Sporti Shqiptar Online

Renditja e FIFA-s, Shqipëria ngjit 7 vende pa luajtur

kombetrjaKombëtarja e Shqipërisë ka ngjitur shtatë vende në renditjen botërore, lajm pozitiv ky në prag të ndeshjes me Norvegjinë në Oslo
Në renditjen e muajit të fundit, kuqezinjtë e De Biazit kanë fituar 7 pozicione duke u renditur në vendin e 64 me 510 pikë. Vetëm pak ditë përpara sfidës së rëndësishme me Norvegjinë në Oslo, ky përbën një lajm të mirë më tepër në aspektin psikologjik, pas rënies së lirë që kishte pësuar kombëtarja kohë më parë. Përsa i përket skuadrave të tjera të grupit tonë eleminator për botërorin, Brazil 2014, ku bën pjesa edhe Shqipëria, Zvicra qëndron më lart se të gjithë.

Helvetët nuk kanë lëvizur nga pozicioni i 14-të në renditjen botërore, teksa ndjek pas Norvegjia që ka humbur dy shkallë. Nordikët në prag të sfidës me kuqezinjtë e shohin veten në vendin e 29 me 784 pikë. Dy pozicione ka humbur edhe Sllovenia, e cila renditet në vendin e 56 me 567 pikë.
Ngjitje ka pësuar Islanda, e cila renditet në vendin e 92, duke ngjitur njëherazi 6 shkallë. Në majën e botës vijon të jetë Spanja me 1610 pikë e ndjekur nga Gjermania dhe Argjentina. Në 10 vendet e para i vetmi ndryshim është rrokada e Kolumbisë me Portugalinë, ku luzitanët zbresin në vendin e 7-të për t’i hapur udhë amerikano-latinëve.

Një koment

  1. shqiptari

    15/03/2013 at 17:19

    SKA RENDESI HIPI OSE ZBRITI AJO KA VENDIN QE I TAKON DHE ASGJE ME TEPER!NUK MUND TE PRESESH ME SHUME SE SHQIPERIA KA TE TJERA PROBLEME !!!

Komentoni

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>