Meha shkëlqen edhe në kampionat, shënon në fitoren e Paderbornit


MehaNga ANDI TANKU

Mesfushori kuqezi ka realizuar golin e tretë për skuadrën e tij, e cila fitoi në transfertë kundër Ingolstadit me rezultatin 3-1

Alban Meha ka qenë protagonist në fitoren e Paderbornit në transfertë kundër Ingolstadit. Mesfushori kuqezi ka arritur të shënojë golin e tretë për të tijtë në minutën e 87-të, kur rezultati ishte 2-1 për miqtë. 24-vjeccari ka realizuar nga një pozicion mjaft i vështirë, ku pasi ka shmangur një mbrojtës, ai ka goditur me të djathtën duke e dërguar topin në cepin e majtë të portierit kundërshtar.

Pas një nisje të keqe të pjesës së dytë të sezonit, ku Paderborni u mposht në shtëpi ndaj Braunshvaigut, klubi ku aktivizohet fantazisti i Kombëtares sonë ka arritur të reflektojë në sfidën e djeshme duke gjetur rrugën e suksesit dhe të marrë tri pikë e radhës. Meha shkon në kuotën e tre golave në kampionat, ndërsa kjo paraqitje e tij nuk është e paparashikuar.

Gjatë fazës përgatitore, mesfushori kuqezi realizoi katër gola me Paderbornin, në miqësoret që këta të fundit kishin programuar në përgatitjet dimërore. Meha është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të klubit që militon në Bundesligën 2, ndërsa kujtojmë se në muajin dhjetor të vitit të kaluar ai u la për disa ndeshje në stol nga ana e trajnerit të tij.

Kjo për shkak të formës së tij aspak të mirë që po kalonte, e kushtëzuar nga një dëmtim që ai pësoi në gjurin e djathtë. Por, me nisjen e këtij viti të ri kalendarik, Alban Meha tregoi se mund të ishte deçiziv për formacionin e Paderbornin, ndërsa golat e tij i dhanë një goditje të fortë të gjithë zërave që e kritikonin atë.

24-vjeçari nuk ishte i gatshëm në ndeshjen miqësore që Kombëtarja jonë zhvilloi më 6 shkurt kundër Gjeorgjisë, një mungesë e cila u ndje edhe në organizimin e lojës nga ana e kuqezinjve. Duke ditur rolin që ai ka në ekipin e drejtuar nga trajneri De Biazi, Meha pritet që të jetë edhe një nga lojtarët që do të marrë shumë detyra përsipër në ndeshjen kualifikuese ndaj Norvegjisë, kjo duke parë edhe formën e mirë që mesfushori po kalon gjatë kësaj periudhe.

 

8 Komente

  1. Besiani says:

    Alban Meha eshte i vetmi futbollist shqiptar qe per momentin mund te luaj rolin e organizatorit ne Kombetaren shqiptare, pas pezionimit te Ervin Skeles. Ne Kombetare do duhej te afrohej edhe Enis Alushi qe luan ne kaiserslautern, Bundeslig 2. Nje nga mesfushoret me te mire ne kete lige dhe kandidat per te kaluar ne Bundesliga 1. Nese ka mundesi Migjen Basha te lauj per Shqiperine, shpresojme se po, atehere Enis Alushi ka mundesi, per arsye se edhe pse ka luajtur per U19 gjermane, tani Kombetares gjermane nuk i interson se ka moshen e tille, kurse neve do na bente pune shume. Duhet te ia rekomandojme trajnerit De Biasi dhe fshf-s. Urojme qe edhe Migjen Basha edhe Alushi te afrohen. Ne pastaj do te kishim nje mesfushe shume te fort Meha- Alushi – Basha…

  2. artan says:

    meha basha kukeli roshi mesfush bomb si thoni o djema?

  3. deni says:

    mos harrojm se kemi dhe hyken

  4. landi says:

    meha duam nje gol nga ty ne norvegji si ato qe shenon shpesh ne gjermani me harkime te pakapshme nga portieret.

Repliko