Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/single.php on line 2

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/header.php on line 2

Sadiku nuk ndalet, shënon dy gola ndaj ish-skuadrës së tij

sadikuSulmuesi shqiptar ka arritur të realizojë dje një dygolësh, duke ndëshkuar pikërisht Lokarnon, në ndeshjen e parë të fazës së dytë të kampionatit

Armando Sadiku e nis fazën e dytë të “Challenge League-s” aty ku përfundoi të parën: paraqitje dinjitoze dhe gola. Kjo ka qenë mbrëmja e djeshme për sulmuesin kuqezi, i cili ka realizuar si fillim në minutën e 42-të të takimit, duke dyfishuar shifrat për Luganon. Megjithatë, “bomberi” elbasanas nuk ndalet me kaq, pasi 3 minuta para përfundimit të sfidës do të shënonte golin e dytë personal dhe të tretin për të tijtë.

E veçanta është se Sadiku ka arritur të gjejë rrugën e golit kundër ish-skuadrës së tij, Lokarnos, në fushën e këtyre të fundit. Lugano fitoi me rezultatin 3-0, ndërsa Sadiku vazhdon të jetë protagonist këtë sezon, duke qenë deçiziv për “bardhezinjtë”. Golat e djeshëm e kanë çuar në 14-të numrin e tyre të realizuar nga ana e 21-vjeçarit në kampionat, i cili duket se shkon i sigurt drejt fitimit të “Këpucës së Artë” në kategorinë e dytë zvicerane.

Ndërkohë që sipas “fussball. ch”, Sadiku vazhdon të ndiqet me interes nga dy skuadrat që militojnë në Superligën e futbollit helvet, Servete dhe St. Galen, të cilat kërkojnë me çdo kusht shërbimet e sulmuesit kuqezi në merkaton e verës. Por, kjo duket se do të jetë e vështirë për t’u arritur nga dy klubet e sipërpërmendura, pasi për 21-vjeçarin, gjatë muajit janar shprehën interes disa klube të njohura evropiane, njëri prej tyre ishte dhe ai i Fiorentinës.

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/comments.php on line 2

6 Komente

  1. Besiani says:

    Armando Sadiku bashke me Egdar Canin jane sulmuesit e se ardhmes ne Kombetaren shqiptare. Sulmuesve te tille ju duhen nja dy mesfushore te talentauar qe pasojne gjate gjithe ndeshjes. Sa i perket te ardhmes mendoj se Sadiku ne Seria A do bente nje karrier te fort.

  2. kokorja says:

    Ka dy vjet qe eshte golashenuesi me i mire i Challenge League. Do te doja ta shihja me mire te Bazeli sesa ne nje klub te Serie A, pra te piqej per 2-3 vjet ne Zvicer e pastaj te provonte nje klub te madh: tani eshte akoma shpejt.

Komento

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/sidebar.php on line 2

Warning: Illegal string offset 'id' in /home/wwwsport/public_html/newsite/wp-content/themes/zenko/footer.php on line 2