Futboll për femra /Juban Danja fiton Kupën “Mehdi Zhega”


Figura e Medin Zhegës është kujtuar sërish në Shkodër. Këtë herë nga dy ekipe të futbollit të femrave, të cilat kanë organizuar një takim me njëra-tjetrën, duke i vënë emrin aktivitetit, Kupa “Mehdin Zhega”, në kujtim të kësaj figure të fuqishme të futbollit shkodran dhe atij shqiptar. Janë përballur me njërs-tjetren dy ekipet shkodrane, Juban Danja dhe The Door.

E para ka fituar 2-1, me golat e shënuar nga Paula Jaku dhe Aidena Mustafa dhe, në këtë mënyrë, është shpallur “Juban Danja” fituese e kupës “Medin Zhega”. Ka qenë kapitenia e këtij ekipi Xhulia Preçi, ajo që ka marrë e para në dorë kupën e vënë nga organizatorët me këtë rast.

Ka qenë edicioni i dytë i saj, pasi i pari qe organizuar, po mes këtyre dy ekipeve, në dhjetor të vitit 2007, me inisiativën e koordinatorit të shoqatës “The Door”, Kastriot Faci dhe atëherë mjeshtri Zhega pat qenë vet i pranishëm për t’i dhënë Kupën skuadrës fituese. për t’i dhënë kupën ekipit

Komento