Teli dhe Agolli i japin fitoren Karabakut


karabak
Dy lojtare shqiptare shenuan nga nje gol ne suksesin 3-2 kunder Revanit

 

Falë golit të realizuar nga mbrojtësi Admir Teli, në minutën 91-të, Karabak arriti një fitore shumë të vështirë 2-3 në transfertën me Rëvanin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të kampionatit azerbajxhanas.
Karabaku kryesoi 0-2, pas golave të brazilianit Riçard (6’) dhe mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli (19’). Për ish-lojtarin e Tiranës ky ishte goli i parë sezonal.
Agolli luan nga sezoni 2010-2011 në Azerbajxhan. Ravana barazoi rezultatin në 2-2, me golat e realizuar nga Varea 26’ dhe Kalonas 59’.
Pas një kaosi dhe konfuzioni në zonë, të ardhur pas një goditjeje këndi të fituar nga Karabaku, Admir Teli gjeti hapësirën për të shënuar golin e fitores 3-2, që e ngjiti Karabakun në vendin e dytë (38’), me dy pikë më pak se Inter Baki (40 pikë).
Por, shkodrani Teli, i cili shënoi edhe një javë më parë në fitoren 3-0 ndaj Sumqait, ky ishte goli i tij i dytë sezonal, ndërkohë që ia vlen të kujtojmë se edicionin e kaluar shënoi një gol në kampionat.
Teli ka shënuar gjashtë gola në katër sezonet e tij me Karabakun në Azerbajaxhan. Duhet theksuar fakti se, Rëvani luajti me dhjetë lojtarë nga minuta e 67-të.    /albania-sport/

3 Komente

  1. Besiani says:

    Admir Teli duhet rikthehet ne Kombetare, te pakten per ndeshjen kunder Norvegjise. Ne mbrojtje kemi vertet probleme, ndaj kunder Norvegjise na duhet nje mbrojtje kompakte. Besoj se De Biasi duhet ket parasysh keto, ne ndeshjen kunder Gjeorgjise nuk treguan aspak shpirt luftarak! Ndryshimet dueht behen me lojtar qe jane ne topform dhe nje nga ata eshte Teli, po tregon kete form…

Komento