FIFA jep leje për Abrashin e Bashën


Ndaj Norvegjisë është i gatshëm edhe lojtari i Valladolidit, Valdet Rama, i cili ka pasur probleme me dokumentacionin

Komiteti Ekzekutiv i FIFA-së ka vendosur dje që t’i hapë dritën jeshile për aktivizim dy lojtarëve të kombëtares shqiptare, Vullnet Bashës dhe Amir Abrashit. Kujtojmë se Basha dhe Abrashi kanë luajtur me shpresat e Zvicrës. Për këtë arsye është dashur një përgjigje nga ana e FIFA-së, që ata të luajnë për Shqipërinë.

Sipas burimeve nga FIFA,  edhe lojtari i Valladolidit, Valdet Rama, do të jetë i gatshëm për Shqipërinë ndaj Norvegjisë. Leja ka ardhur tashmë në zyrat e FSHF-së, e cila lejon Abrashin dhe Bashën që të aktivizohen me kombëtaren Shqiptare. Abrashi dhe Basha luajnë në Zvicër, përkatësisht me Grashopers dhe Sion. Lojtarët cilësoheshin si lojtarë të ekipit kombëtar të Zvicrës, por zgjedhja e tyre i ka habitur të gjithë.

Komento