Lorik Cana si qendërmbrojtës, “blerja” më e mirë e Lacios


canaPërgatiti: ANDI TANKU

 Corriere Della Sera” shkruan se pozicionimi i kapitenit kuqezi si qendërmbrojtës është “transferimi” i duhur i bardhekaltërve

Paraqitjet e fundit me fanellën e Lacios e kanë kthyer Lorik Canën sërish në qendër të vëmendjes së shtypit italian. Ndaj Atalantës, hedhja e tij në fushë nga ana trajnerit Petkoviç i dha një shtysë më shumë ekipit në fitoren 2-0. Përveç kësaj, vetë kapiteni i Kombëtares sonë pati një mundësi të mirë për të shënuar, por topi i goditur prej tij u largua në vijën fatale nga ana e një kundërshtari.

Megjithatë, “instalimi” i tij në qendër të mbrojtjes, duket se është lëvizja e duhur dhe që jep rezultat në kampin lacial. Më në fund, Cana ka arritur të shprehë potencialin e tij, por gjithashtu u kuptua nga trajneri Petkoviç edhe roli i tij ideal te skuadra bardhekaltër.

Pas transferimit te Lacio në shkëmbim të portierit Muslera, i cili kaloi te Gallatasaraj, ai është parë gjithnjë si një “klon” i Ledezmës dhe kapiteni i kuqezinjve ishte gjithnjë në balotazh me mesfushorin argjentinas. Por, në takimet e fundit, Cana ka treguar se trajneri ish-tekniku Reja ka bërë gabim duke lënë në stol një prej lojtarëve më të paguar te Lacio.

Ardhja e Petkoviç Trajneri i ri e ka kuptuar se ku duhet ta aktivizojë 29-vjeçarin nga Prishtina. Intuita e këtij të fundit mund të vlejë shumë, pasi Loriku mund të jetë një pikë e fortë për të përforcuar repartin e prapavijës. Përveç kësaj, një fakt tjetër sipas gazetës italiane “Corriere Della Sera”, që Cana duhet të aktivizohet më shumë te Lacio është edhe justifikimi i rrogës që lojtari përfiton nga klubi.

1.7 milion euro në vit paguhet kapiteni i përfaqësueses sonë, kjo sipas një kontrate të nënshkruar më 3 qershor 2011, mes tij dhe drejtuesve të klubit nga kryeqyteti Italian. Sipas medias së shkruar italiane, roli i Lorikut te Lacio nuk duhet krahasuar me atë të Ledezmës dhe se nuk duhet parë si një tip i tillë lojtari në fushën e lojës. Cilësitë e 29-vjeçarit janë të ngjashme me ato të Dias, i cili luan në qendër të mbrojtjes.

Teknikë e duhur për mbrojtës Ndoshta shpejtësia nuk është arma më e fortë e Canës, por si kompensim të këtij fakti ai zotëron prezencë fizike, i fortë në duelet ajrore dhe mosha e tij (29 vjeç) është një tjetër komponent perfekt që lojtari shqiptar të aktivizohet si qendërmbrojtës te Lacio.

Kjo e fundit një plus për të, pasi thyen konkurrencën ndaj Dias, i cili i ka kaluar të 34-at, por edhe të Biavës që është në limitet e 35-ës. Ky është një ndryshim që ndihet shumë, pasi Cana, sipas gazetës “Corriere Della Sera” i jep më shumë freski repartit të prapavijës. Këto duket se janë edhe arsyet se pse trajneri Petkoviç i ka besuar Canës në ndeshjet e fundit, pasi karakteristikat e tij mund t’i japin një dorë Lacios për të arritur objektivat e veta.

Pjesa e dytë kundër Atalantës Ishte fraksioni më pozitiv për bardhekaltërit, që solli edhe fitoren dhe tri pikët për të besuarit e trajnerit Petkoviç. Ky i fundit bën lëvizjen e tij që në dhomat e zhveshjes, ku pas fillimit të 45-minutave të dyta të sfidës hedh në lojë Canën, të cilin e inkuadron në qendër të mbrojtjes, së bashku me Ciani dhe Biavën.

Një lëvizje kjo që ndezi edhe “motorët” e ekipit, pasi në fushë kishte tashmë më shumë muskuj. Ky ishte edhe “çelësi” taktik i ndeshjes. Cana pati një mundësi të mirë për të shënuar dhe kjo do të ndodhte, nëse Denis i Atalantës nuk do ta kishte hequr topin në vijën fatale.

Ja pozicioni ideal i Lorik Canës Kështu, gazeta italiane këmbëngul në rolin e kapitenit të kuqezinjve, që sipas tyre është ai i qendërmbrojtësit, ashtu siç luan në Kombëtaren tonë. Si një lojtar në repartin e prapavijës, Loriku është cilësuar nga “Corriere Della Sera” edhe si “blerja” më e mirë e Lacios në këtë merkato janari.

Tashmë mbetet për t’u parë se cili do të jetë pozicioni i 29-vjeçarit në ndeshjen e radhës në Serinë A, ku ndoshta do të jetë edhe titullar te Lacio, ndërsa Petkoviç mund të projektojë një mbrojtje me tre lojtarë, e njëjtë me atë të pjesës së dytë kundër Atalantës. Ndoshta një pozicionim i tij në këtë rol dhe aktivizimi i Lorikut për më shumë minuta do të sillte edhe qëndrimin e tij te Lacio edhe për sezonin e ardhshëm.

 

16 Komente

  1. Tani says:

    Nuk eshte lojtare per serine A dhe pike,eshte e kot qe i beni reklame.

  2. andrea says:

    Edhe ti komentues me emer Tani nuk je person i duhur per te komentuar Canen.

  3. Sepp says:

    Problemi eshte se, Lorik Cana edhe pse komentohet se sikur gjoja traineri i ka gjetur postin e “duhur” ne mbrojtje ai perseri e them me keqardhje, do te mbetet edhe per pjesen e mbetur te kampionatit ne STOL.
    Po te jete djale i zgjuar Cana, ka edhe 13 dite kohe per tu larguar nga Italia, ndryshe ketu do te jemi perseri per te komentuar qendrimin ne STOL ne kampionat e ndonje pjese loje te luajtur ne europa league.
    Kete e ka “dhurate” nga Tarja !

  4. Realisti says:

    Pajtohem me Tanin. Loriku eshte nje lojtar totalisht i deshtuar

  5. edinxheko says:

    Loriku duhet te rikthehet te Parisi ose te Marseille por mund edhe te luaj shume mire te Shalke 04 apo Bajerni i Muenichut ku eshte edhe Riberi!Ne Itali luhet futboll shume i planifikuar dhe taktik ku funksjonon skema dhe lojtari nuk ka shume mundesi te riparoj gabimet ose me sakte gabimi te penalizon! Nuk mund te rrish ne nje klub vetem sepse jeton ne ROME dhe ka shume antikitet por duhet pare qellimi pse ke shkuar.Nese Loriku shkoi atje per te luajtur dhe nuk aktivizohet apo nuk ndihet i sigurte dhe perseri them i sigurte si ne Marseille ku bente cte donte dhe pse merrte me pak vleresohej dhe i degjohej fjala por mbi te gjitha nuk diskutohej te ishte titullar madje kapiten!Pra mendimi im eshte jo se nuk ben Loriku per Lazion por nuk ndihet i vleresuar per arsye qe ai i di me mire.Te shkoj urgjentisht ne France se nuk jane pepinot e italise me te mire se Franca! Nuk krahasohet Marseille me Lazion per nga titujt dhe rezultatet!

  6. Kukesi-NY says:

    @ Tani…ne Seria A asht nji konkurim i hatashem. Cana nuk pati fat, por atije nuk i mungon talenti apo aftesia per ne Serie A.

  7. taulant says:

    Shyqyr qe i ra mendja ketij sllavit te aktivizoje gjigandin kuqezi kete duhet ta kishte bete me kohe mbase dhe tare duhet te beje me shume per te ndihmuar lorikun tone qe e kemi flamurin shqiptar ne bote

  8. p..Laç,,,,, says:

    Se eshte blerja me e mire kte e thua ti Pore diqka e mire eshte pore jo perfekte ne loje Nuke eshte i futur ne formacionin baze dhe mendoje se duhet te kishte dhene me shume pore kjo qe thuhet eshte e tepert pere nje lojtare si Canaj lojtare profesjonist eshte po jo me i miri i Lacios ne blerje Mesa e dime me shume ne stol sesa ne loje dhe ti leme dhe te mose mirremi me levdata boshe Cana luan dhe jepe po aqe jane mundesit blerja me i mire pere Lacios e leme me mir,,,,,,,

  9. p..Laç,,,,, says:

    Se eshte blerja me e mire kte e thua ti Pore diqka e mire eshte pore jo perfekte ne loje Nuke eshte i futur ne formacionin baze dhe mendoje se duhet te kishte dhene me shume pore kjo qe thuhet eshte e tepert pere nje lojtare si Canaj lojtare profesjonist eshte po jo me i miri i Lacios ne blerje Mesa e dime me shume ne stol sesa ne loje dhe ti leme dhe te mose mirremi me levdata boshe Cana luan dhe jepe po aqe jane mundesit blerja me i mire pere Lacios e leme me mir,,,,,,,

  10. OLSI nga VLORA says:

    loriku loz ne cdo kampionat , se eshte gladiator dhe nuk e njef friken ,te lozi ne cdo kampionat te botes . lorik cana eshte futbollist i vetem , qe kur loz jep shpirtin , dhe zemren , u bete ju eksperta futbolli ikni hani ndonje petull ,e mos na cani k…. . se cana eshte i vetmi lojtar shqiptar qe ka emer ne evrope .

  11. Titi says:

    Loriku beri dy gabime,e para qe shkoj ne Turqi dhe pastaj ne Itali duke qene shume i vleresuar ne Angli atje ku luhet futboll e jo ne Itali futboll k…ash mafi e tera

  12. OLSI nga VLORA says:

    po ku ka nje lojtar me te fuqishem , se cana o kukesi , vetem per fuqi qe nuk ia merr njeri , jo se eshte shqiptar e nuk po i bej levdata ,por eshte e vertete , ai nga anglia iku se i ofruan me shime o kukesi . te kishim ne kombetare 3 a 4 lojtare si loriku , pa do flisnim pastaj . cana eshte gladiator e loz kudo dhe pike

Komento