Klodeta Gjini, nje jetë për një cm…!


klodeta kryesoreNga Dëfrim Methasani

Afro 25 vjet, një rekord që jeton i pathyer, si vetë atletja rekordmene. Rrëfimi i një personazhi

Rastësisht e kam takuar vetëm dy ditë më parë në Tiranë, afër TVSH, duke ecur me hapin e saj të lehtë, si dikur kur vraponte drejt shkopit fluturues ne pistën e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, apo shume pistave në stadiumin e Korçës, Shkodrës, apo qytete dhe shtete të tjera brenda dhe jashtë vendit. Klodeta Gjini, shumë pak, ose aspak kish ndryshuar.

Vajza që dikur përbënte thuajse çdo ditë lajm në gazetën Sporti, apo të vetmen media televizive te kohes, sot është tejet e zakontë, por që duket se ruan brenda saj, atë vitalitet te viteve te arta. Prej vitit ’92, ajo jeton në Itali, por duke lënë gjurmë më shumë se me vitet e sport, me punën hulumtuese që bën në Universitetin e Bolonjës, me studimet e saj, sidmos në fushën e atletikës. Por pikërisht kjo femër kaq e thjeshtë, dikur ishte numuri 1 tek ne. Jo pak, por dhjete vjet me radhë, bënte ligjin në sportin e atletikes, por edhe ne sportin shqiptar. Bashkë me trajnerin e merituar, “Mjeshtrin e Madh”, Azis Rulin, përbënim binomin më interesant te viteve 80-90. Rekordi në këecim së larti I vendosur në gusht te vitit ’89.

Ka mbetur akoma në histori në Shqiperi, sepse është I pathyer, por edhe është cilësuar, si një nga 50-te rekordet më interesante ne botë. Me kënaqësi, ajo pranon të sjell detaje dhe të rrëfej jetën e mbushur me shumë ngjarje sportive, që nuk I ikin kollaj nga kujtesa dhe jo veëm e saj, por e gjithë sportdashësve që e mbajnë mend, kërcimin së larti, prej nje femre elegante, që bënte tifoz nga dita në ditë…

Si lindi ëndrra e nje vajze fluturuese?

Si shumë fëmijë të tjërë edhe unë kasha cilësi dhe të dhëna që binin më sy të mësuesve dhe spcialistëve te asaj kohe. Në fillim kam qënë te shkolla “vasil Shanto”, por më pas kalova te shkolla “20 Vjetori”, që kishte klasat sportive. Aty unë dallohesha për kërcimet nga vendi dhe mjaft elemntë të tjerë që bënin diferencën dhe mbaj mend që në nje kampionat të moshave 10-vjeç edhe pse unë isha 9, fitova vendin e parë. Pastaj talenti im, u ngjit me pasionin dhe deshirën e mësuesve dhe trajnerëve. Suksesi I parë erdhi ne vitin 1973.

Më pas çfarë ndodhi me vajzën fluturuese, që nisi të bëhej kaq e famshme?

Merita padiskutim është e trajnerit tim Azis Ruli, me të cilin kalova pjesën time te rinise dhe sportit. Jo pak, por afro 20 vjet, une punova si atlete ne klubin “17 Nëntori”, sot “Tirana” dhe aty gdhenda emrin tim si kampione dhe atlete triumfuese. Fillimisht titujt ishin pë rte rejat e më pas, dhjetë vjet me radhë pë rteë rritur, sidmos ne vitet 80-90, pata kulmin tim..

Çfarë dallonte në këtë sport dhe këtë stilt ë kërcyerit asokohe?

Ke të drejtë që pyet, sepse vertet në atltikë është një sport që bën diferencën. Duhet shumë punë te merresh me kërcime. Më besoni, bashkë me trajnerin tim, punonim deri ne 7 orë në ditë. Është një sport që kërkon edhe intelegjence. Kam nje secret që dua ta rrëfej sot. Ne analizonim edhe nje rezultat humbës dhe mbi atë ngrinim suksesin e radhës..ndryshe nuk arrije dot të ishe kampione, apo fituese.

Atëherë tregoehj shumë kujdes për sportin, madje talented zbuloheshin në shkolla dhe pastaj vazhdohej më tej e punohej me sejcilin prej tyre. ishte nje grup elitar, që dua ta kujtoj edhe sot. Kur kishim grumbullime, ishim bashkë, unë, Ajet Toska, Pavlina Evro, Sazan Fisheku, Pavllo MIhali, Vera Bregu, Gjergj Ruli…imagjinoje çfarë emrash dhe yjesh të sportit dhe sa konkurencë kishte…

 

Vërtet emra të mëdhenj, por edhe rezultate tuaja ishin me namë asokohe. A mund te veçosh disa prej tyre në këtë intervistë?

Me kënaqësi po ndalem vetëm te disa prej tyre. në fillim dua të përmend rejkordim tim historic, më 21 gusht të vitit 1989, kur unë preka lartësinë 192 cm. Bëri shumë bujë dhe unë atëhërë nuk kam fjetur gjumë pëe 48 orë. I gjithë opinion jetoj me këtë sukses timin, që shënonte nje rekord historik. Gjithashtu dua të ndalem në disa prej medaljeve të fituara në vitin 89, 90, 91, në Austri, Greqi, Rumani dhe në lojrat mesdhetare në Athinë.

Kam zënë vend të dytë ne mintingun nderkombetarë të Zhvgat në Austri, por rezultati ishte I barabartë me vendin e parë, në shifrat 189 cm. Në vitin ’90, në Greqi, në Seres, zura vendin e 3-të, rezultat që ishte I barabartë me vendin e parë dhe të dytë. Në vitin 1991, në Bukuresht, zura vendin e 2-të, ndërsa përsëri në Athinë, dola e gjashta në lojrat mesdhetare me 186 cm. Kam fituar medalje argjendi dhe bronxi katër vjet rrjesht.

Sa kanë qënë bashkëudhëtare emocionet dhe sukseset e Klodit në pistat shiptare dhe ku kishe më shumë dëshirë të garoje?

Thuajse gjatë gjithë karrierës sime, kam kaluar çastet më të bukura të jetës përmes sportit. Kur garoja në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, në pushim të ndeshjes, nuk kishte gjë më madhështore dhe emocionuese. I gjithë stadiumi ngrihej në këmbë dhe sinqerisht ndikonte edhe ne rezultat.

Por shumë kujtime kam edhe ne stadiumin e qytetit të Korçës, kur zhvillohej edhe kupa “Kristo Isak”. Kishte bukuri, garë dhe emocion, sepse edhe Korça kishte nje grup të madh atletësh cilësorë dhe brilant në këtë sport, të cilët dua ti kujtoj me shumë respekt. Shumë kujtime kam..shumë..

Në disiplinën e kërcimit së larti, sa tregues janë të rëndësishëm?

Janë cilësitë fizike të domosdoshme, por roli të madh kanë dy, gjatësia dhe dhënat fizike të një atleti. Unë vrapoja shumë, në mëngjes dhe në darkë, punoja shumë, për çdo element, apo detaj, për lëvizjet e trupit, sepse duhej të ishe edhe gjimnaste. Punoja shumë me hapin, vrullin, elegancën, shpalosjen e trupit, por edhe mënyrën e rënies. Pra duhej një kalvar levizjesh, për të shkuar deri te finalja e madhe.

Si erdhi “divorci” me sportin e atletikes dhe kur?

Pas 20 vjet karrierë, mu dash të ik në Itali, si shumë të tjerë shqiptarë. Edhe atje vazhdova të merresha me sport, sepse ruaja nje forme të shkëlqyer, madje isha në kulmin tim. Por në vitet e para që unë nisa edhe në Itali të arrija rezultatet e para, mu desh të fitoja një tjetër betejë, atë me sëmundjen e rendë të tumorrit. Ndaj sot jam tejet e lumtur, që jam kaq mirë edhe pse humba sportin tim te zemrës…atletikën dhe kërcimin së larti.

Sa është përshtatur Klodi në Itali dhe me çfarë merresh konkretisht?

Kam vite që studio dhe bashkpunoj  shumë me Univeristetin e Bolonjës, atë të sportit. Kam mbrojtur edhe një temë shkencore që ia kam dedikuar rezultateve te mia. Konkretisht tema titullohej:”Analiza e një rasti në rezultatin e kërcimit së larti”. Me këtë punë, arrita të fitoj vëmëndjen e stafit dhe tashmë atje unë mërrem me shumë të rinj dhe fëmije, pasi më kanë besuar edhe rolin e trajneres.

Dikur kam parë një dokumentarë që titullohej :”për nje cm..”Përse ky titull që ishte nje thënie e juaja?

Sepse unë në fakt kërkoja përmes stervitjes që bëja, të arrija nga njëra garë në tjetrën një cm më shumë. Pork y synim dhe objektiv është edhe në jetën e përditshme, sepse njeriu lufton për diçka ndryshe nga dita në ditë. Ndaj është më shumë filozofike, se fizike si shprehje…

Nëse do tju bëhej një ftesë nga sporti shqiptar, pëe te qënë në një rol, apo në mësimdhenie, a do ta pranonit?

Aktualisht jam mes Italise dhe Shqipërise. Italia është vendi ku jetoj prej 22 vitesh, ndërsa Shqipëria atdheu im, që më bëri të famshme dhe më dha gjithçka. Me Tiranën, apo Shqipërinë, nuk do të vija askënd dhe do ti thoja po, cilesdo ftesë që do vinte në adresen time. Unë kam studiuar shumë atje dhe mendoj që jam përgatitur për shumë sfida të reja me të cilat ndeshet dhe perballet sporti këtu. Për Shqipërinë, kurrë s’do të thoja JO!

 

Klodeta Gjini:

“Mjeshtre e Madhe

Mjeshtre e Merituar e Sportit”

-      Lindur në Tiranë më 20 gusht 1964. Ka filluar sportin në vitin 1973 me klasat sportive.

-      Ka ushtuar sportin e atletikës në disiplinën: Kërcim së larti.

-       Kampione shqiptare në kërcimin së larti, ku rekordin e saj me 1.92 m akoma nuk e ka thyer ndonjë vajzë shqiptare. Rekordi 1.92 m në muajin gusht të vitit 1989.

-       Skuadrat ku ka garuar: 1978-1992 garon për 17 Nëntorin; 1992-1993 me skuadrën Assi Banca Toscana të Firences.

-      Aktualisht Klodeta Gjini jeton ne itali per nje kohe te gjate ku se fundmi ka nisur dhe nje studim rreth sportit te Atletike per sa i perket zhvillimit te tij.ku ky studim eshte perqendruar pikerisht ne dispilin e kercimit se larti aty ku dhe ajo u be e famshme ne ato vite.

 

Trajneri per sportisten

Ruli:”klodeta, një vullnet të hekurt”!

Klodeta padyshim mbetet ikona e sportit të atletikes në Shqiperi. Së bashku me këtë vajzë të talëntuar, unë arrita të gjej rezultatet e ëndërruara prej shumë vitesh ne sportin e atleikës në Shqipëri. Ne të dy bashkë, guxuam dhe fituam, fituam në ato vite të vështira, por që vështirë se përsëriten në sportin tonë. Klodeta kishte një pasion dhe vullnet të hekurt. E trajtoja si vajzën time. Punonim gjatë, me orë të tëra dhe kurrë nuk mposhtej nga lodhja. Ajo ngrinte edhe pasha, hekura, bënte edhe gjimnastikë, gjithcka në shërbim të rezultatit. Vazhdojmë të kemi mardhënie shumë të mira, madje ishte e ftuara special ne ceremonine e dhenies së çmimit “Mjeshtër I Madh” për mua dhe dokumenatrit të RTSH.

 

Klodi, ose sportistja për trajnerin..

Trajner, shok, baba, thuaj çfarë të duash. Unë më shumë rrija më profesorin, se në shtëpinë time. Stërvitesha pa pushim dhe ai kurrë nuk kursehej të jepte më të mirën. Azis Ruli kërkonte gjithnjë të renë, përparimtaren, cilesinë dhe të dy bashkë e arritëm. Shpesh herë kam parë lot në sytë e tij, kur kemi arritur shifra të reja dhe sidmos rekordin kombëtarë. Mirnjohje për punën që bëri me mua dhe shumë vajza e djem të tjerë atlet tek Tirana dhe ekipi kombëtarë.

 

Prinderit dhe djali, më shumë se një pikë ë dobët..

Prindërit e saj, Simon dhe Ana Gjini, kanë qënë dy njerëzit, më mbështetës dhe tifozë pëe Klodin. Sipas saj, ata nuk kursyen asgjë, që ajo të realizonte endërrën e madhe si kampione dhe rekordmene në kërcim së larti. Po kështu, një tjëtër pikë e dobët e saj, është djali, Alan që së shpejti mbush 18-vjeç. Të dy bashkë jetojnë në Itali.

3 Komente

  1. Vili Shkodr says:

    Klodeta gjini atlete qe bashke me Pavlina Evron Donika Hanxharen kane dominuar ne sportin e atletikes per femra ne vitet 80-90,nje respekt i vecante per Klodeten

Komento