Mjeku jep verdiktin për Kukelin, mesfushori kthehet pas 9 muajsh


kukeli thyen kemben

Burim Kukeli është duke u munduar ta marrë veten, pas lëndimit të rëndë që e pësoi dy javë më parë. “Frika ka kaluar. Faulli nuk ishte i nevojshëm, por nuk ndiej urrejtje ndaj Grether. Ndihem shumë më mirë sesa dy javë më parë. Mendoj se mund të kthehem në fushën e blertë në fund të vitit. Pas gjashtë javësh do të jem në gjendje të eci përsëri normalisht”, deklaroi 29-vjeçari për prestigjiozen zvicerane ‘Blick’”. Ndërkohë, mjeku i Zurihut, José Romero ka shpjeguar më saktësisht rreth lëndimit të Kukelit. “Burimi duhet të ketë durim. Ky lëndim kërkon shërim në një periudhë afatgjate. Presim me optimizëm që Kukeli të rikthehet pas nëntë muajsh”, deklaroi Romero.

Komento