Sporti Shqiptar Online

Hamdi Salihi, destinacioni i ardhshëm, Kina

faqe e pare 2Nga Edmond Sufaj

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi është pranë nënshkrimit për shifrën e 800 mijë dollarëve me një skuadër në kampionatin kinez

Sulmuesi shqiptar, Hamdi Salihi është pranë nënshkrimit të një kontrate me një skuadër kineze në kampionatrin kinez. Bëhet fjalë për një marrëveshje, e cila e mban sulmuesin të lidhur për një vit e gjysmë me një vlerë prej 800 mijë dollarësh. Skuadra kineze nuk bëhet ende e njohur, por nuk është çudi që të jetë dhe skuadra që drejtohet nga ish-trajneri i kombëtares, Josip Kuzhe, Tianin Teda, e cila e ka mbyllur kampionatin në vendin e tetë në renditjen përfundimtare.

Eksperienca e tij te DC  Junajtid nuk ishte e sukseshme. Ai u prit me shumë optimizëm në këtë skuadër, por paraqitja e tij nuk ishte ajo që pritej, pasi ambjentimi ishte shumë më i vështirë se sa pritej. Me këtë ekip, ai luajti 22 ndeshje dhe shënoi tetë gola, duke qenë dhe një ndër lojtarët më të paguar në skuadër.

Ai e nisi karrierën si futbolist me skuadrën e Vllaznisë, me të cilën luajti tre sezone përpara se të transferohej te Panionios në Greqi. Aventura e tij ishte e shkurtër në Greqi, duke u rikthyer te skuadra e Tiranës, ku shpërtheu me lojën dhe golat e tij. Në vitin 2006 ai u transferua në Austri, ku luajti me Riedin, me të cilin luajti tre sezone. Pas eksperiencës me Ried, Salihi u transferua te Rapidi i Vjenës, ku luajti për tri sezone.

Kalimi i tij te DC Junajtid në SHBA, ndikoi jo pak në aktivizimin e tij me kombëtaren shqiptare. Mesa duket, sulmuesi nuk ka hequr dorë nga largësitë e mëdha, ku tashmë destinacioni i tij është në drejtim të Azisë. Në karrierën e tij, Salihi ka luajtur 280 ndeshje, duke shënuar 147 gola, ndërsa me kombëtaren shqiptare, sulmuesi ka luajtur 41 ndeshje, duke shënuar 9 gola.

10 Comments

  1. Pingback: Hamdi Salihi, destinacioni i ardhshëm, Kina | INFO.AL Portal

  2. shqiptari

    30/01/2013 at 14:15

    Lojtar pa talent dhe shumë mburracak…

    • Tifoz. kuqeblu. Tiran.

      30/01/2013 at 18:36

      Mos ja futni kot se Hamdiu eshte lojtar talent dhe me perspektive eshte nje sulmues race me i rtendesishmi i skuadres , te mos harroni golat e tij spektakulare ..

  3. Besiani

    30/01/2013 at 14:35

    Hamdi Salihi eshtee sulmues i mire. Per mendimin tim ka bere gabim qe kur ishte ne Austri kishte oferta nga Bundesliga 2 e Gjermanise dhe nuk shkoi? Po te kishte shkuar ne Ligen e 2 gjermane, sot do te luante ne bUNDESLIGA 1. Keshtu kane ndertuar karrieren shume futbollist si Rrakli, Tare, Vata, skela, Lala, Mavraj, etj. Gabohet nese ne kete moshe shkon ne Kine. Me mire ne nje Kampionat evropian…

    • Tani

      30/01/2013 at 14:59

      Në aspektin sportiv eshte gabim vajtja ne Kinë por edhe e kuptueshme. Rrezik nuk ka pas asnje oferte nga ndonje klub europian i kategorive te para. Qe te rifilloje ngjitjen nga kategorite e dyta, siç e sugjerove, eshte teper vone per moshen e tij.
      Eshte 29 vjeç po te shtosh nja 2-3 vite pune per tu ngrit ne ndonje klub te mire te kategorive te para i bie t’ja rrije kur te jete 31-32.
      Sot veç ekipet e fundit te tabelave rekrutojne 31-32 vjeçare. Perjashtim bejne lojtare te nivelit te larte tek te cilet Hamdiu nuk futet.

      Per ti ra shkurt, ka preferu dollaret ne vend te karrieres. Kjo ishte zgjedhja e tij qe kur u largu per ne USA.

  4. spartan

    30/01/2013 at 15:04

    –ne kampionate te paperfillshme–si –kina–edhe vlera e lojtarve–bie–marrezisht–…amerika e’– rrezoi– salihin–dhe kina mund ta permbyse edhe me keq-…

  5. ali_usa

    30/01/2013 at 15:14

    OOO Ky veq per pare ish kan, ky asht nje njeri qe e shet talentin e tij per Para. Ndoshta asht turp me than por nje dit i shikoja rastet per gol te Salihit kur Luante me Kombetaren. 100% golin e humbke. Tah kam menduar , a mos vall na u shitke lojrat per para. te investigohet..

    • Tifoz. kuqeblu. Tiran.

      30/01/2013 at 18:42

      ore kush eshte lojtar qe sot nuk bredh per pare eee lojtare te rendesishem po shkojne dhe bredhin anembane globit , dhe ju merreni me Salihin , ai ku do qe ka vajtur gjithmone ka bere gola mos tja heqi kush meritat tij se gabon , cfare na thoni per drogban , anelkan , bekham, henrine, samuel eton , e sefundemi ku ishte wesli shnajder e ku shkoi per para kur e kerkonin me ngulm , 2 Mancesteret, ne holande, ne spanje e gjetke, prandaj cfare mund te beje Hamdiu tashti , dhe cfare leshit te investigohet.

  6. shqiptari i vertete

    30/01/2013 at 16:17

    jam dakort me disa mendime ketu..eshte akoma heret per salihin te vere te ardhurat personale si prioritet..ate mund ta bej kur te jete nja 33 34 vjec..rendesi ka akoma karriera pastaj le t’ja fusi dhe per dubai apo arabi..

  7. allkallemi

    09/02/2013 at 04:04

    o mir ban po cmund me ba salihi kur me ken 35 vjet me punu ne faktori apo mcdonald, sa para ka ba ni tash 3 vjet austri 3*350k = 1M, 1 ne USA 550k, 1 1/2 ne kin 800k — 30 vjet ja ma mir me than e 3 vjet me 500k mestar nvit shumator ~2.8M me jetu per 40 vjet ne 70k ne vit me nivel jetes si sot, jo shume jo?

    me shku n europ liga 1/2 nuk merr me shum se ~300k n vit pas performans n USA

Komentoni

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>