Cana në formacionin më të mirë të UEFA-s për Europa Ligën


cana - lacio

Lorik Cana është vlerësuar nga UEFA si njëri nga qendërmbrojtësit që patën paraqitjet më të mira në ndeshjet e 1/16 të finales në Ligën e Evropës të zhvilluara të enjten. Cana është vlerësuar me notën 8.8, pasi shkëlqeu në fitoren 2:0 të Lazios kundër skuadrës gjermane Borussia Moenchengladbach.

Cana u aktivizua gjatë tërë ndeshjes, kurse Lazio me këtë fitore u kualifikua në 1/8 e finales dhe në këtë fazë do të përballet me një tjetër ekip nga Bundesliga, Stuttgartin. Ndeshja e parë do të luhet në Stuttgart me datën 7 mars, kurse ajo e kthimit pas një jave në Romë. Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Cana këtë vit po kalon një formë të mirë te Lazio. Ai këtë edicion ka regjistruar 27 paraqitje te Lazio në të gjitha garat, kurse ka kontratë deri në qershorin e vitit 2016.

3 Komente

  1. deni says:

    ska dyshim loriku esht arush

  2. taulant says:

    Lorik cana lorik cana ti je krenari nje shqiptar ne 11-en me te mire te europa lige e kush tjeter pervec kapitenit kuqezi.

  3. tani says:

    jo vetem qe eshte lojtar i mire,por eshte nje 100% shqiptar dhe nje djal i mrekullueshem.un e kam njohur nga afer kete super tip

Komento