AZDREN LLULLAKU U arratis nga lufta, sot në kombëtare


llullakuHistoria e sulmuesit që u grumbullua për herë të parë nga De Biazi

Jeta e Azdren Llullakut është një histori që ka tërhequr vëmendjen e medieve në Itali. Disa muaj më parë në portalin e gazetarit të njohur Xhanluka Di Marzio publikohej një profil për lojtarin shqiptar…

E ardhmja është e të rinjve… madje edhe e tashmja. Talentet më interesantë janë ata me historitë më kurioze që meritojnë të mësohen dhe të tregohen nga fillimi në fund. E tillë është edhe historia e të riut shqiptar Azdren Llullaku. Ishte viti 2000 kur në Ballkan shpërtheu lufta e cila u rikthye në zemër të Evropës.

Në Itali emigruan shumë shqiptarë të cilët gjetën një strehëz të ngrohtë. Shumë erdhën me gomone. Për ta, kjo ishte rrugëtimi i shpresës, i sfidës, i ëndrrës. Pikërisht kështu ka qenë edhe për Llullakun që në atë kohë ishte vetëm 12 vjeç dhe erdhi në Itali me të ëmën dhe vëllanë e tij (i ati ishte ndarë nga jeta kur Llullaku ishte shtatë vjeç).

“Ishte e vetmja mënyrë për të pasur një të ardhme”, tregon Azdreni. Ai u akomodua në Tarzo (provincë) e Trevisos, ku nisi të niste një jetë ndryshe. Ishte e vetmja mënyrë për të rigjetur buzëqeshjen e humbur në vendin e tij, Kosovë, ku lufta kishte shkatërruar gjithçka. Në Itali ai do të vinte në jetë pasionin e tij më të madh, futbollin.

Rrugëtimi i tij nisi nga AC Valata në vitin 1999, një ekip i cili militonte në kategorinë e tretë. “Në Kosovë kisha luajtur vetëm në rrugë, ashtu si gjithë lojtarët e tjerë, ndërsa tani sporti është bërë pjesë imja”, tha Llullaku. Futbolli është rast që të jep jeta, është shmangia e frikës së një fëmije që tmerrohet në luftë. Llullaku ia del më së miri, talenti i tij foli dhe doli në pah.

Tani mund të kujtohen sakrificat që ai ka bërë, stërvitja në kohën e lirë, shkolla nga njëra anë. Përveç tyre, duhet të punonte edhe si kamerier për të ndihmuar nënën e tij që ishte shumë keq ekonomikisht. Kur bëhej fjalë për futboll, Azdreni nuk thoshte jo. Në kompeticionet e krahinave ai shkëlqente dhe shënonte shumë gola, emri i tij filloi të përflitej në skutat e ekipeve me emër.

Denis Florin i dha atij shansin për të debutuar në një ekip serioz si ai i Konelianos, ekip ky që militon në kampionatin e ekselencës. Mjafton vetëm pak që ai të përshtatej më së miri. Në sezonin 2004-2005, Azdreni ishte vetëm 17 vjeç dhe realizoi tre gola me ekipin e parë. Kjo nuk ishte kryesorja.

Ai bëri që ekipi i tij të kalonte në superiore. Më vonë kaloi tek Sacilese, ekip në Serinë D, ku në 31 ndeshje arriti të shënonte tetë gola. Kaq mjaftoi për të bindur ekipin e Sudtroi që e mori menjëherë shqiptarin premtues. Aventura në fakt nuk ishte shumë e mirë, sepse nuk arriti të shënojë.

Rikthehet sërish në Serinë D dhe aty fillon të shkëlqejë edhe pse është shumë i vogël. Ka ndryshuar shumë fanella në kategoritë inferiore të futbollit italian duke arritur majat me ekipin Tamai. Shënon 22 gola në 33 ndeshje, sezoni i tij më i mirë. “Lega Pro” mbetet një mirazh për të sepse rregullat ekstarkomunitarë janë shumë të rrepta.

E kërkuan shumë ekipe të njohura, por për asnjë moment nuk arriti të ishte pjesë e tyre sepse pikërisht këto rregulla nuk e lejuan. Ai u zgjodh nga ekipi romun si një nga talentet më premtues që aktivizohej në futbollin italian. Ai u zgjodh nga ekipi Gaz Metan. Momentet që po kalon aty janë të mira. Azdren lufton gjithmonë për më të mirën… Historia e tij është një fabul interesante. Pas një kampioni… fshihet një zemër e madhe…

Komento