Vajushi mes më të mirëve


vajushiArmando Vajushi është shpallur lojtari më i mirë i javës së 16-të të elitës bullgare të futbollit. Ai u laureua me këtë çmim në një ceremoni që u organizua nga Asociacioni i gazetarëve sportiv në Bullgari,  këta të fundit thanë se shpërblimi për  sulmuesin shqiptar është i stërmerituar.

Kujtojmë se Vajushi me dy golat e tij e mposhti ekipin e CSKA Sofjes javën e fundit. Vajushi pas marrjes së këtij çmimi ka thënë se është jashtëzakonisht i kënaqur me paraqitjet e tij të deritanishme, derisa ka falenderuar gjithë ekipin dhe lojtarët për mbështetje.

 

Komento