Sporti Shqiptar Online

Shqipëri – Norvegji, në aksion dhe policia

policia2Nga Anxhela Tato

Ndalohen flamujt me shkop dhe parrullat ofenduese në stadium. Ja masat e marra në prag të sfidës. Akset rrugore, që bllokohen ditën e ndeshjes deri në mesnatën duke gdhirë e shtuna, por edhe shumë njoftime të tjera, të cilat kanë lidhje me rendin e qetësinë para, gjatë dhe pas ndeshjes

Ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Norvegji, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Brazil 2014”, jo vetëm vendos, por dhe mobilizon në detyrë uniformat blu, thuajse në një gatishmëri numër një. Ruajtja e sigurisë dhe e rendit është objekti kryesor i masave të marra nga ana e Policia e Tiranës për mbarëvajtjen e një prej ndeshjeve më të rëndësishme për vendin tonë.

Në një deklaratë për shtyp, nga ana e bluve, bëhen të ditur segmente rrugore që do të bllokohen ditën e premte, si dhe oraret, në të cilat në ato rrugë, nuk do të qarkullojnë makinat.

Risia për këtë ndeshje është kontrolli i imët i tifozëve, që do ndjekin ndeshjen drejtpërdrejt në stadiumin “Qemal Stafa”, ku me datë 7 qershor, në ora 20:30, do të zhvillohet sfida mes ekipit kombëtar të Shqipërisë dhe Norvegjisë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror të Futbollit “Brazil 2014”.

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë bën të ditur se ka marrë një sërë masash organizative. në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të këtij aktiviteti sportiv.

Kontrolli i tifozëve

Një ndër masat më të shtrënguara të uniformave blu do të jetë kontrolli i çdo tifozi, që do të futet në dyert e stadiumit “Qemal Stafa”. Kjo masë është e vlefshme, jo vetëm për sportdashësit shqiptar, por edhe për ata norvegjezë. Është detajuar një listë me një kategori sendesh, të cilat janë të ndaluara rreptësisht në stadium, duke shmangur, në këtë mënyrë, ndonjë incident të mundshme dhe duke ruajtur sigurinë gjatë ndeshjes.

Për uniformat blu, flamujt me shkop dhe parullat me citate ofenduese janë pjesë e listës së zezë. Mesa duket, këtë herë, tifozët do të mbetet të zhgënjyer nga zgjedhja e policisë, duke pasur një barrikadë mjaft të fuqishme për të shpërthyer vrullin e ndjenjave patriotike në stadium.

Por shpirti i tifozit do të triumfojë në këtë ndeshje, e cila ka tone mjaft euforike për shqiptarët, duke qenë mjaft afër kualifikimit për kampionatin botëror, që do të zhvillohet në Brazil. “Gjatë hyrjes së sportdashësve në stadium, nga ana e policisë do të ushtrohet kontroll i imët në drejtim të parandalimit të futjes nga tifozët të sendeve të ndaluara. Bëhet fjalë për sende të forta, fishekzjarrë, shishe të ndryshme, kapsolla, flamuj me shkopinj, parulla me mbishkrime jo të përshtatshme”, thuhet në njoftimin e bluve.

Bllokimi i rrugëve

Sfida me Norvegjinë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Brazil 2014”, do të mbajë bllokuar disa nga segmentet kryesore rrugore të kryeqytetit. Uniformat blu njoftojnë se për rreth 12 orë, nga ora 14:00 deri në mesnatën e së premtes, duke u gdhirë e shtuna e datës 8 qershor, janë përzgjedhur disa zona, të cilat nuk do të jenë të kalueshme nga automjetet rrugore, kjo për të ruajtur rendin në rrugë.

Segmentet rrugore, që do të mbahen të bllokuara, janë të gjitha akset që të çojnë në stadiumin “Qemal Stafa”. Do të bllokohet qarkullimi rrugor në rrugët “Dervish Hima”, “Asim Zeneli” dhe “Perlat Rexhepi”.

“Policia i bë apel qytetarëve për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e tyre, për bllokimin e segmenteve rrugore që të çojnë për në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë, duke filluar nga ora 14:00 deri më 24:00, duke bllokuar qarkullimin në rrugët “Dervish Hima”, “Asim Zeneli” dhe “Perlat Rexhepi” si dhe Sheshi “Nënë Tereza” deri tek Presidenca.

Policia e Tiranës, duke kërkuar dhe njëherë mirëkuptimin e publikut, u kujton sportdashësve dhe pjesëmarrësve në këtë aktivitet, respektimin me rigorozitet të rregullave të vendosura dhe kodin e sjelljes si para, gjatë dhe pas përfundimit të aktivitetit sportiv”, përfundon njoftimi i uniformave blu.

2 Comments

  1. alb_man

    06/06/2013 at 22:59

    po kshu eshte me stadium ne mes te vendit ,po kta te federates dhe shtetit gjithashtu sju vjen turp kur futen ne stadium dhe e shohin ne ate gjendje,pastaj mendoje njerez jemi dy ore ne stadium po do keshe etje ,po te duhet te shkosh ne banjo.sikur te kishim ameriken ne grup dhe te vinin tifozet e tyre te ne stadium gjysma do hidhte shtetin tone ne gjyq per diskrimin dhe mosplotsim nevojash minimale jetike nejse rrofte kombi dhe kombetarja .pastaj per ke bien kto kembana thuaj

  2. KUQ E ZI VETEM

    06/06/2013 at 23:35

    KJO ESHTE FINALJA SHQIPTARVE DUHET TE LUFTOJM EDHE 21ORE VLLEZER ROFT SHQIPERIA ROFSHIN SHQIPTARET TANE TE KOSOVES DHE SHQIPTARET E MAQEDONISE DHE CAMERIA DHE 7 MILION SHQIPTARE KUDO QE NDODHEN ERDHI KOHA JON NESER EDHE PAK DURIM TA SHIKOJM NDESHJEN PER MUA 3-1 E KAM SHKRUAJTUR MESAZHIN 12:33 VERTETIMI ESHTE NESER 21:45 NE QEMAL STAFA HEROJIN TON DHE HEROI NUMER 1 GJERGJ KASTRIOT SKENDERBEU

Komentoni

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>