superskuadra hollandeze që për tre vite me radhë do dominonte Kupën e Kampioneve nuk arrin të dalë fituese nga “Qemal Stafa”.

Vasoviç, Hulshof, Rep. Neskens, Han e Surbie me shokë u futën kokëulur në dhomat e zhveshjes. Madje, atë mbrëmje të largët shtatori të vitit 1970, klani amsterdamas, që kishte udhëtuar në Tiranë me avion të posaçëm (i pari çarter që ulej në Rinas) shoqëruar nga 30 gazetarë u larguan pa dhënë asnjë intervistë (!).

Në atë kompeticion europian “Ajaksit”, që u shpall fitues i Kupës së Kampioneve, veç “17 Nëntorit” të Tiranës, dy gola nuk arriti t’i shënonte asnjë ekip tjetër. Dhe padyshim meritë të veçantë në këtë drejtim ka ai që e goditi i pari Josif Kazanxhi-Xuxi.

Në vitin 1972, Kazanxhi e mbylli karrierën sportive dhe deri në vitet 90-të punoj në ndërmërrjen Elektromejksore të Tiranës. Më pas emigroj me familjen në Itali, ku më 9 nëntor 2012 papritmas u nda nga jeta. Mban titujt “Mjeshtër Sporti” dhe “Mirënjohje e Tiranës”.

Komento