Rama i frikshëm, Mavraj dhe Bulku të pakalueshëm


kombetarja sotVLERËSIMET

Ndeshje e mirë e djemve të De Biazit, nota pozitive…

Lojtarët e kombëtares shqiptare dhanë maksimumin në fushën e lojës pavarësisht se nuk mjaftoi për të dalë me tri pikë nga “Qemal Stafa”. Pavarësisht mungesave të shumta trajneri De Biazi kishte hedhur në fushë një formacion të vendosur mirë taktikisht edhe pse fizikisht jo fort mirë. Nga Berisha në portë dhe deri tek Çani në sulm lojtarët treguan momente tepër pozitive dhe bënë ndeshje relativisht të mirë.

Etrit Berisha- Pas disa ndeshjeve edhe porta e mbrojtur prej tij pëson gol. Gjiganti i portës luajti minuta vërtet të mira, edhe pse  tek goli mund të kishte bërë më mirë. U vu shumë pak herë në provë dhe ato herë reagoi pozitivisht. Daljet janë pika e tij më e fortë, por vallë pse u mendua tek rasti i golit… Nota 6.5

Armend Dallku- Mbrojtësi më shumë i kritikuar nga tifozët vazhdon të jetë i rëndësishëm. Ka raste kur gabon, por edhe rikuperon mjaft mirë. Për shumë minuta vuajti presionin e kundërshtarëve, por në pjesën e dytë e mori veten mirë. Nota 6

Admir Teli- Duhet të zëvendësonte një lojtar si Lorik Cana dhe ia arriti më së miri. Me Mavrajn në krahë krijuan një dyshe shumë të fortë që mund të jetë siguri për të ardhmen. Eksperienca e tij është e nevojshme për kombëtaren. Në pjesën e dytë gjeti pak vështirësi për shkak të zëvendësimit taktik të trajnerit. Nota 6

Mërgim Mavraj- Jo më kot e quajnë Mat Humelsi shqiptar. Është vërtet mbrojtës shumë i fortë. Fitoi pothuaj çdo duel të mundshëm edhe pse luajti për shumë minuta i dëmtuar. Nëse kombëtarja ka një pikë të fortë ajo është pikërisht në qendrën e mbrojtjes. Me pak fat, mund të shënonte edhe golin e parë. Nota 7

Ansi Agolli- Treni i krahut të majtë. Mbrojtësi që luftoi për çdo top dhe ia arriti qëllimit. Krosimi i tij që në minutën e parë mund të zhbllokonim rezultatin. Në pjesën e parë ishte vërtet i papërmbajtshëm, por në të dytën i ranë pak bateritë. Nota 6.5

Emiliano Vila- De Biazi e vlerëson shumë këtë lojtar dhe bën mirë. Është i papërtuar dhe vrapon shumë në krahun e majtë. Është i aftë të bëjë edhe mbrojtjen edhe sulmin. Kishte mundësinë e artë për të shënuar golin e fitores, por goli i goditur prej tij kaloi shumë pranë shtyllës. Nota 6

Migjen Basha- Nëse një Altin Lalë i dha lamtumirën futbollit, një tjetër po lind në kombëtare. Mesfushori i Torinos ka eksperiencë dhe shumë klas në këmbët e tij. Me Bulkun krijojnë një dyshe vërtet të mirë. Në gjithë performancën e tij të mirë, ka vetëm diçka të vogël negative… e mban topin më shumë seç duhet. Nota 6.5

Ervin Bulku- Kapiteni i ekipit ishte shpirti i skuadrës. Vrapoi nga njëri cep në tjetrin dhe dha të gjitha forcat e tij. Përveç se i fortë fizikisht, dha edhe një asist të shkëlqyer për Salihin që kishte mundësinë e shënimit të golit të dytë. Digë e pakalueshme në mesfushë. Nota 6.5

Valdet Rama- Autori i golit që ngriti peshë gjithë stadiumin. Ishte spektakolar dhe i papërmbajtshëm. Gjithmonë problem për Rud Espen. Driblin dhe goditje e kalibruar… Ai ka gjithçka që i duhet një lojtari. Nota 7.5

Hamdi Salihi- Nëse dy muaj më parë u shndërrua në hero, këtë herë ishte një luftëtar i mirë. Vrapoi shumë dhe e ndihmoi skuadrën në fazën mbrojtëse. Mund të shënonte golin e dytë, por fati nuk ishte me të. Goditja spektakolare me kokë u ndal në traversën e Jarstein. Nota 6

Edgar Çani- Sulmuesi shtatlartë u paraqit shumë mirë. Gaboi dy raste shumë të mira, por kjo nuk ia ul aspak vlerat kësaj ndeshjeje pozitive për të. Në shumë raste u detyrua të bënte sulmuesin e dytë edhe pse fiziku i tij nuk ia lejon atë.  Nota 6

Tefik Osmani- U fut si zëvendësues dhe kaloi minuta shumë të mira. Mbrojtësi shtatlartë fitoi shumë dyluftime, por nuk ia doli tek rasti i golit… Nuk ishte aspak faji i tij. Nota 6

 

Më aktivi

Valdet Rama ishte lojtari që krijoi më shumë raste dhe volum loje nga kuqezinjtë e De Biazit.

 

Më pak aktivi

Armend Dallku ishte lojtari që gaboi në disa raste. Mbrojtësi mund të kishte bërë edhe më mirë, por sidoqoftë ishte provë pozitive.

13 Komente

  1. TOSI says:

    vlersime shum njeanshme turp turp kjo ka qen ndeshje monotone ,euforike ,ne shqiptare jemi per shpata si Skenderbeuuu dhe asgje tjeter ,po me duket edhe per fillozofi hahaha

    • kosova says:

      loje shume e mire e shqiperis nese luajn keshtu me zemer edhe ma tutje me siguri se do te jemi ne brazil,vetem perpara,suksese,forca shqiperia

  2. realisti says:

    Nota kaluese vetem per Berishen, Mavrajn, Agollin, Ramen dhe Canin.

    Lojtaret qe duhen nderruar jane: Dallku, Teli, Vila, Osmani

    De Biasi gaboi shume me Osmanin dhe Kace. Osmani nuk kishte pozicion ne fushe, kurse Kace as qe mund te shihej kunder 2metrosheve norvegjez.

    De Biasi deri te momentin i nderrimeve paraqiti nje Shqiperi per tu lakmuar qe se kemi pa asnjeher te tille, perfekte.

    Lojtaret qe jane rritur futbollikisht jashte Shqiperise dhe Kosoves kane klase tjeter.

    Formacioni im idel eshte ky
    1. Berisha
    2. Lila
    3. Agolli
    4. Mavraj
    5. Cana
    6. Basha
    7. Gasulla
    8. Meha
    9. Cani
    10. Salihi
    11. Rama

    • gjilanasi says:

      pajtohem me ty veqse Cani me zevendesu me Roshin Salihi ne qender i ndihmuar nga Rama dhe Roshi do jet fantastike mendimi im

  3. edinxheko says:

    U pa qarte se De Biazi e kishte vendosur ekipin ne fushe ne menyre mbrojtese per te mos humbur dhe kjo edhe te zevendesimet qe u kryen. Sulmit i mungonte mbeshtetja nga mesfusha dhe sidomos nga krahu i djathte ku mungonte Lila qe per mua eshte i pazevendesueshem me krosat qe fut ne zone.Dallku eshte shume i dobet dhe duhet te largohet nga ekipi kombetar megjithe karakterin e forte qe e karakterizon! Qe te fitosh duhet te guxosh dhe pikerisht kjo i mungoi kombetares dje. Por mesa duket De Biazi duke pare edhe mungesat e rendesishme ne mbrojtje e mesfushe arriti te merrte ne fund me te miren e mundshme duke u kondicjonuar nga mungesat. Bulku dhe Rama ishin me te miret ne fushe!Dhe nuk diskutohet qe De Biazi eshte trajneri qe i duhej Shqiperise! Urime per te dhe shpresoj qe mbrojtja qe mbetet thembra e Akilit per Kombetaren te nderroj fytyre sa me pare sepse nuk jep garanci. Duhen dy apo tre lojtare te forte ne mbrojtje dhe te shpejte qe te mund te kapin kundershtaret edhe ne rast triblimi. Me Sllovenine do ta kemi punen shume keq atje pasi Sllovenia ka marre nje trajner shume te mire tashme dhe e ka lene pas fazen e pare ku humbi ne Tirane. Nese duam Brazilin duhet fitorja atje dhe per kete duhet nje mesfushe dhe sulm i forte.Nese nuk sulmojme as mos te shpresojme per barazim ne Slloveni!

  4. spartan says:

    –shqiperi qe -’flet’- shume pak-se me nje gol te vetem nuk kalohet askush-nuk fitohet me askend dhe nuk mund te shkohet ne botror-ndrimi i salihit -gabim fatal- i de biazit-nuk ishim 2-0-dhe athere kur sduhej tranjeri gabon keqazi-duke e lejuar norvegjine e- ‘vdekur’-te shohe me shume nga sulmi dhe te shenoje at’here kur nuk pritej dhe as qe mendohej-lojtaret e kombetares sone –ndjellin– barazimin fatkeq-pasi kishin ’100′-vjet qe flisnin rreth tij-aq me teper kur vinin pas nje fitore magjike nga oslo-(nje barazim nuk eshte keq)-kjo flet se shqiperia nuk eshte e sigurte ne fitore edhe kur udheheq-deri afer fundit-DE BIAZI-duhet ta luftoje kete fenomen negativ-duke mos i lejua lojtaret te japing deklarata-te tilla-qe lene shije te keqe-dhe ndjellin-’ters’—edhe pse jemi te dytet-duket se -”filmi-mbaroi’-per ne-.-kemi humbur 5 -pke me islanden e ‘shkalafitur’ dhe norvegjine e ‘mplakur’-dhe a e mendoni ku do te ishim–por–sdime ose sduam-..barzili tashme duket –larg–shume -larg-…keq-shume keq-….shqiperia kete here -6—jo me shume-…

  5. baci says:

    MI RROFSHIN TOPAT HIQ SEN NUK A PUNA JON PSE A PO MENDOJM QE PO RRIM VEND DYT A TASH PI SLOVENIS KEJT I HUPIN E NI BARAZIM ME QIPRON JEMI PRAP PARAFUNDIT

  6. Aldo says:

    Kush eshte ky gazetari qe u gjen yckla lojtareve profesinoste europiane si Basha, Cani e Berisha qe per me teper lane shpiritn ne fushe, teksa ngre ne qiell amatore nga Azerbajxhani e Irani si Vila, Bulku, Agolli, Dallku, Osmani..

    Car behet mer ne kete vend..car gazetaresh…sbehemi kurre ne me kshtu lajkash..Kuren e kures…Fol te verteten qe e ke edhe ne Bibel..mos ki frike mer Zotrote..thuaj te verteten…

    • Patrioti says:

      Bulku dhe Agolli kan qen me tmiret per mendimin tim.le te pellasi ky Aldo sa ktu sa te Panorama duke i sha por bulku dhe agolli jan bisha lojtar.plas nga inoti o aldo Agolli Bulku jan bisha

  7. RAIMONDI says:

    Kjo analize ketu eshte dashamirese , pro problemi eshte se kur mbrojtja jone kishte topin dhe kekronte tua jepte mesfushoreve apo edhe sulmuesve per ecur aksioni peprara , nuk i gjeje dot ku ishin mesfushoret tane …..sepse ishin te bllokuar nga norvegjezet dhe kishin edhe te meten se nuk leviznin pa top ne menyre qe ti zhbllokoheshin mbulimit qe ju bente norvegjezi —Kjo bllokonte lojen tone …dhe atehere detyroheshin Basha dhe Rama qe te mernin inkursione individuale duke shfrytezuar talentin e tyre personal per triblim ne gjysem fushen e Norvegjise …..Por sidomos sulmuesit tane ishin komplet apatike dhe nuk leviznin apsak pa top, Gjithe loja jone dukej sikur nuk kishte sulmues , le pastaj qe ata sulmues donin 10 raste pa te shenojne nje gol,_Jane shume jo eficente

    _-Ndaj une emdnoj se me perjashtim te Rames dhe Bashes , mesfusha dhe sulmi duhen ndryshuar __Ndersa mbrojta jone eshte mire

    Porse emgjithate problemi jone kryesor eshte trajneri qe nuk di te vperoje sipas situatave –Ai loz me topa te gjate dhe nuk shfrytezon aftesite teknike te Bashes dhe Rames ne emnyre qe aksioni eci i rjdheshem drejt portes kudnershtare ….

    _Portieri jone tek rasti i golit u tregua shume i dobet __Topi erdhi ne zonen e tij dhe ai nuk doli qe ta grushtonte por e la –Pastaj edhe kur topi po vinte drjet portes …erdhi drejt e tek kembet e portierit tone …Si nuk reagoi njecike me kembe ky portieri jone dhe ta nxirte topin jashte……

    Portieri jone ishte dobet ne ate ndeshje , aq me teper qe Norvegjia ishte nje ekip me sulm shume te dobet
    Islanda dhe Qipro bejne loje me te mire se Norvegjia ne aspekt tkatik

    Gjynaf qe i humbem dy pike …..Trajneri jone bern nderime qe te pesoje gol _Nuk e ka haberin fare

    Me mire te kemi nje trajner shqiptar, -Lala psh eshte trajner shume i mire_

  8. kali i ngordh says:

    shqiperia ka tre ndeshje jashte dhe nje brenda,norvegjia tre brenda dhe nje jashte me sllovenine…kush e gjen se kush nga skuadrat do te kualifikohet?????????mos u ngrefni kot

  9. blerim says:

    persh urime per nje pik se dikush felt kote ekot duhet dime se norwegjia osht nje kombetare me tradite ne tash kemi qel syte pak kjo shum buker 1_1 kemi mujet edhe me hupe hale makeqe po duhet tij lufetojem keta qe jon ne nivel ton slovenia apo island keta duhet tij fitu norwegjia shkoje papa ase kush nuk kaqen gabim ne gol aj osht raste edhe nuk kethehet ma duhet mendur per pare te fitojem te tjeret edhe ne sloveni jemi ne shqiperi dojemi te gjidh shqiptaret do te nedimojem kombetaren duhet shkojem gjidh ne sloveni ne cipro keshtu duhet sa iperket lojes mendimi ime ok de biase pak sa gaboje pjesen edyt aje udashte ta vazhdoje me suleme ejo munborjet kjo osht e keqja po te sulmojeshem ne ate nuk kishin me ardhe ne korenera apo shance duhet mendohet kur je tu fitu 1.0 duhet luftu per 2_0 ejo munbrojet ishall ije fitojem bile te paketn i fitojem 9 pik

Komento