Sporti Shqiptar Online

Lushnja, Dabulla kryen stërvitje të diferencuar

lushnja

Mbrojtësi me eksperiencë nuk ka nisur ende stërvitjen me skuadrën, por është fokusuar te seancat atketike veçmas grupit  

Nga Julian Kasapi

Lushnjarët nuk kanë arritur të kenë një kundërshtar, më të cilin të kryenin një ndeshje miqësore për fundjavën. Kështu, skuadra lushnjare është relaksuar ditën e djeshme. Sot do të rinisin seancat stërvitore të verdhejeshilëve, ndërkohë që në sfond mund të shfaqet mundësia e grumbullimit të skuadrës për një javë në një destinacion ende të papërcaktuar nga stafi teknik dhe donatorët. Kjo javë kulmoi për vedhejeshilët me takimin miqësor kundër Apolonisë në Fier, ku pavarësisht rezultatit fitues të fierakëve 1-0, verdhejeshilët e kanë bërë më së miri punën e tyre. Skuadra lushnjare në pjesën e parë të ndeshjes u përball si e barabartë me rivalët myzeqarë që luajnë në një kategori më lart. Në atë takim, nuk  u aktivizuan blerjet e reja të skuadrës verdhejeshile, siç janë Dabulla dhe Gjyla. Ardhjet e fundit në kampin lushnjar kanë qenë studiuar mirë nga ana e donatorëve dhe presidencës, kjo pas kërkesës së stafit teknik për përfocime në skuadër të fazës së dytë, ku lushnjarëve u duhet të ruajnë atë që kanë arritur në fazën e parë. Ruajtja e kreut të kualifikimit kërkon shumë punë edhe pse diferenca e shtatë pikëve nga vendi i dytë është e madhe. Duhet theksuar se rivali më i fortë për të zënë një nga vendet që të dërgojnë në Superligë, Partizani, ndodhet nëntë pikë larg vendit të parë. Pikërisht, skuadra kryeqytetase ka bërë përforcime të shumta në këtë fillim sezoni, duke u etiketuar si skudër me shumë potencial për të kaluar në një kategori më lart. Nga ana tjetër edhe Lushnja nuk ka mbetur mbrapa, pasi edhe ajo ka kryer afrime cilësore si, Rezart Dabulla dhe Viktor Gjyla, të cilët janë stërvitur javën që shkoi të ndarë nga skuadra. Dabulla ka kryer stërvitje etletike veçmas grupit, ndërsa Gjyla i është bashkuar grupit dhe vijon përgatitjet me planin e stafit teknik në këtë minifazë të dimrit. Të dy blerjet priten të jenë një pjesë e rëndësishme e skuadrës për arritjen e objektivave sezonale.

Komentoni

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>