Zyrtare: Edgar Çani te Katania


cani te katania

Edgar Çani do të jetë futbollisti më i ri i Katanias në Seria A. Sulmuesi shqiptar,ka firmosur  një kontrat 3 vjeçare me ekipin kuqeblu deri më 2016-tën.

Gjigandi i sulmit kuqezi ka ndërprerë kontratën në mënyrë të njëanshme me Polonia Varshava. Te ekipi polak ai ka zhvilluar 31 ndeshje duke shënuar 11 herë.

Për kompletimin e transferimit është e nevojshme një periudh prej 20-30 ditësh, të nevojshme për tu lënë i lirë edhe nga FIFA.

Çani do të nis një aventurë të re pas ekpseriencës me disa ekipe të tjera në Itali. Peskara, Palermo, Askoli, Padova, Piaçenca dhe Modena janë ekipet ku futbollisti 23-vjeçar ka luajtur më parë. Ai u prezantua sot përpara medieve italiane. / R . L /

Çani: I lumtur për kalimin tek Katania

Sapo shkeli në tokën siçiliane, bomberi kuqezi Edgar Çani foli për eksperiencën e tij të re me skuadrën e Catanias.

“Jam vërtet shumë i kënaqur që u bashkova me Catanian. Më mjaftuan vetëm dy fjalë me drejtorin për të zgjedhur këtë destinacion sepse projekti i shoqërisë më duket interesant. Dua të jap një kontribut të madh për këtë skuadër. Në fushë luaj si qëndërsulmues por mund të aktivizohem në çdo rol dhe për këtë do të vendosë trajneri”

Në vijim të intervistës, shtatlarti komentoi edhe mbështetjen e trajnerit të kombëtares De Biasi, i cili e etiketoi si një sulmues të pamëshirshëm përpara portës.

“Më bëhet qejfi që kam vlerësimin e trajnerit të kombëtares. Shumë shpejt do t’u tregoj edhe tifozëve se çfarë jam në gjendje të bëj. Më pëlqen të lëviz në të gjithë zonën ofensive por nuk jam një qëndërsulmues i palëvizshëm”.

Një tjetër temë e prekur nga Çani është edhe largimi nga Italia 2 vite më parë.

“U transferova për disa arsye, por tani jam gati për aventurën e re. Shikoj një skuadër të uritur dhe të gatshme për të bërë shumë sakrifica. Trajnerët me të cilët jam përshtatur më mirë në karrierën time janë Colomba dhe De Biasi, të cilët kanë ndikuar shumë në formimin e karakterit tim si lojtar”.

Mediat italiane janë të interesuara edhe për integrimin e Çanit në kombëtaren shqiptare përkrah një tjetër sulmuesi që aktivizohet në Serie A. Bëhet fjalë për Erjon Bogdanin.

“Luajmë bashkë në kombëtare dhe besoj se jam më i lëvizshëm se ai. Gjithsesi një nga aspektet që duhet të përmirësoj këtu në Catania është mbrojtja e topit për të ndihmuar skuadrën të ngjitet në sulm”.

Në fund të intervistës, sulmuesi zbulon edhe idhullin e tij.

“Sigurisht që është Ibrahimovic. Ai më frymëzon më shumë. Mendoj se është sulmuesi më i kompletuar në qarkullim. Bergessio? Bëhet fjalë për një lojtar të madh që sakrifikon për skuadrën. Dua të mësoj shumë nga ai”.

19 Komente

  1. ADA-PARTIZANI 5-0 says:

    URIME PER ME TEJ CANI, MUND TE JESH NJE NGA LOJTARET QE MUND TE BESH KARRIERE TE MIRE TEK KOMBETARJA, JA BERE POLAKEVE 8 ME 2

  2. ali_usa says:

    Shum urime per Edgarin, kjo asht nje zgjedhje FANTASTIKE e tij. I urojm shum shum suksese edhe me te vertet ky asht ne nje rang te njejt me sulmuesit tjer si Luka Toni, Miro Klose, Eri Bogdani, pra asht shum shum sulmues i fuqishem dhe kualitativ. Shpresoj qe shum shpejt ne Serie A do i shohim edhe Sadikun, Roshin dhe Etrit Berisha. Suksese gjithve suksese Kombetares Shqipetare.

  3. shqiptar@ says:

    suksese edgarit,sa me shume gola

  4. ILIRIDA says:

    shum urime dhe shum fat per bomerin e kombetares ishalla nje karier te shkelqyeshme dhe te shkelqej si ne aspektin personal po ashtu edhe me kombetaren kuq e zi .

  5. xhovani says:

    BRAVO TANI DUHET TE SHPERTHESH DHE SUKESES JA ARRITE QEllIMIT……………….

  6. Urime mar Edgar, je njesh ta marrsha, ec perpara e mos u ndal, sa me shume loje dhe aq me shume gola!!!! GOOD LUCK!

  7. URIME , MUND TE NGJITESH NE MAJE !

  8. Erion says:

    Lajm shume i mire per futbollin shqiptar. Te catania mund te permiresohet me shume si lojtar pasi forca nuk i mungon.

  9. neshet says:

    je imbrekullueshm suksese pac nje karier te shklqyer te katania

  10. Ardi says:

    Te lumte djalo! Suksese ne Itali. Une mendova se Polaket te prishen pune por ti ua ke punuar.

  11. edinxheko says:

    ky eshte nje lajm fantastik!
    Hallall Edgaro!
    Dhe shiko me mend ne koke te Catania dhe fito njehere konkurrencen ne ekip dhe mos u be grindavec!
    Pyet Erjon Bogdanin se te meson ai si te luash ne Itali se ti ke eksperience vetem me Serine B dhe C atje!
    Urime dhe suksese bomberit kuqezi me te mirit per momentin!

  12. Besiani says:

    Te lumt Cani. Do te ishte mekat nese Cani do te luante ne nje ekip apo kapionat te nivelit te ulet. Ne Seria duhet tregoj veten sesa vlen, Suksese Caniiiiiiiiii.

  13. venetik laze says:

    urime, te je e ardhmja e kombetares shqipetare

  14. Nimo says:

    Gjiganti dhe bomberi ca ka ba ky ma qe I fryni me prase ne by….e

  15. Tani says:

    Bravo! Transferim në një ekip i renditur në 10-shen e parë, ne një kampionat të mirë dhe që e njef.
    Ul kokën, puno shumë dhe të uroj suksese.

    Articulli i plotë: http://www.ilcalciocatania.it/article.php?id=27994

  16. landi says:

    te kam pare qe ne seria b te modena dhe piacenca te pashe vjet ne poloni je nje bomber fantastik. nje lojtar shume i forte qe terheq mbrojtesa dhe krijon hapesira per shoket dhe ke nje nuhatje perfekte per gol. te uroj shume suksese dhe jam i bindur qe do e arrish.

  17. urime cani je fantastik , te kam pa ke polonia gjithmone dhe je tregu i zoti pavarsisht se ato nuk te futnin apo furnizonin kam deshire te shof ke katania

  18. bobi says:

    urime cani,ke rastin te shperthesh dhe te tregosh se cfare je ne gjendje te besh.

  19. kokorja says:

    Lajmi me i mire i muajit Janar.

    Urimet me te mira Edgar!

Komento