Gjoka vlerëson sulmuesin Onils Idrizaj


IdrizajKanë ardhur Lazarevski dhe Liçaj, kërkohej edhe një sulmues. Kjo ishte strategjia e Flamurtarit në merkaton e janarit, që tashmë ka ndryshuar. Nuk ka më afrime, pasi blerja e Lazarevskit dhe rikthimi i Liçajt e ka mbyllur merkaton e dimrit. Ishte deklaruar shpesh se do të merrej edhe një tjetër lojtar për sulmin, por kjo pistë ka rënë poshtë pas fazës përgatitore në Antalia.

Trajneri Gjoka beson te Soza, por vlerëson edhe vlonjatin Onils Idrizaj, për të cilin ka thënë se po arrin formën e tij më të mirë dhe mund të jetë një alternativë e mirë. Idrizaj kaloi një dëmtim të gjatë dhe pas operacionit është kthyer plot besim.

Komento