Vangjel Mile bashkohet me të atin te Shkumbini


Nga Taulant Ballhysa

Skuadra e Shkumbinit ka zyrtarizuar edhe përforcimin e parë në merkato dimërore. Lojtari i parë që ka firmosur për bardhekaltërit është sulmuesi beratas, Vangjel Mile, i cili ka lënë Tomorin dhe ka pranuar ofertën e drejtuesve peqinas.

Ai është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit dhe babait të tij, Kristaq Miles, duke zhvilluar edhe seancën e pare stërvitore me skuadrën e re. Ai ndihet mjaft i lumtur që do të jetë pjesë e skuadrës peqinase për pjesën e mbetur të sezonit, aq më tepër që do të jetë bashkë me të atin.

Ardhja e Miles është vetëm goditja e parë për Shkumbinin, pasi  drejtuesit e klubit peqinas kanë arritur marrëveshjen edhe me senegalezin Diop, i cili pritet të vijë në Peqin këto ditë. Këto lëvizje që po bëhen së fundi i kanë ngrohur disi tifozët bardhekaltër, të cilët kanë filluar të shpresojnë se skuadra e tyre e zemrës do të arrijë të mbijetojë në Superligë edhe këtë sezon.

Komento