Sporti Shqiptar Online

Partizani fiton trofeun për të rinj, “Loro Boriçi”

KUPA LORO BORICI

 “Të kuqtë” kanë mposhtur në finale Shkëndijën “B” falë gjuajtjeve të 11-metërshave duke merituar kështu edhe kupën për të rinj të organizuar nga Shkolla e Mjeshtërisë Sportive në bashkëpunim me FSHF-në

PARTIZANI – SHKËNDIJA 0-0 

4-2 (11-m)

Shënuesit e 11-metërshave:

Partizani: Agalliu, Plloçi, Hasani, Brahimi

Shkëndija “B”: Laci, Kondakçi

Partizani: Hoxha, Cema, Hafuzi (Ismaili 67’), Agalliu, Cane (Plloçi 80), Brahimi, Zyba, Zhezha (Qilimi 70), Hasani, Vatnikaj (Drita 67’), Spahiu Trajner: G. Tomori

Shkëndija “B”: Gjini, Shkalla, Thaçi, Lleshi, Prendi, Haka, Zuna (Tirana 69’), Laci, Kondakçi, Bakalli (Rramushi 62’), Nuri Trajner: G. Mahmutaj

Gjyqtarë: K. Shkurta, J. Gjata, A. Subashi, D. Matera

Kartonë të verdhë: Brahimi 47’, Ismaili 76’

Partizani ka arritur të bëjë të vetin trofeun “Loro Boriçi”, aktivitet që u zhvilluar për katër ditë rresht në kompleksin sportiv në Kamëz. Të kuqtë kanë mposhtur në finale Shkëndijën “B” të Tiranës. Koha e rregullt ka përfunduar në barazim pa gola. Do të duheshin gjuajtjet nga pika e bardhë për të përcaktuar fituesin e këtij aktiviteti sportiv të organizuar nga Shkolla e Mjeshtërisë Sportive “Loro Boriçi” në bashkëpunim me FSHF-në. Futbollistët e Partizanit janë treguar të saktë në gjuajtjet e 11-metërshave, duke realizuar 4 të tillë, 2 më shumë se kundërshtarët e Shkëndijës “B”. Edhe pse gjatë 90-minutave nuk ka pasur asnjë gol të shënuar, loja ka qenë në nivel të kënaqshëm, me shumë raste nga të dy ekipet. Pjesa e parë e sfidës ka folur më shumë për Partizanin, ku Zhezha dhe Zyba kanë pasur rastet e tyre për të realizuar, por pas sukses. Por edhe Shkëndija “B” nuk mbete pas në pretendimet dhe përpjekjet e saj për të fituar trofeun. Zuna, Laci dhe Nuri shfaqen shpesh në zonën e Partizanin, por gjuajtjet e tyre neutralizohen nga portieri Hoxha, ky i fundit në një ditë mjaft të mirë. Edhe në fraksionin e dytë ka qenë një lojë me ritëm për t’u admiruar dhe grintë të lartë nga të dyja skuadrat. Megjithatë, ata që dallojnë janë portierët, ku edhe Gjini i “të kuqve” bën disa pritje shpëtimtare që mbajnë në lojë Partizanin. Kështu, deri në fund të 90-minutave nuk ka ende një fitues, çka e detyron gjyqtarin kryesor të lejojë ekzekutimin e 11-metërshave. Pas gjuajtjeve të tyre, i ka takuar Partizanit të gëzojë për fitimin e trofeut “Loro Boriçi”, pasi Agalliu, Plloçi, Hasani dhe Brahimi do të tregoheshin të saktë nga pika e bardhë, ndërsa Laci dhe Kondakçi nuk mjaftojnë për Shkëndijën “B”, në mënyrë që këta të fundit të bënin të vetin kupën simbolike të aktivitetit. Në fund të turneut, në një ceremoni të thjeshtë, organizatorët e këtij turneu, Sulejman Mema dhe Genci Tomori kanë përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit dhe drejtori i Shkollës së Mjeshtërisë, i ka dorëzuar kupën kapitenit të ekipit fitues, D. Canes si edhe një certifikatë nderi vendit të dytë, Shkëndijës “B”.

Sulejman Mema, organizatori i këtij turneu: “Përgëzoj Partizanin si ekipin fitues të turneut, por edhe të gjitha skuadrat e paraqitura që kanë dhuruar ndeshje mjaft të bukura. Shumë prej lojtarëve pjesëmarrës kanë shfaqur talentet e tyre dhe mendoj se shumë shpejt mund të bëhen pjesë e ekipeve superiore te të rriturit. Loja e futbollit është mjaft tërheqëse dhe më popullore nga të gjitha sportet e tjera në vendin tonë, sepse ka më shumë dinamizëm, spektakël, fantazi dhe emocione. Në të gjitha këto karakteristika të vyera, s’ka se si të mos vlerësojmë mundin dhe rolin vendimtar të futbollistëve, por edhe rolin e kontributin e pazëvendësueshëm të trajnerëve. Falënderoj të gjithë pjesëmarrësit, FSHF-në, si dhe të gjithë gjyqtarët, të cilët i janë përkushtuar me seriozitet këtij turneu.”

Një koment

  1. Tonuzi

    29/01/2013 at 00:11

    Rinia futbollistike = baza e futbollit ! Per gjithe “efektivat” e KS PARTIZANI – Rinija eshte e perjeteshme…Edhe me i vjetri ish- sportist, apo ish-puntore , apo ish-trajnere, apo ish-kuader se bashku me “kornizen e pakrahasueshme” te sportdashesit (keta nuk jane “ish-”) ndiejne freksi dhe sjellin freski…e siguri. Suksese djema per fitimin e Kupes “Loro Borici” , Ai qe e beri “KS Partizani” nje partizan futbolli dhe futbolli e beri professor Boricin – NDERI I KOMBIT !

Komentoni

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>